• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkelja e barazisë në tendera/ Pezullohet nga detyra kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

14:38 : 30/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

SPAK ka pezulluar nga detyra kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyrin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Po ashtu me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur masë sigurie “Detyrim paraqitje” përpara OPGJ-së.

Hetimet e thelluara lidhen me një procedurë të vitit 2020, për mirëmbajtjen e një segmenti rrugor, me vlerë mbi 219 milionë lekë, ku dyshohet se janë përdorur dokumente të falsifikuara dhe është favorizuar në mënyrë të paligjshme një grup operatorësh ekonomikë.

“Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, me nr. REF-65268-07-13-2020, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Lexo edhe:

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.”- njofton SPAK.

Përveç Myzyrit, në këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur edhe Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj, Enkelejda Bega, Vladimir Hodaj, Marjana Hasani, Mehdi Lala, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe shtetasit; M.L., N.K., dhe A.K., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Kujtojmë se Jonaid Myzyri është paraqitur disa herë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, teksa e fundit ishte sot paradite, ku iu komunikua dhe akuza.

“Boldnews.al” ka mësuar gjithashtu se një ndër hetimet që po zhvillon Prokuroria e Posaçme ndaj Jonaid Myzyrit ka lidhje me shqyrtimin dhe përfshirjen e tij në vendimmarrjen për ankimet mbi prokurime publike të zhvilluara nga institucione të Sigurisë Kombëtare, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, etj.

Sipas të dhënave të siguruara nga redaksia, rezulton se Jonaid Myzyri nuk është i pajisur me certifikatë sigurie dhe për këtë arsye, ai do të duhej të përjashtohej nga vendimmarrja për shqyrtimin e ankimeve mbi tenderat specifikë. Megjithatë, siç duket, ai ka shqyrtuar dhe ka votuar mbi ato procedura, në shkelje flagrante të ligjit.

Gjithashtu, mediat kanë raportuar se kreu i KPP-së po hetohet nga SPAK edhe për favorizimin që i ka bërë kompanisë NRG, me pronarë italianin Marco Genicco dhe bashkëshortja e tij shqiptare, Flutura Nuredini. Ata janë nën hetim të thelluar edhe nga Prokuroria e Tiranës për kontrabandë medikamentesh, me të cilat realizojnë spërkatjen kundër mushkonjave.

Jonaid Myzyri digjet për një mandat të dytë në krye të KPP-së

Jonaid Myzyri u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament. Në janar 2025, Parlamenti shpalli thirrjen për garën e re për kryetar të KPP-së, kur po afrohej fundi i mandatit të Myzyrit.

Në garën e re aplikuan tre kandidatë, mes të cilëve edhe Jonaid Myzyri, që kërkon një mandat të ri. Nga tre kandidatët, vetëm njëri prej tyre, Kreshnik Koka, u skualifikua, pasi nuk mori pjesë në intervistën e strukturuar me gojë.

Në 12 Mars 2025, Këshilli i Ministrave shpalli vlerësimin e kandidatëve të mbetur në garë, ku Jonaid Myzyri mori pikët më të larta, 91 të tilla, krahasuar me kandidatin tjetër në garë, Kreshnik Tërnova, i cili u vlerësua me 82 pikë.

Deri në këtë moment, duket se gjithçka po shkonte në favor të një mandati të ri për Myzyrin. Ligji për “Prokurimet Publike” parashikon që kandidatët duhet, ndër të tjera, të mos jenë nën procedim penal për kryerjen e ndonjë vepre penale (neni 26).

Pra, me marrjen zyrtarisht të pandehur nga Prokuroria e Posaçme, Jonaid Myzyri i “digjet” mundësia për një mandat të dytë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik

Etiketa: Jonaid Myzyrikppspaktendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
AKTUALITET

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

15:25 : 11/08/2025
AKTUALITET

“KAPJA E DREJTËSISË”/ Pse KLP dhe SPAK janë nyja kyçe e rikthimit të shtetit ligjor

11:44 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

11:31 : 11/08/2025
AKTUALITET

Goditja e bandës së trafikut të drogës së Çopjave dhe Çelës, GJKKO liron një prej të arrestuarve

15:28 : 10/08/2025
AKTUALITET

Raporti “ulëritës” i Deklarimit të Pasurive: Në Shqipëri, zero konflikt interesi. Vetëm 1 kallëzim në SPAK

10:32 : 10/08/2025
Para

Irani: Pasurimi ynë bërthamor nuk do të ndalet kurrë

TË GJITHA

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025

Ministri i Financave të Izraelit: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

22:29 : 11/08/2025

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025

4 shenjat e horoskopit që përjetojnë trishtimin më thellë

22:19 : 11/08/2025

Ari thyen rekord historik, kalon 3 mijë dollarë për oncë

22:10 : 11/08/2025

Ten Hag: Zëvëndësimi i Florian Wirtz, një detyrë pothuajse e pamundur

22:01 : 11/08/2025

Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit në Kosovë?

21:56 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com