• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin

20:39 : 02/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Edhe një verë tjetër gazrat toksikë që gjenerohen nga flakët e mbeturinave helmuan Elbasanin, një ritual që përsëritet thuajse çdo vit, sa herë temperaturat ngrihen dhe malet me plehra digjen masivisht. Për gati 24 orë zjarrfikësit u përpoqën të vënë nën kontroll flakët, ndërsa një shtëllungë e madhe tymi ngrihej në periferi të qytetit.

Si zakonisht institucionet e menaxhimit të mbetjeve u gjendën të papërgatitura dhe ia lanë fajin temperaturave të larta, ndërsa pamje si kjo më poshtë dëshmojnë përmasat e rrezikshme të një fenomeni vrastar që duhej të kishte marrë fund një herë e mirë.

Zyrtarët lokalë justifikohen me disa dalje të shkurtra për mediat në këto raste. Administratori i EcoElb, Leli Kaja nka thënë se zjarri është pasojë e temperaturave dhe tejmbushjes së vendgrumbullimit, por nuk jep shpjegim se përse mbeturinat nuk janë asgjësuar.

“Zjarri ka ardhur për shkak të temperaturave të larta. Unë nuk merrem me hamendësime. Është e drejta e secilit të thotë çfarë mendon. Unë jam në këtë mal me mbetje dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për ta fikur,” tha Kaja.

Dyshimet janë se flakët janë të qëllimshme. Në pamundësi për t’i menaxhuar sasitë e mëdha të mbeturinave, i vihet flaka. Janë ngjarje si këto, kur të gjithë kujtohen për “inceneratorin” – mrekullinë inxhinierike të premtuar nga Rilindja që jo vetëm do të zhdukte plehrat, por do të prodhonte edhe energji elektrike, por që përfundoi në një aferë korrupsioni, ku zyrtarë të lartë socialistë mbushën xhepat me dhjetëra milionë euro.

Lexo edhe:

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Mos ju duket çudi që t’i djegin dhe këto plehrat e Tiranës!

Ky është rasti edhe të rikthehen disa momente, kur kryeministri Edi Rama është mburrur pa iu dridhur qerpiku me incineratorin e Elbasanit që do t’i jepte zgjidhje kancerit helmues për qytetin.

Edi Rama, premtimet për inceneratorin e Elbasanit

“Ky tumor i madh i një kanceri që prej 20 e kusur vitesh stërmundon organizmin e të gjithë zonës së Elbasanit dhe u kthye në një problem madhor jetik për të gjithë banorët e zonës, për shkak të një ndotjeje katastrofike, të gjeneruar nga fusha e tmerrshme e plehrave është sot në fazën e një operacioni rrënjësor shërues.

Marrëdhënie me mbeturinat, me plehrat që 20 e ca kusur vitesh e mbytën Shqipërinë, dolën jashtë cdo kontrolli dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë që po realizohet duke filluar nga ky operacion madhor”

Edi Rama në inspektimin e punimeve të inceneratorit në Elbasan

“Ia premtuam Elbasanit këtë gje dhe po ia bëjmë brenda mandatit dhe jo vetëm u zgjidh një problem, por praktikisht u kalua në një fazë komplet tjetër që nuk e ka asnjë qytet tjetër. Ndërkohë që jemi në përgatitjet për ta ripërtërirë këtë ekspericnë edhe në disa zona të tjera, me shpresën që ky problem do zgjidhet një herë e mirë”

Rama në Inagurimin e Inceneratorit të Elbasanit

Edi Rama në inaugurimin e inceneratorit në Elbasan

“Ata nuk e patën kurrë ndjesinë e armiqësisë ndaj plehrave . Përkundrazi patën ndjenjën e bashkëjetësisë me plehrat dhe udhëhoqën me plehrat. Plehrat mund të jenë sëmundje sic ishin për Elbasanin dje dhe mund të jenë edhe pasuri, siç janë për Elbasanin sot. Dhe dallimi mes nesh dhe atyre që sot janë në çadër dhe janë në kushtet e një sere që nuk reciklon është që për ata, plehrat duhet të vazhdojnë të jenë sëmundje, për ne mbetjet e këtij vendi janë një pasuri që ne do ta kthejmë në burim ekonomie, burim zhvillimi dhe patjetër edhe në një instrument për të pasur një mjedis që është në lartësinë që bëri zoti kur bëri Shqipërinë një vend të mrekullueshëm”

Rama pas zbulimit të skandalit me inceneratorët

Në vitin 2020 dukej se vjedhja me inceneratorët ishte aq flagrante sa që disa njerëz duheshin arrestuar. Opozita kishte dërguar dosjet në SPAK për të nisur hetimet, ndërsa Rama bëhej gati të lëshonte disa prej njerëzve të piketuar për të bëre burg. Në emisionin Opinion, ai refuzoi të fliste për abuzimet me fondet publike:

“Të bëjmë një marrëveshje fjale. Do flasim për vizionin, projektin e mbetjeve dhe realizimin apo do fillojmë të merremi “është një person, është një kshu”. Po filluat me persona, mblidhuni bashkë. Unë s’merrem me persona. Nuk më duhet fare kjo. (investigimi) Kjo është e shkruar nga dikush. E ça më duhet mua kjo? Nuk më intereson fare. Nuk më intereson fare. Nuk më intereson fare. A ka mundësi? Nuk është kjo. Fare. Nuk më intereson fare. Nuk më intereson fare gratë dhe burrat e botës.”

Rama në fushatën e vitit 2023 pas disa arrestimeve për inceneratorët

“Aty ku po bëjmë atë platformë të së ardhmes për të gjithë Shqipërinë po ju them, aty kishe malin me plehra. Jo po u bë inceneratori, jo po kjo, jo po ato. Mirë pra, pati probleme? Pati probleme. Pati njerëz që deshën me nxjerrë mjaltë nga plehrat? Pati! Ata kanë punën e vet. Por impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin të pastër. Ndodhin edhe këto, por ama me ne është shumë e qartë kontrata. E dinë të gjithë ata që janë përgjegjës për firmën e anës tonë me popullin”

Në fushatën e vitit 2025, kur këmbëngul për inceneratorët si histori suksesi

“Po kur tha “do ta mbyll impiantin e mbetjeve”, ne shyqyr që e vumë ne punë. Do ta mbyll tha, le të digjen plehrat në natyrë tha se është më higjienike. Normal. Do një mal me plehra që të digjet atje për të bërë ndonjë film se është shesh xhirimi kjo punë. E për të dalë ai atje, Koçi i teto Ollgës dhe për të bërë ndonjë serenatë atje hipur sipër non gratës dhe duke ardhur vërdallë bashkë me kalin e vet”

Kur rilexon këto deklarata kuptohen se helmi për qytetarët në Elbasan është i dyfishtë; një herë buron nga malet me plehra që digjen në verë dhe herës tjetër buron nga propaganda qeveritare që u flet për projekte të suksesshme të trajtimit të mbeturinave, nga ato që pasi vjedhin paratë, kërkojnë t’u mbushin mendjen se plehrat nuk janë fatkeqësi, por pasuri./ Lapsi.al

Etiketa: elbasanflakeFlakët e plehravegenjeshtrainceneratoriplehraRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Mos ju duket çudi që t’i djegin dhe këto plehrat e Tiranës!

22:20 : 03/07/2025
AKTUALITET

Debati për emigrantët, Hoxha: Farage i avantanzhuar ndaj Ramës, sepse i referohet problemit real

21:53 : 03/07/2025
AKTUALITET

Debati Rama-Farage/ Lubonja: Show me IA! Shqipëria inkubator krimi, kjo është shqetësuese

21:45 : 03/07/2025
AKTUALITET

Përplasja Rama-Farage/ Gazetari Manaj: Grupet shqiptare të krimit janë mbizotërueses në Londër

21:37 : 03/07/2025
AKTUALITET

Rama bën spektaklin e radhës me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të Tiranës

19:41 : 03/07/2025
Para

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:07 : 04/07/2025

Temperatura deri në 39°C, parashikimi i motit për sot

08:06 : 04/07/2025

“Arratisja” e kapitalit nga Shqipëria, bizneset dhe individët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

08:03 : 04/07/2025

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com