• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

22:56 : 15/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia dhe prokuroria e Dibrës, pasi ka dyshime të forta se janë implikuar në mbytjen me litar dhe më pas hedhjen në liqenin e Shkopetit, të trupit të pajetë të 23-vjeçarit Renis Dobra.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar mes 4 personave që janë shpallur në kërkim janë 3 vëllezër nga Tropoja, konkretisht: Aleksandër Bushgjokaj, Fation Bushgjokaj dhe Kristë Bushgjokaj.

Ndërsa personi i katër është Petrit Çakrri alias Hoxha, një personazh ky i njohur për policinë dhe gazetarët e kronikës së zezë, pasi ka qënë dëshmitar në procesin gjyqësor për vrasjen e ish-deputetit të PD, Azem Hajdari.

Gjatë mesnatës së sotme dy skuadra operacionale kanë kryer kontrolle në Tiranë, Kukës dhe Tropojë me shpresën e lokalizimit dhe arrestimin e 4 personave,për të cilët prokuroria e Dibrës ka nxjerë urdhër-ndalimet, pasi dyshohet se janë implikuar drejtpërdrejt në rrëmbimin dhe vrasjen e të riut Renis Dobra në Mat.

Shkak i vrasjes mësohet të jetë bërë tregtia e kokainës në Gjermani, shtet në të cilin viktima Renis Dobra ishte arrestuar dhe dënuar nga drejtësia e këtij vendi.

Lexo edhe:

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

Informacionet e mbledhura nga policia e Dibrës, flasin se Renis Dobra pak vite më parë kishte shërbyer si tregtar droge në Gjermani, për llogari të grupit kriminal që drejtohej nga 3 vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja.

Disa herë i riu nuk ka dorëzuar sasinë e eurove të fituara nga shitja e kokainës, duke argumentuar para vëllezërve Bushgjokaj, se drogën e kishte hedhur në rrugë, ujë apo liqen, për arsye se po e ndiqte policia.

Por për mosdorëzimin e eurove, vëllezërit Bushgjokaj kanë dyshuar se Renis Dobra, i ka mashtruar dhe vjedhur shumat financiare. Ndaj në shenjë hakmarje ata kanë vendosur ta vrasin.

Në këtë krim të rëndë, vëllezërit Bushgjokaj kanë përdorur dhe mikun e tyre Petrit Çakrrin nga Tropoja, i cili ka marë dy makina me qira, një “Range-Rover” dhe një “Honday Santa”, të cilat janë përdorur në këtë krim.

Aktualisht të dyja makinat janë sekuestruar nga policia dhe po ekzaminohen nga policia shkencore. Ndërsa në kërkim janë shpallur 4 personat.

Nga kontrollet e deri tanishme asnjëri prej tyre nuk është arrestuar. Petrit Çakri ka dalë nga teritori i Shqipërisë përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës duke hyrë në Kosovë dhe më pas ka hyrë sërisht në Shqipëri, duke u futur në zonën e Tropojës.

Një grup operacionale është dërguar në këtë qytet me shpresën e lokalizimit dhe arrestimit të Petrit Çakrin, por deri në këto moment nuk ka pasur rezultat.

Ndërsa një grup tjetër i operacionales është përqëndruar në Tiranë për të vëzhguar, lokalizuar dhe arrestuar 3 vëllezërit Bushgjokaj.

Deri më tani asnjëri prej tyre nuk është arrestuar nga ana e Policisë së Shtetit.

Thirrja e fundit telefonike që është realizuar në drejtim të numrit të Dobras, është kryer nga telefoni i babait të viktimës. Rufat Dobra, i cili e ka telefonuar djalin e tij Renis, sapo ishte vënë në dijeni nga i afërmi i tyre, se 23-vjeçarin e kishte marrë disa persona të cilët ishin prezantuar si policë.

Babai i shqetësuar ka telefonuar drejt numrit që kishte në përdorim i biri, por askush nuk është përgjigjur. Plot 10 minuta nga kjo thirrje e fundit, telefoni i Renis Dobras është mbyllur nga autorët e krimit dhe ende nuk është gjetur.

Mbyllja e aparatit telefonik është verifikuar përmes qelizave të analizimit të antenave, ku ka rezultuar se valët e fundit që janë përcjellë nga ky telefon, kanë qënë nga transmetuesi i Antenës së Burrelit.

Rreth këtij episodi është marë në pyetje babai i viktimës, shtetasi Rufat Dobra, i cili ka treguar në polici se kishte bërë përpjekje për tu lidhur me të birin por nuk ka mundur, pasi dhe telefoni i tij u mbyll, 10 minuta pas telefonatës së parë.

Babai kishte shkuar në komisariatin e Matit për të mësuar rreth shoqërimit të tij nga “Policia”, por në këtë komisariat është informuar se nuk ishte shoqëruar asnjë person me emrin Renis Dobra.

Nisur nga kjo situatë Rufik Dobra ka bërë denoncim për zhdukjen e të birit, ku pas kërkimeve të kryera ka trupi i pajetë i 23-vjeçarit është gjendur mëngjesin e ditës së nesërme në një humnerë, 10 metra larg vijës së ujit të liqenit të Shkopetit.

Personat që kanë rrëmbyer dhe më pas vrarë 23-vjeçarin, kanë përdorur dy automjete një “Range Rover” të zi dhe një “Honday Santa” ngjyrë të bardhë. Silueta e dy makinave është kapur nga disa kamera në hyrje të qytetit të Burrelit deri në zonën e Milotit./ Ora News

Etiketa: Aleksander BushgjokajFation BushgjokajGjermanikerkimkokaineKriste BushgjokajMatPetrit ÇakriRenis Dobrashkopetvrasja

Lajme të lidhura

BOTA

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025
BOTA

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

09:21 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Trafik kokaine në Zvicër, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

14:22 : 28/10/2025
Para

Lamtumirë Champions! Egnatia tregon limitet e futbollit shqiptar, turpërohet 5-0 në Islandë

TË GJITHA

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025

Meritoni refuzoi të fliste për Ilnisën, Agolli: Historia ka përfunduar, nuk ka nevojë për koment

17:26 : 29/10/2025

Zhduket e miutura në Korçë, e motra: Nuk ka ardhur në shtëpi prej një jave

17:25 : 29/10/2025

Siria njeh Kosovën, Osmani: Një hap historik për sovranitetin e vendit

17:10 : 29/10/2025

Lider i inteligjencës artificiale, Nvidia kalon vlerën e 5 trilion dollarëve në treg

17:04 : 29/10/2025

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

16:48 : 29/10/2025

Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë pas balonave me cigare kontrabandë

16:38 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com