• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra

18:16 : 30/06/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Ardhja e sezonit të ri veror, sjell (pa)natyrshëm dhe probleme të vjetra, të mbartura dhe të patrajtuara. Njëjtë si ujërat e përzier që derdhen rëndom në det pavarësisht miliona eurove të hedhura për diferencim të tyre në zonat bregdetare. Apo si miliona euro të tjera të bëra shkrumb e hi, njëjtë si zjarret që po bien nga jugu në veri dhe që rrallëherë u gjendet zjarrëvënësi.

Shpesh ngjan si një dorë që do të lirojë më tepër vend për xhunglën e ndërtimit që po gllabëron sipërfaqe gjithnjë e më të mëdha në një vend ku popullsia po firon. Pangopësia në veprim, e verbër ndaj realiteteve socio-ekonomike. Ndërkohë djegia e maleve të plehrave si në rastin e Vlorës në qiell të hapur janë kthyer në plagë të çdo fillimi të sezonit turistik. Një qytet i kapur mes rrugëve të shqyera, mungesës së ujit të pijshëm dhe kutërbimit të plehrave që digjen në qiell të hapur nuk ka se si të jetë miklues për mijëra turistë, vendas dhe të huaj që mund të ndjehen të dyzuar për përgjegjësinë, nëse barrën kryesore të fajit e ka qeverisja qëndrore apo ajo vendore.

Ky sezon turistik përtej euforisë së shifrave qeveritare ku një emigrant numërohet hem si i tillë, hem si turist, ka qenë përgjithësisht i dominuar nga apatia. Apati në përmbylljen e akseve rrugore në ndërtim duke filluar nga ai Tiranë-Durrës që përveç trefishimit të kostos fillestare nuk duket se ka ndonjë nxitim për ta përfunduar në afate optimale. Ndërkohë që edhe rruga alternative e Ndroqit u vendos të bëhet paralelisht në të njëjtën kohë duke e kthyer arterien kryesore të vendit në kaps. Premtimet për trena elektrikë, i dëgjojmë të përsëritura çdo dhjetëvjeçar, por ndërkohë që dekadat kalojnë, pritja ngjan me atë të Godosë së Beketit që aq shumë i pëlqen kryeministrit ta përmendë.

Ndërkohë vijojnë edhe të tjera probleme të vjetra. Për shembull, instancat shtetërore nga detyrimi i kontrollit të vijës bregdetare te rojtarët e munguar të plazheve, pra me neglizhencën e tyre, kanë shkaktuar jo pak plagë që lënë gjurmë jo vetëm te ato pak familje që janë prekur nga tragjedia, përfshirë disa raste mbytjesh, por edhe te një komunitet shumë më i gjerë. Duke dëmtuar dhe pjesën e turizmit që është gjenerator punësimi në këtë sezon.

Lexo edhe:

Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi!

Pushimet çdo vit e më të shtrenjta! Ku do të “arratisen” shqiptarët këtë verë

Gjithashtu duhen përmendur lëvizjet pa kontroll të kroçiereve që e kanë bërë rrugë zbrazjen në territor të ujrave shqiptarë të nevojtoreve të tyre pa penalitet, ndotja me derdhje vajrash dhe mazut në pjesën e rivierës pa penalitet etj. Ndërkohë që jemi kthyer në vend parkimi dhe rimbushje të jahteve të shtrenjtë të cilët përveç leverdisë së tyre nuk kryejnë asnjë shpenzim në drejtim të mbështetjes së biznesit vendor.

Nga ana tjetër nuk ndihmojnë sadopak çmimet e ngritura veçanërisht në zonat bregdetare dhe turistike, të cilat janë dërrmuese për familjet e varfra por që i ka prekur masivisht dhe shtresën e mesme që banojnë në këto zona. Jo rastësisht qytetarë evropianë nga Dubrovniku në Venecia, nga Barcelona në Nicë janë çuar kundër turizmit masiv i cili shtrenjton kostot për vendasit, ndot ambientin dhe sjell pak leverdi për ekonominë në përgjithësi dhe shpërndarjen e drejtë të të ardhurave. Në vende pa plan zhvillimi dhe strategji rritje të qëndrueshme si ky i yni, problemet bëhen edhe më akute.

Nga ana tjetër, rritja e çmimit të karburantit duke kapur standarde zvicerane në një vend me rroga afrikane, ka shtrenjtuar çdolloj tentative për eksplorim të bregdetit shqiptar nëpërmjet turizmit mobil. Sezoni nisi me vonesë, ndarja e plazheve shkakton si zakonisht konflikte, madje dhe brenda familjeve, ndërsa plazhet publike vuajnë dhe nga gjërat më elementare si vendosja e koshave në dispozicion të pushuesve.

Këto probleme, njëjtë me ato të administrimit zgjedhor, janë probleme të përsëritura, për të cilat duket se nuk ka një vullnet për t’i adresuar minimalisht dhe përpjekje serioze për t’i zgjidhur. Ndonjëherë të duket se as nuk kuptohen sepse administrata shpesh qëndron në dimensione të tjera nga ato të qytetarit të zakonshëm. Ose makutëria e përzier me paaftësi që ka pjellë dhe kakistokracinë imune ndaj kritikës, është e përmasave të tilla që nuk të lë vend për asnjë lloj reflektimi.

Se ndoshta prioritet përgjatë çdo sezoni të ri turistik është thjesht rritja e numrave, prapagandimi i tyre si sukses qeveritar, shpërndarja e ngastrave të lakmueshme në bregdet secilit klient qeveritar të maskuar si investitor strategjik dhe nuk ka vend për të menduar për politika publike nxitëse, zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm apo ruajtje të standardeve dhe kritereve minimale mjedisore.

Etiketa: çmimetilir kalemajinfrastrukturaproblemeqeveriasezoniturizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi!

15:25 : 30/06/2025
AKTUALITET

Pushimet çdo vit e më të shtrenjta! Ku do të “arratisen” shqiptarët këtë verë

08:23 : 29/06/2025
AKTUALITET

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025
AKTUALITET

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025
AKTUALITET

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

15:03 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
Para

Ende pa ‘u tharë’ vula e divorcit/ Erion Isai: Jam në një lidhje romantike, nuk i jap llogari askujt

TË GJITHA

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

21:49 : 30/06/2025

E konfirmon Panathinaikos, 18-vjeçari shqiptar i bashkohet ekipit të parë

21:48 : 30/06/2025

Zjarr në Nartë të Vlorës, ja çfarë dyshohet

21:35 : 30/06/2025

E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna

21:32 : 30/06/2025

Ofertë zyrtare për Mario Mitajn, mbrojtësi mund të rikthehet në Europë

21:32 : 30/06/2025

Mbi 65 të vrarë në Gazë pasi forcat izraelite godasin një kafene dhe turmën që po kërkonte ushqim

21:16 : 30/06/2025

Eksod te Tirana, bardhebluve i largohen 12 futbollistë

21:13 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com