• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës socialiste.

Seanca e sotme vijoi e tensionuar që prej mëngjesin të sotëm pasi është shoqëruar debate mes palëve, ndërsa në momentin e votimit të projektligjeve në rend dite, opozita ka braktisur sallën.

I vetmi opozitar prezent ishte deputeti Dash Sula, ndërkohë që votën “pro” e ka dhënë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shfaq momentet e fundit të seancës plenare pas 6 muajsh mungesë. Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë, Rama është parë i ulur në vendin e tij, në krah të zv.kryeministres Belinda Balluku me të cilën shefi i qeverisë shkëmben disa fjalë.

Në një vend normal kryeministri duhet të jetë i pranishëm çdo seancë plenare për të dhënë “llogari” për punën e qeverisë së tij por me Edi Ramën ndodh e kundërta pasi me arrogancën e tij ai nuk pyet për askënd. Megjithëse paguhet me taksat e shqiptarëve, Rama refuzon të marrë pjesë në diskutimet në Kuvend pavarësisht se opozita ka insistuar disa herë që seancat mos zhvillohen pa prezencën e kryeministrit. Hera e fundit kur kryeministri ka qenë në Parlament është data 18 nëntor 2024 kur prezantoi buxhetin për vitin 2025 dhe bonusin e pensionisteve.

Socialsitët votuan ligjet të vetëm, ndërsa ndryshimet në ligjin për sportin, që krijuan edhe debat në sallë kaluan me 71 vota pro dhe 4 abstenim.

Lexo edhe:

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

Kushtetuesja e Kosovës “merr” situatën në dorë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh!

Deputetët që abstenuan ishin Erion Braçe, Petro Koçi nga PS, Dash Sula i PD dhe Meri Markiçi e PSD.

  • Çfarë u votua sot në Kuvend?

Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”- 74 pro, 1 abstenim

Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”- 74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër

Projektligji “Për shëndetin e bimëve”- 74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër

Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”- 74 pro, 1 abstenim, 0 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”, – 70 vota pro, 4 abstenim, 0 vota kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”- 71 pro, 1 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”- 72 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.-71 pro, 1 abstenim, 0 kundër

Projektligj “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”. 72 pro, 2 abstenim, 0 kundër

Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”. 73 pro, 0 abstenim, 0 kundër

  • Seanca plenare solli diskutime dhe përplasje mes PS dhe PD-së

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar sërish Taulant Ballën në seancën e sotme plenare se është i akuzuar në sallë gjyqi se ka porositur vrasje.

Berisha deklaron nga foltorja e Kuvendit se Taulant Balla “është një person i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, duke filluar me trafiqet e prostitucionit e përfunduar tek droga”.

Berisha shprehet më tej se Balla “është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani”

“Natyrisht një përfaqësuesi të shpifur dhe të neveritshëm të krimit në parlament nuk ia vlen t’i përgjigjesh, por detyrimi ndaj qytetarëve më detyron të rikujtoj këtu se personi që foli këtu është një person i akuzuar për trafiqe të të gjitha llojeve, filluar me trafiqet e prostitucionit e përfunduar tek droga.

Është një njeri i akuzuar me dokumente zyrtare në sallë gjyqi se ka porositur vrasje. Është një person, i cili segmentet e drejtësisë, kriminale, kanë djegur me vendim regjistrimet që faktonin personin si një porositës së vrasjeve. Është i faktuar, është njeriu që ka porositur bandën e Elbasanit për të burgosur një familje të tërë, kundërshtare të bandës së Elbasanit dhe merret më vonë në mbrojtje nga Nuredin Dumani.

Ky person rezulton se me datën 10.12.2020 ka rënë dakord, Targeti informon PIN-in aq e kaq, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, këtij krimineli që është këtu, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll kriminelit këtu…”, tha Berisha.

  • “Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha përplaset me Koçin

Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti socialist Petro Koçi janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën plenare në Kuvend.

Berisha, teksa ironizoi se ku janë dy deputetet e reja Zegjine Çaushi dhe Sara Mile, përmendi edhe deputetin socialist Petro Koçi, i cili nuk do të jetë në legjislaturën e ardhshme.

Berisha u shpreh se ishin grupet kriminale që e lanë jashtë Koçin dhe kjo solli reagimin e këtij të fundit.

Përplasjet:

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot kreu i partisë së krimit mori… duhet të ruash vendin dhe mos më bëj të të jap një përgjigje që nuk duhet ta jap.

Kreu i partisë së krimit mori epitetin më në fund më të merituar si Ramaduro i Europës dhe gazetari i mirënjohur Njuman shtjelloi pyetjen e tij: Zoti Berisha, na fol pak për situatën në Shqipëri dhe Ramaduron.

Pra, është bërë famoz për dy aspekte kryesore, për narkoshtetin dhe farsën elektorale.
Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës. Petro, kush të nxori ty nga parlamenti? Kartelet të nxorën.

Unë e di se do dalësh këtu të thuash jo e jo, por ato të nxorën, se po të kishe qenë i tyre, nuk do dilje ti.
Je një automat, nuk ke se çfarë jep ti se ti thua vetëm atë që të kanë programuar. Kështu që në qoftë se në Shqipëri, ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë.

Koçi: Sali ti je i fundit në Republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira, je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit të ‘96, e mban mend ca i bëre kreut të PS në Librazhd, i masakruar, një rrahje barbare. Ti burgose Fatos Nanon për politikë. Mos fol më për zgjedhjet, je në të njëjtën frekuencë valë me Maduron, turp të kesh.

  • Berisha: Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e ministrit të Brendshëm

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, kreu i opozitës Sali Berisha deklaroi se Edi Rama, duke iu referuar si kreu i partisë së krimit, mori epitetin më të merituar si Ramaduro i Europës.

Ai hodhi akuza se Petro Koçin e nxorrën nga Kuvendi kartelet kriminale, teksa shtoi se grupi kriminal i Troplinëve paguan 10 milionë euro emërimin e ministrit të Brendshëm, duke u drejtuar nga Ervin Hoxha.

Por, sipas Berishës, tashmë Troplinët e kanë zëvendësuar Ervin Hoxhën me deputetin e zgjedhur të Durrësit, Arkend Ballën, duke paralajmëruar indirekt emërimin e këtij të fundit në postin e ministrit të Brendshëm.

Po ashtu, Berisha sulmoi edhe kreun e SPAK, Altin Dumanit, të cilit iu referua si Altin Troplini, në lidhje me dënimin e deputetit demokrat Qani Xhafa, për shkak se ky i fundit kishte shkaktuar aksident i dehur.

Sali Berisha: Sot kreu i partisë së krimit mori epitetin më në fund më të merituar si Ramaduro i Europës dhe gazetari i mirënjohur Njuman shtjelloi pyetjen e tij: Zoti Berisha, na fol pak për situatën në Shqipëri dhe Ramaduron. Pra, është bërë famoz për dy aspekte kryesore, për narkoshtetin dhe farsën elektorale. Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës.

Petro, kush të nxori ty nga parlamenti? Kartelet të nxorën. Unë e di se do dalësh këtu të thuash jo e jo, por ato të nxorën, se po të kishe qenë i tyre, nuk do dilje ti. Je një automat, nuk ke se çfarë jep ti se ti thua vetëm atë që të kanë programuar. Kështu që në qoftë se në Shqipëri, ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë.

Ky që është këtu, është marrë vesh se Troplinët e paguan 10 milionë euro emërimin e tij. Por ajo që ishte më e veçanta, ishte se e ndërruan më atë tjetrin, me Arkendin. Po, po, e morët vesh ju Arkend milionerin, se edhe ai nga Pojat e Vlorës i kishte milionat. Këndej ishte me një rrogë pedagogu ai, ishte me dy e ca milionë, apo nuk u bëjnë përshtypje këto.

Pra, narkoshteti i parë dhe i vetëm po kundërmon sot çdo ditë e më shumë në rajon, në Europë dhe në botë. Autopsia që po i bëhet procesit të farsës elektorale tregon kriminalizimin nga kreu i piramidës tek punonjësi patronazhist i piramidës suaj. Tregon se zbatuat një piramidë mashtrimi, falsifikimi, trillimi dhe kjo ishte farsa elektorale. Përdorët metodat më të turpshme që mund të jenë përdorur ndonjëherë në ndonjë vend. Zhvilluat zgjedhjet si në Zimbvabve 30 vite më parë dhe pastaj të mos quhet Ramaduro. Në disa aspekte ia kalon edhe Maduros se ai u ankua se mafia shqiptare po më ndërhyn në punët e veta. Por, u pa gjithashtu se Shqipëria është vendi i shtetit monist, i shtetit elektoral. Pardje në Strasburg, asambleja parlamentare e Këshillit të Europës kërkon ndarjen e partisë nga shteti, çka nënkupton sundimin e partisë shtet në këtë vend. Por krahas partisë së krimit, instrumentet e saj janë po kaq kriminelë dhe antikushtetues.

Kam përpara këtu deputetin Qani Xhafa, një deputet i nderuar, një njeri i respektuar në qark dhe kudo. Të porositur ushtarët e këtij Hoxhës, e ndalojnë dhe i thonë se je me shpejtësi dhe ke konsum alkool. Ky ishte krimi i tij. Kush e heton dhe kush merret me dosjen e tij? Altin Troplini. A mund të imagjinoni ju, a ndodh në botë që me një çështje civile, me një çështje të pastër civile të një qytetari jashtë detyre, të merret kreu i Skapit? Të merret njeriu i cili certifikoi krimin antikushtetues, krimni elektoral, si të ligjshëm, si të amnistueshëm. Unë e kuptoj se ju, një pjesë nuk do jeni më. E kuptoj, por asnjë prej jush nuk ngrihet dot të mbrojë këto të vërteta. Si ka mundësi? E keni nga frika? E keni nga keqbërjet që u rëndojnë? E ke shndërruar këtë parlament në një neveri të vërtetë me mënyrën se si e drejton si me qenë një sekretare e mjerë…

  • Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura/ Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ngriti shqetësimin e shtyrjes së raportimi në Kuvend të institucioneve të pavarura për në legjislaturën e re.

Bardhi tha se kjo është në shkelje të Kushtetutës dhe sipas tij, shtyrja e raportimeve është bërë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa dhënë shpjegim

“Dua të ngre një shqetësim, që të jepte rekomandimet përkatëse ndaj këtyrëe institucioneve . Konferenca e kryetarëve miratoi kalendarin e raportimeve të institucioneve kushtetuese përfshirë të drejtësisë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa dhënë shpjegim, kuvendi dhe komisionet kanë anuluar raportimin e institucioneve të pavarura në kuvend, duke e shtyrë në legjislaturën tjetër. Ne pas datës 8 korrik nuk miratojmë dot ligje por s’na ndalon dot kushtetuta që kuvendi të vijonte punën me dëgjesat e institucioneve të pavarura. Duhet të vijohet me kalendarin e raportimeve të institucioneve të pavarura. Duhet të vijnë në Kuvend, dhe të ketë mundësinë për të lëshuar rekomandime për përmirësimin e punës së tyre. S’mund të mbyllni kuvendin për llogaridhënien e tyre. Vendimi juaj është shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregulloja e kuvendit.”, tha Bardhi.

  • Berisha përplaset me PS-në në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në seancën plenare të kësaj të enjteje se zgjedhja e avokatit të popullit ka një vit që është shtyrë vetëm e vetëm se sipas tij qeveria nuk po pranon kandidatin e opozitës për të zgjedhur Avokatin e Popullit.

Sipas Berishës përjashtimi i kandidatit të propozuar nga opozita është bërë pa asnjë kriter.

“Problemi i avokatit të popullit shtyhet prej 1 viti, për shkak se ju nuk pranoni kandidaturën e opozita ndonëse plotëson çdo kriter, Në rregull ka qenë që avokati propozohet nga opozita, kërkoni të impononi nëpërmjet përjashtime pa asnjë kriter të kandidaturave që paraqet opozita dhe jeni të gatshëm ta shtyni me vite, për faktin se një kandidature nga ana juaj nuk pranohet për shkak se ka qene i dënuar politikisht. Ndregjoni plotëson të gjitha kriteret, hajde ta votojnë dhe ta mbyllim sot këtë punë. Për ne ky është një institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij”, tha Berisha.

  • Vota diasporës, Zhupa akuza Ballës: Ka plotësuar zarfe më shumë se punonjësit e postës

Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi nga foltorja e Kuvendit Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla se ka ndikuar në procesin e votës së diasporës.

Zhupa tha se vijnë nga raportimi në Strasburg dhe sipas saj të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas saj në fakt ka patur shtet elektoral, që shpërndau çdo të mirë elektorale.

“Pika themelore janë informacione dhe siguri. Kur diskuton këtu zoti Taulant Zarfi. Sa zarfe ke plotësuar ti nuk ka plotësuar asnjë punonjës poste. Sa ke fabrikuar ju nuk ka rekord në Shqipëri dhe botë. Të flisni ju për informacione dhe siguri është të vësh duart në kokë. Me listat e emigrantëve është përdorur nga funksionarë të PS për të dërguar mesazhe të personalizuar.

Është fakt, mjafton të shikoni si një ish ministre e Jashtme merr votat e diasporës nga aksesi në ambasada nga lista që janë bërë. Marrja e të dhënave personale ka qenë publike se si rodhën dhe si përdorët në fushatë çdo të dhënë personale të individëve për patronazhimin e votuesit.

Ndërkohë që në vend të në shkrimit të votave të diasporës me firmë, emrin sipas kontratës, PD ka provat e sakta të cilat tregojnë se këto nënshkrime mungojnë. Ne vijmë nga raportimi në Strasburg. Të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por ka patur shtet elektoral, që shpërndau çdo të mirë elektorale.

Informacioni që morën qytetarët shqiptarë ishte një informacion i privuar nga e vërteta. I ndikuar nga paratë e dhëna nga qeveria, përmes reklamave të monopolizuara. Sipas raportit vendosët duke shkelur kushtetutën duke mbyllur tiktok, morët vendim që do e mbyllnit për 1 vit, sot është hapur. Beteja ishte për të monopolizuar informacionin“, tha Zhupa.

Lexo edhe:

Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungesë

Etiketa: kuvendligjemiratimLigjetopozitaqeveriaRamasalla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
RAJONI

Kushtetuesja e Kosovës “merr” situatën në dorë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh!

19:42 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Deputetët e zgjedhur nga bandat me bekimin e qeverisë Rama

17:56 : 26/06/2025
AKTUALITET

Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungesë

17:45 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

14:47 : 26/06/2025
Para

Kapet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, “Fito” gjendet në një bunker nëntokësor

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com