• Kontakt
Tuesday, August 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim. Ai nuk ka turp!

19:49 : 30/06/2025
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Nuk është vetëm çështje shifrash të shqiptarëve të arrestuar në Britaninë e Madhe debati në distancë mes Nigel Farage dhe Edi Ramës, por edhe një qejfmbetje e kreut të partisë “Reform UK”, ndaj kritikave të kryeministrit shqiptar për nismat ndaj emigrantëve.

Në intervistën për Top Channel dhënë gazetarit Muhamed Veliu, Nigel Farage këmbëngul se e ka fituar bastin me Edi Ramën, por ndërkohë e thotë hapur se nuk i kanë pëlqyer qëndrimet kritike të shefit të qeverisë shqiptare ndaj BREX-it, referendumit që e nxori Anglinë jashtë BE.

Muhamed Veliu: Zoti Farage, çfarë ju bëri të komentoni atë që Kryeministri Edi Rama tha në intervistën e tij për The Guardian, ku ai kritikoi qeverinë aktuale britanike për çështjet e imigracionit, ashtu siç bëni ju çdo ditë?

Nigel Farage: Shiko e gjithë çështja me të burgosurit e huaj është diçka e madhe këtu në Britaninë e Madhe. Ne kemi mbi 10.000 të burgosur të nacionaliteteve të huaja në burgjet tona dhe kjo ka çuar të tejmbushje. Ne për të liruar vende po nxjerrim parakohe nga burgu ata që kanë kryer krime serioze. Pra për këtë ka një debat. Dhe të rastin e Shqipërisë janë shumë shqiptarë në burgjet tona dhe unë besoj se ata nuk duhet të jenë në vendin tonë por duhet të kthehen në Shqipëri. Tani, kryeministri juaj zoti Rama i cili asnjëherë nuk ka turp dhe është argëtues dhe natyrisht është kundra Brexit paçka se Brexit nuk ka të bëjë fare me të.  Këtë kurrë nuk e kam kuptuar, ai vuri në pikëpyetje shifrat e mija. 1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg duke thënë kjo është çmenduri. Zoti Rama më sulmoi mua dhe më pas tha se nëse shifrat e mija janë të vërteta ai u angazhua ti marrë ata në Shqipëri. Unë kam bërë kontrollet dhe ri-kontrollet e mija të shifrave dhe statistikat zyrtare të qeverisë të tetorit 2024 tregojë se janë afërsisht 53.000 shqiptarë në Britani dhe prej tyre 1.200 në burgje. Pra ekzaktësisht 1 në 50 është në burg. Tani Rama na thotë se janë më shumë shqiptarë në Britani sepse shumë kanë ardhur ilegalisht me gomone. Pra kjo e bën shifrën e atyre që s’duhet të jenë në Britani më të madhe. Unë dua tju them se kryeministri juaj e ka gabim në të gjitha çfarë ka thënë. Ne kemi këtu një shqiptarë të dënuar për 50 krime. Hajde tani Edi pasi me premtove unë i nxora shifrat ata tashmë të tutë ti marrësh.

Muhamed Veliu: A u befasuat kur morët dy përgjigje në X nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, pasi ju, në emisionin tuaj në GB News, i kërkuat që të marrë të dënuarit shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar për t’i kthyer në Shqipëri?

Nigel Farage: Ai kritikoi vendin tim duke thënë se jemi zhytur në një vend me errësirë duke marrë në konsideratë dërgimin e emigrantëve jashtë. Unë i thash se kjo është hipokrizi pasi vendi juaj ka negociuar me Melonin e Italisë për të marrë emigrantë. Ai nuk mund të jetë kritik dhe standarde të dyfishta dhe për këtë duhet të marrë të burgosurit shqiptarë e kthejë ata në vendlindje. Ai po e shijon përballjen me mua në Tëitter. Unë ju premtoj ju se kur ai thotë se shifrat e mija janë të gabuara unë i them. Jo. Ai i ka shifrat gabim. Unë jam me të drejtën dhe mëzi pres ta mbaj premtimin.

Muhamed Veliu: Kemi parë në të kaluarën që zoti Rama ka kritikuar politikanë britanikë si Suella Braverman dhe Robert Jenrick. Tashmë duket se edhe ju jeni përfshirë në një shkëmbim replikash me Edi Ramën mbi shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar. Kush mendoni se do ta fitojë këtë debat?

Lexo edhe:

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret

Nigel Farage: Ai, bën shumë zhurmë se është një burrë i madh. Natyrisht i përket krahut të majtë, ka pikëpamje glogaliste dhe kundra Brexit. Më lejoni tu them se kjo nuk është puna e tij. Nuk është arsye të kritikojë Britaninë e Madhe. Shiko, unë dua shqiptarët e mirë të vinë në Britani. Ne nuk duam njerëz që vinë nga Shqipëria të cilët janë të këqinj. Çdo vend i përgjegjshëm duhet ta bëjë këtë. Dhe unë mendoj se në të gjithë këtë përplase- ju keni të drejtë kur thoni se Rama ka kritikuar Suelën dhe Robert Xhenrik dhe unë e kam parë atë në të shkuarën por Rama ka ndezur me mua një përplasje për një çështje të gabuar. Shifrat e mija janë në rregull. Numrat e Edi Ramës janë gabim. Ai ka bërë një premtim dhe unë dua që ta respektojë.

A jeni i gatshëm të debatoni ballë për ballë me Kryeministrin Edi Rama mbi disa shifrat që ju po flisni?

Nigel Farage: Shiko edhe pse unë tani  nuk pajtohem me filozofinë e tij dhe shifrat i ka gabim unë nuk e kam takuar akoma. Për mua ai është një figurë argëtuese. Kështu, nëse unë ftohem në Tiranë për drekë me Edi Ramën unë do të vij.

Muhamed Veliu: Nëse rezulton që shifra që keni përmendur – që 1 në 50 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar është në burg – është e pasaktë, a do të kërkoni falje?

Zoti Rama dje deklaroi se në Mbretërinë e Bashkuar ka një vlerësim prej mbi 140,000 shqiptarësh, shifër e cila iu referua edhe një seance dëgjimore dhe raporti të Dhomës së Komunave në vitin 2023 – dhe nga përvoja ime si gazetar që jetoj dhe punoj në Londër prej më shumë se 11 vitesh, mund të them me siguri se afërsisht 200,000 shqiptarë jetojnë sot në Mbretërinë e Bashkuar – qoftë me leje qëndrimi apo ilegalisht.

Nigel Farage: Nëse ata janë ilegalisht atëherë numri kriminelëve shqiptarë nuk është 1 në 50 por 1 në 2 dhe nëse kjo është çështja ata duhet të kthehen në Shqipëri. Shifrat i kam në rregull. Ato janë shifra të rregullta zyrtare. Nëse mbrojtja e Ramës është se Nigel është gabim sepse shumë prej tyre janë ilegalë kjo e bën çështjen në favorin tim dhe në mënyrë fondamentale gabim për Ramën.

Muhamed Veliu: Që nga viti 2023, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë një marrëveshje për transferimin e të dënuarve, e cila është funksionale, dhe më shumë se 15 shtetas shqiptarë të dënuar me mbi 4 vite burg tashmë janë kthyer në Shqipëri. Shqipëria është i vetmi vend që pranon një fluturim të posaçëm (charter) nga Home Office i Mbretërisë së Bashkuar, me emigrantë të paligjshëm të dëbuar çdo javë. Për më tepër, SPAK (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe NCA (Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar) kanë një njësi të përbashkët hetimi – e vetmja e këtij lloji në Ballkan. A i jepni meritë qeverisë së Shqipërisë për bashkëpunimin kaq të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar?

Nigel Farage: Është një fillim. Është një fillim. Dhe nëse flasim për këtë bashkëpunim e bën edhe më të çuditshëm pse kryeministri juaj më sulmon mua. Kjo nuk bën sens. Është vetëm një fillim zoti Rama. Kur unë do të vij tju takoj për drekë do të flasim gjatë dhe do të kemi marrëdhënie të mira mes dy vendeve natyrisht nëse ai ndal sulmin ndaj Brexit.

/TCH

Etiketa: BritaniEdi RamaNigel FarageRamashqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret

18:32 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?

17:18 : 11/08/2025
AKTUALITET

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

13:30 : 11/08/2025
AKTUALITET

Arritje e qeverisë Rama! Shqipëria, vendi i dytë më i palumtur në Europë pas Ukrainës

10:51 : 11/08/2025
Para

Qëndrimit i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

TË GJITHA

“Nuk presim asgjë”: Ukrainasit shprehen skeptikë para takimit Trump-Putin

08:19 : 12/08/2025

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 12/08/2025

Emigrimi masiv/ Shifra shqetësuese: Numri i nxënësve në arsim bie me 10%

08:14 : 12/08/2025

I nxehti afrikan përfshin vendin, temperaturat deri në 41 gradë Celsius!

08:08 : 12/08/2025

Horoskopi, e martë, 11 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 11/08/2025

U qëllua me armë gjatë një tubimi, senatori kolumbian Miguel Uribe vdes pas 2 muajsh në spital

22:56 : 11/08/2025

Ishte harruar në Bankën e Italisë, “thesari” i bandës së drogës i kthehet pas 31 vitesh shtetit

22:50 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com