• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës

16:31 : 15/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Për rreth një javë, Elbasani ishte nën “pushtetin” e tymit toksik për shkak të zjarrit tek landfilli i inceneratorit të Elbasanit, ku u dogjën mbetje të ndryshme urbane dhe industriale.

Pasojat e kësaj katastrofe mjedisore do të ndihen pas disa vitesh, por ndërkohë në kohë reale shkaktoi pasoja për pacientët e sëmurë me astma bronkiale dhe Fatmira Serjani është një prej tyre.

Gjatë kohës që Elbasani u mbulua nga retë e zeza të tymit toksit, gjendja e 63-vjeçares u përkeqësua dhe i duhej të përdorte pompën e astmës më shpesh se kurrë.

“Kam 15 vite që vuaj nga astma bronkiale dhe ato ditë kur ishte djegia urbane në Metalurgji, mua m’u mor fryma. Isha e detyruar ta bëja pompën 5-6 herë në ditë. Dhe përkeqësohesha” – thotë ajo për mediat.

Nisur nga ky fakt, së bashku me djalin e saj, Gentian Serjani, të dy banorë të Elbasanit, ata kanë depozituar në gjykatë një padi civile ndaj kompanisë “Eco-Elb” të Leli Kajës dhe Bashkisë së Elbasanit të drejtuar nga Gledian Llatja, si përgjegjës të kësaj katastrofe mjedisore.

Lexo edhe:

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

Dhunuan dhe kanosën babë e bir, arrestohen dy persona që jepnin fajde në Elbasan

Gentian Sejrani thotë se nuk mund të lejohet që ndotja e ajrit të kalojë në heshtje dhe se institucionet përgjegjëse duhet të japin llogari.

“Padi civile sa i përket konstatimit të cënimit me faj të ndotjes së mjedisit nga kompania “Eco-Elb” dhe nga Bashkia Elbasan, dhe detyrimin e tyre në formë solidare për të shpërblyer dëmin shëndetësor, moral dhe mjedisor që i ka sjellë kësaj zonje dhe qytetit të Elbasanit, si dhe detyrimin e Bashkisë Elbasan për të marrë masat parandaluese për mospërsëritjen e një ngjarje të tillë. Kjo është padi e parë për nga lloji se si ngrihet, të shohim si do shprehet gjykata”.

Nuk është hera e parë që si landfilli i inceneratorit, ashtu edhe mbetjet e skrapit përfshihen nga flakët duke shkaktuar ndotje të shumta, por që hetimet dhe ndëshkimet ligjore në asnjë rast nuk ka qenë në proporcion me dëmet e shkaktuara.

Landfilli dhe inceneratori jo-funksional i Elbasanit, gjenden rreth 2 kilometra në të djathtë të aksit rrugor që lidh Bradasheshin me Unazën e qytetit. Ato menaxhohen nga kompania publike “Eco-Elb”, në pronësi të 7 bashkive përbërëse të qarkut Elbasan, dhe administrohet nga Leli Kaja.

Aktualisht, “Eco-Elb” e Leli Kajës është nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit, një hetim që mori pikënisje pikërisht nga një zjarr vënie e qëllimshme. Hetimi fillimisht nisi në vitin 2023 për “Shkatërim i pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”, por tashmë rezulton të jetë shtrirë thellë në aktivitetin ekonomik të kësaj kompanie dhe në 7 bashkitë që janë pronare.

Kompania  “Eco-Elb”, e krijuar nga të gjitha bashkitë e qarkut për të menaxhuar dhe inceneruar mbetjet urbane, “Eco-Elb”, mori në dorëzim në fund të vitit 2021 landfillin dhe inceneratorin e Elbasanit, pas skandalin financiar, ku u përfshinë zyrtarë të niveleve të ndryshme dhe pronarët në letra dhe ata faktikë të kompanisë koncesionare “Albtek Energy”, e kontraktuar nga qeveria e Edi Ramës për ndërtimin e kësaj vepre publike.

Por, sipas një hetimi të Prokurorisë së Elbasanit, besohet se edhe kompania  “Eco-Elb” është kthyer në një gropë financiare, ku janë shpenzuar 9 milionë euro fonde publike, pa kryer asnjë shërbim real në teren.

Qytetarët kanë paguar taksa për pastrimin e mbetjeve, ndërsa mbetjet janë lënë të përhapura në natyrë dhe paratë e taksapaguesve, kanë përfunduar në xhepat e një rrjeti të ngushtë individësh të lidhur me pushtetin lokal.

“ECO-ELB” kishte si mision përpunimin dhe incenerimin e mbetjeve, një shërbim jetik për komunitetin dhe mjedisin në qarkun e Elbasanit. Por hetimet kanë zbuluar se pavarësisht pagesave të vazhdueshme dhe deklarimeve financiare optimiste, shërbimi nuk është kryer realisht në teren.

Në vend të impianteve funksionale, ekziston vetëm një mekanizëm fiktiv për të gjeneruar fatura dhe për të zhdukur fondet publike.

Sipas hetimeve kompania merret vetëm me administrimin dhe grumbullimin e mbetjeve në ambientet e hapura të inceneratorit, por nuk jep shërbimin e djegies së mbeturinave, pasi inceneratori i Elbasanit, nuk punon.

Etiketa: ECO ElbelbasanFatmira SerjaniGentjan SerjanigjykateinceneratoriLeli kajambetjetpadipadi civilezjarri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025
AKTUALITET

Dhunuan dhe kanosën babë e bir, arrestohen dy persona që jepnin fajde në Elbasan

11:47 : 14/11/2025
AKTUALITET

Shpërthejnë tubacionet e ujit të pijshëm në Elbasan, përmbyten rrugët e lagjes

08:46 : 14/11/2025
AKTUALITET

Shisnin kokainë në Himarë, arrestohen në flagrancë dy persona nga Elbasani

09:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Ushtronin prostitucion në Elbasan, arrestohet tutorja dhe dy shtetase të huaja

10:31 : 12/11/2025
AKTUALITET

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025
Para

Manchester City arrin akordin me "Puma", do të përfitojë 1 miliardë euro në 10 vite

TË GJITHA

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com