• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli ndalon palestinezët të hyjnë në det, duke ua marrë dhe “strehën” e fundit

18:37 : 15/07/2025
në BOTA

Ushtria izraelite ka përsëritur ndalimin e hyrjes së palestinezëve në detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një politikë e vendosur që prej 7 tetorit 2023, por që deri më tani nuk zbatohej kundër notuesve dhe banorëve të zakonshëm. Ky vendim pritet të godasë rëndë popullsinë palestineze, e cila tashmë po përballet me mungesë ekstreme të ujit të pijshëm, temperatura të larta vere dhe kushte humanitare gjithnjë e më të rënda në kampet e improvizuara.

Siç raporton Haaretz, zëdhënësi në arabisht i IDF-së, Avichay Adraee, e përsëriti ndalimin të hënën në platformën X: “Janë vendosur kufizime të rrepta sigurie në zonën detare pranë Gazës, hyrja në det është e ndaluar,” shkroi ai, duke paralajmëruar peshkatarët, notuesit dhe zhytësit që të shmangin bregdetin dhe ujërat e Gazës. “Hyrja në plazh dhe ujëra përgjatë gjithë Rripit të Gazës rrezikon jetën tuaj,” shtoi Adraee.

Kjo masë, e cila në muajt e parë të luftës zbatohej vetëm ndaj peshkatarëve, tani duket se shtrihet edhe tek banorët që deri më tani përdornin detin si të vetmen strehë nga të nxehtit dhe uria. IDF nuk dha detaje mbi arsyet konkrete të këtij vendimi dhe as për kohëzgjatjen e tij.

Prej 21 muajsh, lufta në Gaza ka shkatërruar tërësisht infrastrukturën dhe shërbimet bazë. Për shumë familje të strehuara në tenda pranë bregut, deti ishte i vetmi vend ku mund të laheshin, të freskoheshin dhe të përpiqeshin të siguronin diçka për të ngrënë.

Rajaa Qudeih, një nënë 31-vjeçare nga Deir al-Balah, i tha Haaretz: “Jam e uritur, me etje dhe plas nga vapa. Gaza po kalon urinë më të keqe, nuk kemi bukë, nuk kemi ujë. Deti ishte i vetmi vend që na kishte mbetur. Nëse do na vrasin që shkojmë atje, ndoshta është më e lehtë sesa kjo vdekje e ngadaltë. Por kam frikë për fëmijët. Djali im i madh është 9 vjeç. Si t’i shpjegoj atij që noti mund ta vrasë?”

Lexo edhe:

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

Qudeih shtoi me zemërim: “Jetojmë në një tendë pranë detit. Ku tjetër të shkojmë? Do na ndalojnë edhe ajrin?”

OKB vlerëson se mbi 90% e popullsisë së Gazës është aktualisht e zhvendosur, duke jetuar në tenda të mbipopulluara ose strehime me akses minimal në ujë të pastër dhe energji elektrike. Organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar për një emergjencë shëndetësore për shkak të dehidrimit, goditjes nga të nxehtit dhe sëmundjeve nga uji i ndotur.

Deti për shumë familje ishte alternativa e fundit për të siguruar pak ujë ose për t’u larë. Sipas shifrave zyrtare, mbi 95% e ujit në Gaza nuk është i pijshëm, ndërsa impiantet e desalinizimit janë jashtë funksioni. Banorët mbijetojnë me furnizime sporadike dhe të shtrenjta në shishe ose cisterna, të pamjaftueshme, sidomos në jug ku janë grumbulluar shumica e të zhvendosurve.

Peshkatarët janë ndër më të goditurit: para luftës, mbi 6.000 njerëz fitonin jetesën nga peshkimi. Që prej fillimit të luftës, sipas OKB-së, më shumë se 210 peshkatarë janë vrarë nga IDF.

Izraeli ka vendosur herë pas here kufizime detare ndaj Gazës edhe para luftës, duke përmendur arsye sigurie si parandalimi i kontrabandës së armëve ose sulmeve. Por tani, për shumë palestinezë, edhe kjo strehë e fundit është mbyllur.

Etiketa: detGazaIzraelindalonpalestinezë

Lajme të lidhura

BOTA

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

16:22 : 15/07/2026
BOTA

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

U hodh në lumë për të shpëtuar djalin, babai 38-vjeçar humb jetën në Itali

19:57 : 11/07/2026
BOTA

Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në jug, ndërsa Izraeli vijon sulmet

21:50 : 10/07/2026
BOTA

Izraeli kundër shitjes së avionëve F-35 në Turqi, Hegseth anulon vizitën në Izrael

14:24 : 08/07/2026
Para

Kosovë/ Supremja: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë shkel Kushtetuetën

TË GJITHA

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

09:27 : 16/07/2026

Sot Kuvend/ PD vijon bojkotin, disa projektligje në rend dite (AXHENDA)

09:15 : 16/07/2026

FOTO/ Anëtarët e këshillit kombëtar të PD të pakënaqur me Nokën dhe Korreshin, u vënë një kryq të madh

08:58 : 16/07/2026

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:54 : 16/07/2026

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

08:34 : 16/07/2026

Aksident me të plagosur në autostradën Lushnje-Fier. Krijohet trafik kilometrik

08:20 : 16/07/2026

Zgjidhet kupola drejtuese e PD-së, Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm/ LISTA

08:15 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş