• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e plotë/ Lejoi dhjetra kopshte private pa licensë, drejtori i arsimit Durrës, Hazbi Lika: Nuk i pamë

09:02 : 10/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Një incident i rëndë i ndodhur në nëntor të vitit 2023, ku një edukatore dëmtoi rëndë një fëmijë 3-vjeçar në ambjentet e kopshtit privat dhe të palicensuar “Stinët” në Tiranë, nxiti një operacion masiv të Policisë së Shtetit për të verifikuar dokumentacionin e një numri të konsiderueshëm institucionesh parauniversitare jo-publike.

Gjatë verifikimeve të kryera nga uniformat blu të Durrësit përgjatë periudhës 13-16 nëntor 2023, u konstatuan të paktën 28 kopshte private pa licensë në qytetin bregdetar.

Ky informacion iu përcoll Prokurorisë, e cila nisi më tej hetimet jo vetëm për kopshtet, por edhe për mënyrën se si e ka kryer detyrën Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Durrës.

Lexo edhe:

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Pas më shumë se një viti e gjysëm nga nisja e hetimit, prokuroria konstatoi shkelje të rënda në aktivitetin e drejtorit të kësaj strukture, Hazbi Lika.

Në foto: Drejtori Rajonal (i pezulluar) i Arsimit Parauniversitar, Durrës

Në 26 qershor 2025, Prokuroria e mori të pandehur Likën për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Pak ditë më vonë, në 1 Korrik, gjykata e Durrësit pranoi kërkesën e prokurorisë edhe për vendosjen e masës “pezullim nga detyra” ndaj drejtorit Hazb Lika, i cili tashmë do të përballet në proces gjyqësor pa petkun e drejtorit.

“Boldnews.al” ka siguruar dosjen penale, në bazë të të cilës gjyqtari Rexhep Karaj ka vendosur pezullimin nga detyra të drejtorit rajonal të arsimit parauniversitar, Hazbi Lika.

“Mbyllja e syve” para kopshteve pa licensë

Në 1 nëntor 2023, në kopshtin “Stinët” në Tiranë u raportua se një edukatore ishte treguar e dhunshme dhe e kishte thyer këmbën një vajze të mitur tre-vjeçare, e cila frekuentonte këtë institucion arsimor privat.

Në vijim të kësaj situate, në 10 nëntor 2023, Drejtoria e Përgjithshm e Policisë së Shtetit hartoi një plan operacion “Për lokalizimin, identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e arsimit parauniversitar”.

Në bazë të këtij plani operacional kombëtar, forcat policore në Durrës zbuluan të paktën 28 kopshte private që kryenin aktivitet tregtar pa licensë vetëm në territorin e qytetit bregdetar.

“Rezulton se më date 13.11.2023 janë kryer 10 (dhjetë) kontrolle në subjektet kopshte e çerdhe dhe kanë dalë pa liçensë 4 (katër) subjekte. Më datë 14.11.2023 janë ushtruar 15 (pesëmbëdhjetë) kontrolle e kanë rezultuar pa liçensë 8 (tetë) subjekte, ndërsa nga 14 (katërmbëdhjetë) kontrolle të ushtruara më datë 15.11.2023 kanër ezultuar 12 (dymbëdhjetë) subjekte pa liçensën përkatëse kurse më datë16.11.2023 janë ushtruar kontrolle në 3 (tre) subjekte dhe kanë dalë 2 (dy)subjekte pa liçensën përkatëse për veprimtarinë që ushtronin”, thuhet në materialin që dorëzoi Policia në Prokurorinë e Durrësit.

Në hetim janë kryer verifikimet e ka dalë se në subjektet që ushtronin veprimtarinë e aktivitetin e paligjshëm në fushën e arsimit parashkollor nuk është kryer asnjë inspektim dhe verifikim prej inspektorëve të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës dhe në këtë mënyrë nuk është vepruar në bazë të ligjit të posaçëm e të rregulloreve të dala në zbatim të tij.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Durrësit për pezullimin nga detyra të Hazbi Likës

Prokuroria ka konstatuar se Drejtori Rajonal, Hazbi Lika, më shumë se një vit para këtij operacioni policor, konkretisht në janar 2022, kishte urdhëruar strukturat vartëse që të kryenin verifikime mbi licensimin e kopshteve private në zonën që ai mbulon.

Nga ai kontroll kishin rezultuar vetëm 2 kopshte të palicensuar, shumë herë më pak se sa shifra 28, që u zbulua nga veprimet policore në nëntor 2023.

Pra, të dhënat tregonin se kishte një diferencë shumë të madhe mes situatës reale të kopshteve të palicensuar në Durrës dhe atyre që ishin zbuluar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Durrës.

Justifikimi i drejtorit Lika

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Durrësit ka pyetur persona të ndryshëm, përfshirë edhe drejtorin rajonal të arsimit, Hazbi Lika.

Fillimisht ai ka shpjeguar fushat ky kryhen inspektimet dhe se inspektorët dalin në terren vetëm me urdhërat e firmosura prej tij. Sipas Likës, këto urdhëra inspektimi për kopshtet private lëshohen vetëm kur ka informacione mediatike, kur informohen nga Bashkia ose kur ka ankesa.

Hazbi Lika ka deklaruar para grupit hetimor se nuk mbante mend nëse ka nxjerrë urdhëra për inspektorët e arsimit parauniversitar të Durrësit dhe se “është e pamundur të inspektohen të gjithë subjektet private në lidhje me aktivitetin që ushtrojnë në fushën e arsimit parauniversitar”.

Në foto: Pjesë nga dosja gjyqësore kundër drejtorit rajonal të Arsimit, Durrës, Hazbi Lika

Drejtoria e Arsimit Parauniversitar të Durrësit ka në varësi Zyrat Vendore Arsimore në qytetet Dibër, Bulqizë, Mat, Klos, Tiranë, Kamëz,Vorë, Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë e Rrogozhinë.

Gjatë hetimeve, ka rezultuar se një pjesë e kopshteve të konstatuar pa licensë nga Policia e Shtetit në Durrës, nuk kishin qenë asnjëherë subjekt të kontrollit nga ana e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në drejtimin e Hazbi Likës.

Këtë e kanë konfirmuar pronarë dhe administratorë të kopshteve private, të cilët, të pyetur nga grupi hetimor, kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjëherë kontrolle, megjithëse kanë operuar pa licensë.

Bazuar në këto të dhëna, Prokuroria e Durrësit ka krijuar dyshimet e arsyeshme se Hazbi Lika, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, ka kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në këto kushte, prokuroria ka mbyllur hetimet dhe e ka marrë të pandehur. Nga ana tjetër, duke qenë se, pavarësisht pozitës proceduriale si i pandehur, ai mund të vijonte normalisht detyrën e drejtorit, Prokuroria ka marrë miratimin e gjykatës edhe për pezullimin e tij nga ushtrimi i funksionit publik.

Etiketa: cerdhedhuneDrejtori Rajonal i Arsimit ParauniversitarDurreshazbi likakopshte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025
SHOW BIZ

U arrestua pasi u përfshi në një konflikt të dhunshëm, lirohet Meriton Mjekqi

22:49 : 19/08/2025
AKTUALITET

Aksidentoi disa makina në Durrës, arrestohet efektivi i Forcave “Shqiponja”, refuzoi testin e alkoolit

13:42 : 19/08/2025
AKTUALITET

Sherr i dhunshëm në Durrës, plagoset një person! Arrestohet autori (EMRI)

13:42 : 17/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan prej vitesh

17:08 : 16/08/2025
Para

Shefja e BE-së përballet me votëbesim

TË GJITHA

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025

EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

10:00 : 20/08/2025

Zbardhet dinamika e krimit në Divjakë, si u vra 32-vjeçari për një kanal vaditës

09:44 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com