Tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar ditën e sotme Greqia, Belgjika dhe Serbia.
Autoritetet policore raportojnë se dy prej tyre rezultojnë të dënuar për pastrim parash dhe për drogë, ndërkohë, që një tjetër akuzohet për trafikimin e një automjeti. Më konkretisht janë ekstraduar shtetasit:
- Mikel Hoxha alias M. P., i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Raportohet se ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim;
- Armando Gropa, 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai ka kultivuar 140 bimë narkotike kanabisi, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;
- Suard Onuzi, i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.
Ekstradimi i tyre është kryer pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd