Nga Klodian Tomorri
Dje Kapitali publikoi një investigim për rimbursimet fiktive me titull “Koçiut i plas bomba në tregun e ilaçeve/ Chiesi zbulon skemë gjigande të rimbursimeve fiktive në Shqipëri nga CFO Pharma dhe Bioplus.”
Ne mbrëmje reagoi pronari i kompanisë CFO Pharma me një postim ne facebook. E pashë reagimin, e mirëkuptova dhe madje edhe e publikova.
Dhe nuk reagova edhe pse në postim kishte disa fjali, që meritonin përgjigje, siç ishin ato qe shkrimi ishte sponsorizuar nga një konkurrent apo aludime të tjera. Nuk reagova për dy arsye.
Se pari, zoti Causholli është në të drejtën e tij legjitime të mbrohet dhe të japë versionin e tij.
Se dyti, Kapitali nuk e ka luftën me kompani private dhe biznesmenë, por e ka me qeverinë. Objekti i investigimit dje ishte qeveria, jo CFO Pharma apo Bioplus, sepse këto janë skema korrupsioni qe bëhen nga qeveria ose agjencitë e saj.
Por sot një mik me nisi foton me poshtë. Ketë zonjën që me quan mua sharlatan dhe me kërcënon me gjyq unë nuk e njoh, por më thane që është kryetarja e Partisë Demokratike ne njësinë 9. Paralelisht qenka avokate e zotit Causholli.
Tani unë nuk kam asnjë problem me këdo që punon si avokat. Dhe nuk e kam problem fare që zonja të bëjë punën e saj dhe të më thërrasë në gjyq. Por kam problem, Nafijet e zellshme, që marrin guximin dhe më quajnë sharlatan.
Domethënë, kryetarja e opozitës në njësinë 9 mëquan mua sharlatan dhe më kërcënon me gjyq sepse denoncova një skeme korrupsioni të qeverisë, që vjedh edhe sëmundjen.
Kohe çudirash janë këto. Ne investigojme qeverinë dhe na shantazhon opozita pse denoncojmë vjedhjet e qeverisë. Hajde gjeje ça emri t’i vesh kësaj pune?
Ka dhe me. Gazeta e PD-se doli e para me shkrim te madh sot si kundërpërgjigje për investigimin. Por nuk po merrem me RD-nëse ata mund të kenë arsyet e tyre.
Nuk dua te merrem as me këtë zonjën sepse besoj që një gazetar, që godet opozitën hyn ne gjynah.
Ndaj, Doktor!
Që të mos hyj dhe unë gjynah, lidhi këto Zegjinete e tua se boll kemi Zegjinete e Ramës.