• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

20 mijë euro “gjobë” pronarit të një lokali, GJKKO jep dënimin për ish shefin e anti-drogës në Durrës

15:45 : 14/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim ish-shefin e anti-drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi.

Ai është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Preçit i është ulur dënimi në 2 vjet e 4 muaj burgim.

Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e përbër nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi. Gazmir Preçi ka 5 ditë afat për të bërë ankimin në Apel.

Preçi akuzohet se i ka marrë 10 mijë euro ryshfet pronarit të një lokali striptizmi në qytetin e Durrësit që ta linte të punonte i qetë.

Rasti është denoncuar nga vetë biznesmeni, i cili ka një klub nate në zonën e Urës së Dajlanit, ku ka pretenduar se shefi i trafiqeve dhe antidrogës i kishte kërkuar 20 mijë euro me kusht që mos t’i mbyllte biznesin.

Lexo edhe:

Moti i keq përfshin Durrësin, era e forë shkëput kullën me fener sinjalizues

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

Sipas biznesmenit, Preçi e kishte kërcënuar, pasi sipas tij, në klubin e natës punonin disa persona të pasiguruar. I gjendur nën presion nga zyrtari i policisë, i cili i kishte vendosur gjobë të majme prej 20 mijë eurosh, qytetari vendosi që të denonconte rastin.

Fillimisht ai kishte organizuar disa kontrolle pa asnjë baze dhe kur nuk u gjet asgjë e paligjshme kishte pretendime se biznesi kishte punonjës të pa siguruar, gjë që nuk ishte në kompetencë të tij për ta kontrolluar.

Është rënë dakord që në momentin e parë të jepeshin 10 mijë euro. SPAK dhe AMP kanë qenë në dijeni të momentit kur do të jepej kjo shumë si dhe eurot kanë qenë të regjistruara me numër serie, duke e arrestuar në flagrancë.

Pasi prokurori i SPAK dha autorizimin, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore organizoi takimin grackë të qytetarit me shefin e antidrogës Gazmir Preçi. Takimi u organizua në një lokal në zonën e Kinostudios në Tiranë ku qytetari i dorëzoi 10 mijë euro Preçit duke i thënë që për momentin ka vetëm gjysmat e parave.

Menjëherë sapo efektivi mori paratë, kanë ndërhyrë efektivët e AMP-së ku kanë bërë të mundur arrestimin e tij në kushtet e flagrancës.

Gjatë seancave gjyqësore, Gazmir Preçi ka mohuar akuzat, teksa ka treguar edhe versionin e tij të ngjarjes.

“Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lekë brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë e cila nuk më është mundësuar.” – ka thënë Preçi.

Ai ka deklaruar se ka pasur nën hetim pronarin e lokalit të striptizmit për shkak se dyshohej sipas informacioneve se brenda ambienteve shpërndaheshin lëndë narkotike. Për këtë arsye ka proceduar edhe nipin e pronarit i cili momentalisht ndodhet në burg për lëndë narkotike.

Sa i përket momentit të arrestimit , Gazmir Preçi ka deklaruar se pronari i lokalit e ka marrë disa herë në telefon dhe i ka kërkuar takim.

Ish shefi i anti-drogës së Durrësit ka pretenduar se ka kërkuar takim në zyrën e tij të punë me pronarin, por ai nuk ka pranuar, dhe më pas e kanë lënë të takohen pas pune. Pasi janë takuar në Tiranë, Preçi pretendon se pronari i biznesit i ka shprehur shqetësimin se Policia e ngacmonte shpesh. Ai pretendon se i ka thënë pronarit të lokalit që të mos kryej aktivitet të paligjshëm që ta lënë rehat.

Pasi janë ngritur nga lokali kanë hipur në makinë dhe pasi ka dashur të zbres nga makina sipas pretendimeve të Gazmir Preçit, ai i ka thënë se i ka bërë një zarf dhuratë.

“Të kam taksur një dhuratë!” i ka thënë pronari, sipas dëshmisë së Gazmir Preçit. Ky i fundit nuk e ka pranuar por biznesmeni ia ka futur në xhepin e pasëm ku dhe janë gjetur nga agjentët e AMP-së.

Në  vitin 2021, në kohën kur ka qenë shef krimesh në Mallakastër, Gazmir Preçi figuron të ketë qenë në hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës.

Etiketa: denimiDurresGazmir Preçigjobekorrupsionlokalipronarit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Moti i keq përfshin Durrësin, era e forë shkëput kullën me fener sinjalizues

16:00 : 26/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

19:21 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Gjenden 5 iPhone në burgun e Durrësit, ja kujt i përkisnin

11:53 : 25/10/2025
AKTUALITET

Durrës/ Policia kontrolle ‘blic’ në burgun ku ndodhen politikanë dhe ‘koka’ bandash kriminale

11:30 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vendosnin baste sportive/ Arrestohet pronari i lokalit në Durrës, procedohen 4 të tjerë

13:15 : 24/10/2025
Para

Lufta/ Zelensky dhe i dërguari i SHBA-së bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

TË GJITHA

Çështja Aruba/ Dumani refuzon sërish të japë koment

19:44 : 27/10/2025

Balliu-Dumanit: Hetoni Taulant Ballën për moskallëzim krimi në dosjen Xibraka

19:30 : 27/10/2025

Rruga e errët e emigrantëve shqiptarë

19:05 : 27/10/2025

Dumani: Irena Gjoka po hetohet për fshehje dënimesh nga Greqia

18:56 : 27/10/2025

Nuk fitoi mbështetjen në Kuvend për mandatin e tretë, Kurti paralajmëron zgjedhje të parakohshme

18:49 : 27/10/2025

Pse nuk është në hetim Frida Krifca? Dumani: Për IPARD jemi të kushtëzuar nga autoritetet e huaja

18:45 : 27/10/2025

Dumani: Patronazhimi nuk është krim, penalizojeni me ligj dhe ndërhyjmë ne

18:31 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com