• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksioni në Theth/ Bardhi: Fytyra e vërtetë e Edi Ramës “i fortë me të dobëtit”

21:09 : 09/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me aksionin për prishjen e ndërtesave pa leje në Theth.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi ka ndarë historinë e burrit, i cili doli para fadromës për të ndaluar prishjen e shtëpizave të drurit që sipas tij i kishte ndërtuar duke marrë kredi.

Bardhi shprehet se sot kryeministri Rama jep urdhër për shembjen e tyre, ndërsa shprehet se kjo është fytyra e vërtetë e tij “i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët”.

Kreu i grupit parlamentar të PD i bën thirrje Ramës, kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit të largojnë policinë dhe fadromat, pasi sipas Bardhit njerëzit si Bekimi duhen mbështetur dhe mos të bëhen shembulli i arbitraritet, abuzimit dhe paligjshmërisë.

Reagimi i plotë nga Bardhi:

Lexo edhe:

Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

Aksioni në Theth/Fytyra e vërtetë e Edi Ramës: i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët!

Bekimi nuk kishte mbushur akoma 1 vjeç, kur e ëma e kishte lënë të lidhur në djep dhe ishte larguar për të punuar. Në shtëpi kishte pasur një shkëndijë dhe djepi kishte marrë zjarr. Dikush nga fqinjët kishte parë zjarrin dhe kishte nxituar të nxjerrë foshnjën nga djepi. Kur e ëma kishte mbërritur në spital kishte gjetur djepin që digjej përjashta dhe kishte kuptuar gjithçka.

Nga zjarri Bekimi humbi dy këmbët, njërën dorë dhe pësoi djegie të thella të fytyrës. Por, Bekimi mbijetoi. Mbijetoi dhe nuk pranoi t’i dorëzohej fatit të tij. Ishte aktiv në të gjitha lojërat dhe prapësitë e fëmijërisë, adoleshencës dhe rinisë me bashkëmoshatarët e tij. Fëmijët, të rinjtë, burrat dhe gratë e fshatit Hot i Ri në Shkodër e donin dhe mbështesnin Bekimin pa bërë asnjë dallim.

Më 30 prill 2024, Edi Rama kishte deklaruar se banorët e Thethit kishin ndërtuar pa leje se nuk kishin mundur të merrnin certifikatat e pronësisë dhe brenda dy muajsh problemi do zgjidhej. Bekimi kishte dëgjuar këtë dhe një vit më parë me kursimet e kempit dhe një kredie bankare, ndërtoi 5 shtëpiza druri në fshatin Theth, në tokën e të parëve të tij, të njohur për Kullën e famshme të ngujimit, ku stresoheshin burrat e Dukagjinit për të gjetur besë e mbrojtje.

Shtëpizat e Bekimit mirëprisnin miq nga e gjithë bota, siç kishte bërë dikur edhe gjyshi i tij, Zefi. Por, një vit më pas Edi Rama kishte dërguar policë, inspektorë, fadroma dhe kamionë për t’i prishur shtëpizat e Bekimit. Me të gjitha kursimet e harxhuara, një kredi të pashlyer dhe me një shtet që gjithë forcën e ka vënë përballë tij, Bekimi ishte shtrirë sot përballë fadromave dhe nuk largohej. Ja kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës: i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët.

Ndërkohë që në bregdet e Tiranë ngrihen dhjetëra kate kullash, vilash e resortesh pa leje të oligarkëve, Edi Rama ka vendosur të merret me shtëpizat e Bekimit në tokën e të parëve në Theth. Sepse ai s’ka as guximin, as kurajon, as vullnetin të merret me oligarkët dhe ndërtimet e tyre pa leje, por vetëm prish dhe shkatërron mundin, djersën dhe kursimet e njerëzve të thjeshtë e të pamundur si Bekimi që nuk kanë vjedhur, uzurpuar apo përfituar prona me falsifikime e korrupsion, por kanë ndërtuar në tokat e të parëve të tyre.

Në fakt, plani i Edi Ramës është i qartë. Në vend të investimeve modeste që kanë bërë banorët e zonës me kursimet e tyre, ndryshimet e ligjit për zonat e mbrojtura kanë mundësuar grabitjen e pronave për ndërtimin e resorteve me 5 yje të oligarkëve në zemër të zonave të mbrojtura, siç është Parku Kombëtar i Thethit.

Por, përtej politikës i bëj thirrje Edi Ramës dhe Benet Becit që të largojnë policët, inspektorët dhe fadromat e tyre e të lejojnë Bekimin të gëzojë frytet e kursimeve të një jete për të bërë realitet ëndrrën e tij. Sepse njerëz si Bekimi duhen mbështetur, mirëkuptuar dhe ndihmuar, e kurrësesi të bëhen shembulli i arbitraritet, abuzimit dhe paligjshmërisë”, shkruan Bardhi teksa publikon foton me poshte:

Etiketa: aksionbardhiRamatheth

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës

18:48 : 29/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

18:34 : 29/09/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
AKTUALITET

Toni Gogu: I nderuar të ulem përkrah kolegëve që akuzohen nga SPAK për korrupsion madhor

14:43 : 29/09/2025
AKTUALITET

Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’

08:42 : 29/09/2025
AKTUALITET

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

18:50 : 28/09/2025
Para

Reali "kafshatë" e lehtë për PSG-në, francezët shënojnë dy gola për 9 minuta (Video)

TË GJITHA

Ngërçi politik në Kosovë/ Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?

09:39 : 30/09/2025

Vendet myslimane dhe fuqitë evropiane e mbështetin planin e Trumpit për Gazën

09:38 : 30/09/2025

Kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeveritar, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

09:30 : 30/09/2025

Sherr në Fier, 32-vjeçari përplas me makinë 40-vjeçarin pas konfliktit

09:19 : 30/09/2025

Hoqi dorë nga partia e re, Zhaku: Nuk ia vlen të humbas kohë me këtë popull

09:08 : 30/09/2025

Gjykata e Lartë zgjedh sot kreun e ri të Kushtetueses

09:05 : 30/09/2025

“Temperatura deri në 0 gradë në veri”, meteorologia: Tetori nis me reshje shiu dhe dëbore

08:58 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com