• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it

18:40 : 03/07/2025
në BOTA

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se po i afrohen një marrëveshjeje të nivelit të lartë tregtar, për të shmangur vendosjen e tarifave 50% mbi të gjitha eksportet nga BE që nga e mërkura e ardhshme, sipas një afati të vetëvendosur nga presidenti amerikan Donald Trump.

The Guardian raporton se bisedimet në Uashington mund të zgjasin deri në orët e fundit para afatit, por diplomatët dhe zyrtarët evropianë thanë se BE-ja është e gatshme të pranojë tarifat ekzistuese prej 10% si kompromis. Por ky pranim, theksuan burimet, do të kushtëzohej me një zgjatje të negociatave dhe me lehtësime të mundshme mbi tarifën 25% për makinat, që po dëmton ndjeshëm industrinë gjermane të automobilave.

Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa prej 50% për të gjitha mallrat evropiane duke filluar nga 9 korriku, nëse nuk arrihet një marrëveshje. Aktualisht shumica e produkteve nga BE përballen me një tarifë 10%, ndërsa makinat dhe pjesët e makinave tarifohen me 25% dhe çeliku e alumini me 50%.

Kreu i tregtisë së BE-së, Maroš Šefčovič, i cili ndodhet në Uashington për të finalizuar një marrëveshje, zhvilloi të enjten një takim të papritur me sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, dhe sekretarin e Thesarit, Scott Bessent, një nga njerëzit më të afërt të Trump në administratë. Fillimisht, Šefčovič kishte planifikuar të takohej vetëm me përfaqësuesin amerikan të Tregtisë, Jamieson Greer.

Ky intensifikim i përpjekjeve vjen disa ditë pasi kancelari gjerman, Friedrich Merz, përsëriti thirrjet për një zgjidhje të shpejtë.

Lexo edhe:

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

“Më mirë një zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë sesa një marrëveshje komplekse që mbetet në negociata për muaj të tërë,” deklaroi ai në Berlin.

Merz theksoi se tarifat aktuale janë “një barrë shumë e madhe për bizneset tona”.

Šefčovič po kërkon gjithashtu një marrëveshje, që të garantojë se SHBA –të nuk do të vendosin tarifa të reja gjatë periudhës së zgjatjes së bisedimeve.

Një diplomat i BE-së u shpreh optimist: “Nëse jo këtë javë, marrëveshja do të arrihet para të mërkurës, sepse është në interesin e të gjithëve.”

Sipas tij, marrëveshja do të jetë “në një nivel të lartë, por e mjaftueshme që Trump ta shpallë si fitore”. Disa burime madje sugjerojnë që një marrëveshje mund të shpallet gjatë festimeve të Pavarësisë, më 4 korrik në SHBA.

Negociatat mes BE-së dhe SHBA-së kanë nisur që në fillim të prillit, kur Trump prezantoi një valë tarifash mbi më shumë se 60 shtete, gjatë një ceremonie të ashtuquajtur “dita e çlirimit”. Deri tani, ai ka përfunduar formalisht vetëm një marrëveshje me Britaninë e Madhe, edhe pse pretendon se ka arritur marrëveshje edhe me Vietnamin dhe Kinën.

Një burim nga delegacioni i BE-së që udhëtoi në Uashington në prill tha për The Guardian se amerikanët u dorëzuan një dokument voluminoz me ankesat e SHBA-së, të ndara sipas shteteve, ku vetëm për BE ishin rreth 30 faqe.

Në Berlin, burime qeveritare pohuan se Merz pati vështirësi ta bindte presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të ndryshonte strategjinë dhe të ndiqte një qasje të ngjashme me atë të Britanisë.

Von der Leyen u shpreh të enjten: “Qëllimi ynë është një marrëveshje në parim, sepse me këtë volum, brenda 90 ditësh, një marrëveshje në detaje është e pamundur. Kjo është edhe ajo që bëri Britania. Dhe, sa jam e informuar, vetëm dy vende deri tani kanë përfunduar marrëveshje në parim.”

Etiketa: BESHBAtarifaTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025
BOTA

Kriza në SHBA paralizon transportin ajror: 700 fluturime të anuluara në një ditë

16:46 : 07/11/2025
BOTA

Orban: Samiti Trump–Putin në Budapest mund të ndodhë brenda pak ditësh

15:41 : 07/11/2025
BOTA

Alarm në bazën amerikane ku qëndron avioni Presidencial, stafi sëmuret pasi hapën pakon e dyshimtë

14:30 : 07/11/2025
BOTA

Anulohen qindra fluturime në SHBA, arsyeja

09:19 : 07/11/2025
Para

FOTO/ Rama takim në hotel me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë

TË GJITHA

Tabaku: Rritja e pagave e pamjaftueshme, qytetarët përballen me çmime të larta dhe varfëri

09:47 : 08/11/2025

Furnizonte grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet takstisti në Tiranë (EMRI)

09:37 : 08/11/2025

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025

Raporti i WMO: 2025 ndër vitet më të nxehtë në histori

09:19 : 08/11/2025

Ushtria amerikane godet një anije në Karaibe, 3 të vrarë, dyshohej për trafik droge

08:58 : 08/11/2025

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarë do zgjedhin kryetarët e 5 bashkive

08:33 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com