• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

12:10 : 15/07/2025
në BOTA

Donald Trump e ashpërsoi retorikën kundër Vladimir Putinit dhe kërcënoi me sanksione kundër Rusisë. Por deklaratat e forta nga Uashingtoni nuk ka gjasa të shkaktojnë trazira në Moskë për momentin.

50 ditë, ky është afati i fundit. Pastaj vendosen tarifa ndëshkuese 100 për qind. Si afati ashtu edhe kërcënimi vijnë direkt nga Shtëpia e Bardhë dhe shënojnë ndryshimin e qëndrimit tëDonald Trump,  për momentin. Presidenti amerikan po i jep Kremlinit afat deri në fillim të shtatorit për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Nëse deri atëherë nuk ka një “marrëveshje” ose të paktën një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës,  tha presidenti amerikan, tarifat ndëshkuese prej 100 përqind do të vendosen për të gjithë ata që ende bëjnë biznes me Rusinë, duke mbushur kështu “arkën e luftës” të Kremlini.

Pas muajsh bisedimesh, duket se durimi i Donald Trump me Vladimir Putinin po merr fund. Trump tha, se ka dëgjuar shumë fjalë (nga pala ruse), po pastaj Kievi bombardohet përsëri natën tjetër. “Nëse doni të dini të vërtetën, Putini po na flet shumë budallallëqe.”

Sanksionet dytësore mund ta godasin rëndë Rusinë

Sanksionet dytësore, me të cilat kërcënon Trump mund ta ndryshojnë gjendjen. Ato do ta godisnin fort Rusinë, sepse synojnë edhe burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Rusisë: shitjen e lëndëve të para, veçanërisht naftës dhe gazit. Rreth gjysma e buxhetit të shtetit rus financohet nga burimet e lëndëve të para. Gjatë tre viteve e gjysmë të luftës, nuk është arritur të ulen ndjeshëm të ardhurat ruse nga biznesi i naftës dhe gazit.

Lexo edhe:

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

Kremlini i anashkaloi sanksionet e mëparshme, për shembull, me të ashtuquajturën flotë në hije. Kërcënimet e Trump, të ashtuquajturat sanksione dytësore, shkojnë një hap më tej: Ato kanë për qëllim të dekurajojnë blerësit e lëndëve të para ruse. Nëse të ardhurat e Rusisë nga biznesi i naftës dhe gazit do të reduktoheshin ndjeshëm, kjo do të krijonte probleme të mëdha financiare për Kremlinin dhe ta bënin më të vështirë mbajtjen në punë të makinerisë së luftës.

Kërcënime me pikëpyetje

Megjithatë, kërcënimi i Trump, sado i fortë që mund të tingëllojë, është i mbushur me disa pikëpyetje. Mënjanimi i naftës ruse nga tregu, e cila përbën 10 përqind të tregut global, ka të ngjarë të shoqërohet me turbulenca masive në çmimet e naftës dhe nuk do të jetë e realizueshme në një afat të shkurtër.

Pikëpyetja tjetër: A do të ishte Donald Trump realisht i gatshëm të rrezikonte për Ukrainën një mosmarrëveshje të re tarifore me Kinën ose Indinë, ndër blerësit më të mëdhenj të naftës ruse. Pasojat e një mosmarrëveshjeje të tillë tarifore do të ndikonin edhe në Shtetet e Bashkuara dhe ka të ngjarë të çonin në trazira të reja në tregun global.  Kurse lidhur me gazin rus, sanksionet dytësore do të ishin gjithashtu problematike edhe për partnerët evropianë. Si Austria edhe Hungaria gjithashtu blejnë gaz rus.

Senatori republikan Lindsey Graham, i cili e mbështet propozimin për sanksione dytësore, kishte bërë thirrje më parë për tarifa deri në 500 përqind. Graham bëri fjalë për një “çekiç goditës” në dispozicion të Trump për t’i dhënë fund luftës. Por duket se Donald Trump ka zgjedhur opsionin shumë më pak të ashpër.

50 ditë i ofrojnë presidentit amerikan mundësi të mjaftueshme për të ndryshuar edhe më tej qëndrimin e tij, por edhe Rusisë mundësinë për të përparuar më tej në fushën e betejës. Tarifat prej 100 përqind do të ishin gjithashtu dukshëm më të ulëta se sa janë diskutuar më parë. E ndoshta prandaj edhe bursa e Moskës reagoi ndaj deklaratës së Trump me rritje të kursit.

Bursa e Moskës u rrit me më shumë se dy përqind pas deklaratave të Trump, me shumë mundësi nga lehtësimi i ndjerë që kërcënimi i presidentit amerikane ishte më pak drastik nga sa kishin frikë disa./ DW

Etiketa: donald trumpMoskeRusiaVLADIMIR PUTINI

Lajme të lidhura

BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
BOTA

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025
BOTA

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025
BOTA

Trump takohet me presidentin Lula, SHBA dhe Brazili nisin bisedimet për tarifat

17:08 : 26/10/2025
BOTA

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025
BOTA

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025
Para

Padia ndaj gazetarit dhe "Piranjave", Veliaj nuk paraqitet në gjyq për shkaqe shëndetësore

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com