• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës

14:29 : 09/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar një procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës, i konsideruar si një aferë korruptive. Ky fakt është konfirmuar nga vetë SPAK, pasi e ka publikuar në faqen zyrtare, pas pyetjeve nga të interesuarit.

“A ka nisur hetim Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës? Nëse po, është një hetim i nisur kryesisht apo në bazë të kallëzimit të një pale të tretë? Nëse po, në çfarë faze jane hetimet?” – ka qenë pyetja.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncensionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në në fazën e hetimeve paraprake.” – thuhet në përgjijen e SPAK, të dhënë më 7 Korrik

Pyetja dhe përgjigjia e publikuar nga SPAK

Ende nuk dihet se për çfarë vepre penale është regjistruar procedimi penal. Ndërkohë që sipas informacioneve të ndara nga SPAK, ndodhen në fazën e hetimit paraprak.

Ndërkohë që po verifikohen procedurat koncesionare dhe të dhënies së kontratës, si dhe kritere të tjera ligjore e proceduriale nëse kanë qenë në përputhje me ligjin.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Në mars të vitit 2021, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli rezultatet e procedurës me objekt “Dhënie me koncesion e aeroportit të Vlorës”, me kosto rreth 140 milionë euro.

Konsorciumi fitues përbëhet nga “Mabco Construction” e Mabetex” të Behgjet Pacollit, si edhe nga një bashkimi i dy kompanive turke e shqiptare, “YDA Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi & 2A Group sh.p.k.

Procedura koncesionare është shoqëruar me dyshime të shumta dhe me beteja ligjore, por, në fund, qeveria shqiptare nënshkroi kontratën me grupin e drejtuar nga Pacolli.

Idea dhe më pas ndërtimi i aeroportit të Vlorës është kundërshtuar fuqishëm nga grupime ambjentalistësh vendas e të huaj, pasi ky investim dëmton rëndë biodiversitetin dhe sjell rreziqe të shtuara për fluturimet.

Megjithatë, kryeministri Rama nuk është ndaluar përballë këtyre kritikave, duke vijuar zbatimin e kontratës me “mikun e tij të ngushtë”, Behgjet Pacolli.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe biznesmeni Behgjet Pacolli në aeroportin e Vlorës

Në 8 Maj 2025, Rama dhe Pacolli ishte së bashku në “fluturimin inagurues” të aeroportit të Vlorës. Media e pranishëm në këtë event u ndalua t’i afrohej pistës dhe pamjet e uljes së një çarteri të vogël u filmuan nga një largësi e madhe, e ngjashme me distancat që regjistrohen në ngritjen e anijeve kozmike në Cape Canaveral të Floridas, në SHBA.

Pamjet e shpërndara nga regjia qendrore e Kryeministrisë dhanë edhe avionin personal të Pacollit, që kishte zbritur në pistën e aeroportit të Vlorës.

DENONCIMI I BERISHËS

Sali Berisha ka denoncuar më herët se Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë firmosur që të paguajnë koncesionarin që në vitin e parë dhe çdo vit nëse nuk arrihet kuota e 600 mijë pasagjerëve.

Sipas Berishës, kjo është vjedhje dhe korrupsion pasi sipas tij aeroporti i Vlorës shtrihet në një territor me maksimumi 30 mijë shtretër dhe se nuk mund t’i arrijë 600 mijë pasagjerë.

Sali Berisha: Le të marrim pak premtimin tjetër të kryehajdutit të Shqipërisë, aeroportin e Vlorës. A e dëgjoni ju Belush-Belindën kur u thotë se do të jetë më i madhi në Ballkan, o hajdut të pafytyrë? Po si mund të jetë në Vlorë aeroporti më i madh në Ballkan? A e dini ju se ku është vjedhja? Se Belinda dhe Edi Rama kanë firmosur të paguajnë që vitin e parë çdo vitë që është nën 600 mijë pasagjerë. Pra vjedhja dhe korrupsioni i ka verbuar sytë këtyre makutërve pa moral dhe imagjinojnë se aeroporti i Vlorës që shtrihet në një territor me maksimumin 30 mijë shtretër turistikë, ky do ketë mbi 600 mijë. A ka krim më të shëmtuar se ky? Unë kam qënë dhe jam për ndërtimin e aeroportit por kurrë për një aeroport 120 milionë euro, kurrë një aeroport me garanci për 600 mijë bileta vitin e parë dhe kurrë një aeroport që shkatërroi pëfundimisht ekosistemin shekullor ujor të Vlorës. Aeroporti mund të ndërtohej midis Fierit dhe Vlorës, i shërbente Vlorës, Fierit, Beratit, Gjirokastrës dhe me rradhë.

Etiketa: aeroporti i vloresbehgjet pacollibelinda ballukuEdi Ramaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

15:52 : 29/10/2025
Para

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com