• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump: Do të dërgoj raketa Patriot në Kiev

08:29 : 14/07/2025
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të dërgojë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë – me shumë gjasë përmes Bashkimit Evropian – ndërkohë që Kievi, Moska dhe e gjithë bota presin një “deklaratë të rëndësishme” nga ai, në lidhje me luftën.

Duke folur për gazetarët në një bazë ushtarake amerikane pranë Uashingtonit, Trump nuk dha detaje për dërgesat e planifikuara të sistemeve Patriot në Kiev.

“Ne do t’u dërgojmë atyre sisteme Patriot, të cilat u nevojiten aq shumë, sepse [presidenti rus, Vladimir] Putin me të vërtetë i habiti shumë njerëz. Ai flet mirë dhe pastaj i bombardon të gjithë në mbrëmje… Nuk më pëlqen”, tha Trump.

“Bashkimi Evropian do të paguajë për to. Ne nuk do të paguajmë asgjë, por do t’i dërgojmë”, tha Trump, pa i specifikuar vendet e BE-së që do të përfshihen në transaksionin e tillë.

“Ne do t’u dërgojmë pajisje të ndryshme ushtarake, shumë të sofistikuara. Ata do të paguajnë 100 për qind për to. Kështu duam ne”, shtoi ai. Më 2 korrik, Uashingtoni paralajmëroi se do t’i ndërpresë disa furnizime me armë për Kievin.

Lexo edhe:

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Megjithatë, Trump shprehu gjithnjë e më shumë zhgënjim për refuzimin e Putinit që të pranojë një armëpushim dhe, më 10 korrik, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë shtesë në Ukrainë – përmes vendeve anëtare të NATO-s ose aleatëve të tjerë evropianë.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, në një bisedë telefonike me Trumpin më 4 korrik, foli për mundësinë që Berlini të blejë sisteme Patriot nga Uashingtoni dhe më pas t’ia dërgojë Ukrainës.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pritet të mbërrijë në Uashington më 14 korrik për bisedime me zyrtarët amerikanë. Shtetet e Bashkuara i dërguan Ukrainës tri bateri të raketave Patriot – që të gjitha gjatë administratës së presidentit Joe Biden.

Sistemi Patriot është një nga më të avancuarit në botë për mbrojtjen ajrore, i aftë të kapë raketa balistike, raketa lundruese dhe aeroplanë luftarakë. Trump paralajmëroi një “deklaratë të rëndësishme” për luftën, më 14 korrik.

Ajo vjen në një periudhë kur sulmet ruse ndaj Ukrainës janë qetësuar relativisht, pas një vale rekorde të sulmeve ajrore gjatë javëve të mëparshme.

Axios, duke cituar dy persona që kanë njohuri për planin, raportoi më 13 korrik se Trump pritet të njoftojë për një ndryshim të madh në strategjinë e tij ndaj luftës, duke paraqitur një politikë “agresive” që do të përfshijë edhe armë sulmuese për Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi këtë raport.

Në frontin diplomatik, edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, pritet të takohet me Trumpin më 14 korrik, për të diskutuar për Ukrainën dhe çështje të tjera.

Sipas një deklarate nga aleanca ushtarake perëndimore, Rutte do të takohet edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe anëtarë të Kongresit amerikan, gjatë vizitës së tij dyditore në SHBA.

Në anën tjetër, i dërguari posaçëm i Trumpit për Ukrainën, Keith Kellogg, do të nisë më 14 korrik një vizitë në Ukrainë.

Që kur mori detyrën në janar, Trump e bëri mbarimin e luftës në Ukrainë prioritet kryesor në politikën e jashtme./ REL

 

 

 

Etiketa: kievLuftamark ruttenatoSHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
BOTA

Ku është Putini? Si po e fsheh Kremlini vendndodhjen e tij me tri zyra pothuajse identike

09:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
BOTA

Vendet perëndimore, të zhgënjyera me “cilësinë” e demokracisë!

20:08 : 14/11/2025
BOTA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025
Para

“Taksidarët” e Ramës zbresin në terren, terror ndaj biznesit që shet bulmet pa faturë

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com