• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A mashtroi Salillari për ndërtimin e burgut në Kukës? Dy muaj pasi fitoi tenderin 5.3 mln €, i anulohet

16:35 : 14/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Anulohet vetëm pas dy muajsh një tender me vlerë 5.3 milionë euro, i dhënë në mënyrë tepër të dyshimtë firmës “Salillari”.

Në datën 12 maj 2025, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me në krye Klevis Qosen, shpalli fitues Pëllumb Salillarin në tenderin e majmë për të ndërtuar burgun e Kukësit.

Por, vetëm pas 2 muajsh, e njëjta drejtori ia ka anuluar në mënyrë të beftë, duke ngritur shumë pikëpyetje për të gjithë procedurën. A ka mashtruar firma në fjalë për dokumentet e paraqitura? A mos vallë ka paraqitur të dhëna të rremë? Përse ishte e vetme në garë?

Faksimile: Njoftimi i fituesit i tenderit në datën 12 maj 2025 i Drejtorisë së Burgjeve për ndërtimin e burgut në Kukës

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i fituesit i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në datë 12 maj 2025, drejtuar firmës “SALILLARI”. Objekti i tenderit ishte “projektimi dhe ndërtimi i IEVP Kukës”.

“Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara “SALILLARI” me vlerë 528.300.000 lekë pa TVSH” thuhej në dokument.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në Kukës, plagosen 2 të rinj, njëri në gjendje kritike

Shkatërrim, tendera korruptiv dhe helme/ Historia e rrjetit mafioz ‘Salillari’ dhe dështimi i SPAK-ut

Në fakt, oferta e firmës “Salillari” ishte sa 99.9 % e fondit limit. Firmat e tjera janë “hequr” nga kriteret, pasi asnjë prej tyre nuk i plotësonte.

Një tender i majmë me vetëm një ofertues, por edhe oferta vjen me të gjithë fondin limit. Dyshimet në atë kohë ishin se gjithçka ka qenë e paracaktuar dhe se dokumentet ishin bërë nga vetë firma.

“Me publikimin e këtij njoftimi, jeni i lutur të paraqisni sigurimin e kontratës, brenda 5 ditëve nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi. Në rast se nuk dorëzon sigurimin e kontratës brenda afatit përfundimtar, të përcaktuar në njoftimin e fituesit, atëherë autoriteti kontraktor do të konfiskoj sigurimin e ofertës dhe do të lidh kontratën me ofertuesin e renditur i dytë në klasifikimin përfundimtar” thuhej në dokumente.

Faksimile: Njoftimi i anulimit të tenderit me vlerë 5.3 milionë euro për ndërtimin e burgut në Kukës

Por, çfarë ndodhi më pas?! Në datën 14 korrik 2025, dy muaj pas shpalljes së fituesit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nxori një njoftim anulimi për këtë tender. “Arsyet e anulimit është “nëse asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”.

Nëse “Salillari” u shpall fituese dhe brenda 5 ditëve duhet të bënte sigurimin e kontratës, përse u anulua? Me çfarë dokumentesh kishte mashtruar firma tepër e preferuar në koncesione, tendera, fotovoltaikë, gërryerje lumenjsh e malesh?

Në dokumente nuk jepen detaje të tjera, por rasti meriton një verifikim të plotë të të gjithë procedurës. Që nga hartimi i dokumenteve standarde, shpallja, fituesi apo edhe sigurimi i kontratës.

Duket se një mori zyrtarësh të Burgjeve dyshohet se kanë shkelur procedurat, ndërkohë që hetime të mundshme mund të evidentojnë të gjitha parregullsitë. Dokumentet janë të hapura dhe mjafton një verifikim apo hetim dhe të gjitha do të dalin në dritë./Vox News

Etiketa: anulohetBurgjetburgukukespellumb salillariSalillaritenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në Kukës, plagosen 2 të rinj, njëri në gjendje kritike

08:10 : 11/09/2025
AKTUALITET

Shkatërrim, tendera korruptiv dhe helme/ Historia e rrjetit mafioz ‘Salillari’ dhe dështimi i SPAK-ut

08:05 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

20:59 : 09/09/2025
AKTUALITET

Banesa e tij bazë e krimit, por Gjykata e dënoi me shërbim prove/ Si u lirua nga burgu Ragip Gila

13:41 : 08/09/2025
AKTUALITET

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Kukësit kthehet në park fotovoltaik, kompania konçesionare merr licencat

13:36 : 05/09/2025
Para

Bitcoin kapërcen vlerën rekord të 120 mijë dollarëve

TË GJITHA

Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e kapjes së shtetit

17:23 : 13/09/2025

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

17:14 : 13/09/2025

Skandal/ UKT lë pa ujë ambasadorin e BE

16:58 : 13/09/2025

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025

‘Miza e bardhë’ dëmton fermerët në Elbasan, prodhimi hidhet në kanal

16:21 : 13/09/2025

Kapsulimi i malit të mbetjeve në Vlorë, ende një dëshirë

16:00 : 13/09/2025

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore dhe pensionale

15:45 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com