Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Vlorë – Fier, pranë fshatit Novoselë.
Në makinën e cila u përmbys udhëtonin tre persona, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.