• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

15:29 : 26/06/2025
në AKTUALITET, BOTA, EKONOMI, POLITIKE

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord me kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump për rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen nga niveli aktual, 2% në 5%. Objektivi gjithsesi parashikohet të realizohet jo më herët se sa viti 2035, ndërsa është rënë dakord për një rishikim në vitin 2029.

Nga Gjergj Erebara

Gjatë vitit 2025, Shqipëria pritet të shpenzojë 37.2 miliardë lekë ose afërsisht 372 milionë euro për sektorin e mbrojtjes, një shifër kjo e barabartë me 1.42% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, i cili vlerësohet se do të jetë 26.2 miliardë euro. Shqipëria është për rrjedhojë një nga të paktat anëtare të NATO-s e cila nuk plotëson kriterin e vendosur vite më parë për shpenzime jo më të ulëta se sa 2% e PBB-së për mbrojtjen. Në mënyrë që të plotësojë këtë kriter, do të duhet që Shqipëria të shpenzojë, këtë vit, edhe 150 milionë euro të tjera nga kuota aktuale.

Prodhimi i Brendshëm Bruto është matësi i sasisë së mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një ekonomi gjatë një viti fiskal dhe ky tregues rritet vit pas viti, me përjashtim të rrallë të krizave. Kjo do të thotë që, ndërsa ekonomia e Shqipërisë sot është 26.2 miliardë, nëse rritet, siç shpresohet, me 3.5% në vitet në vijim, në vitin 2029 do të arrijë në 30 miliardë euro ndërsa në vitin 2035, do të arrijë në 37 miliardë.

Në rast se vendet anëtare të NATO-s nuk do të ndryshojnë mendje për objektivin e vendosur sot, në vitin 2035 Shqipërisë do t’i duhet të shpenzojë për sektorin e mbrojtjes 1.8 miliardë euro.

Lexo edhe:

Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

Por objektivi i ri prej 5% të shpenzimeve për mbrojtjen, është i ndryshëm nga objektivi i vjetër. Objektivi i vjetër ishte 2% për mbrojtjen. Objektivi i ri është 3.5% për “mbrojtjen bazë” dhe 1.5% plus për zhvillime infrastrukturore me përdorim të dyfishtë. Bëhet fjalë për ndërtim infrastrukture transporti që mundëson lëvizjen më të shpejtë të ushtrisë, për investime në sektorin e mbrojtjes kibernetike, e cila është njëkohësisht e nevojshme për sigurinë e hapësirës kibernetike që shërben për ekonominë e gjerë, apo për mbrojtjen e infrastrukturës së gazsjellësve apo linjave të interkonjeksionit të telekomunikacionit apo energjisë elektrike.

Me pak fjalë, për “mbrojtjen bazë” e cila përfshin rrogat e ushtarëve dhe pajimet bazë, nuk kërkohet 5% e PBB-së, por 3.5%.

Problemi për vendet që nuk kanë industri të zhvilluar të sektorit të mbrojtjes është që, shpenzimet për pajime janë mallra importi. Si të tilla, këto shpenzime kanë efekt negativ në ekonomi.

Për shembull: nga 372 milionë euro që Shqipëria pritet të shpenzojë për mbrojtjen gjatë vitit 2025, 229 milionë euro klasifikohen, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, si “shpenzime kapitale të trupëzuara”. Ky është termi që përdoret për investimet. Pagat dhe sigurimet shoqërore të të gjithë të punësuarve të sektorit, përfshirë ushtarët dhe administrata civile e Ministrisë së Mbrojtjes, pritet të kushtojnë 83 milionë euro. Mallrat dhe shërbimet për këtë forcë ushtarake pritet të kushtojnë 56 milionë euro, ndërsa investimet kapitale pritet të kushtojnë 229 milionë euro.

Lista e investimeve publike, një dokument që publikohet nga Kuvendi i Shqipërisë bashkë me projektbuxhetin, bart të dhëna për të kuptuar se për çfarë do të shpenzohen këto para. [Link]

Sipas këtyre të dhënave, programi shumëvjeçar i investimeve në Forcat e Armatosura të Shqipërisë është me vlerën 240 miliardë lekë (2.4 miliardë euro). Nga këto, 184 miliardë janë investime me burime të brendshme, ndërsa 56 miliardë janë me “burime të huaja”, ku përfshihen huatë dhe donacionet e vendeve partnere.

Buxheti i këtij viti parashikon shpenzimin e 28 miliardë lekëve investime në mbrojtje, nga të cilat, 12 miliardë janë me financim të huaj dhe 16 miliardë financim i brendshëm. Nga financimi i huaj, 7 miliardë janë grante, pra para dhuratë nga partnerët dhe pjesa tjetër janë hua.

Qeveria shqiptare ka vendosur në listën e investimeve të sektorit të mbrojtjes një port të ri ushtarak në Porto Romano, me kosto të vlerësuar prej 38 miliardë lekësh ose 380 milionë eurosh. Ky është veçmas projektit të portit të ri civil në Porto Romano me kosto të vlerësuar nga qeveria në masën 49 miliardë lekë ose 490 milionë euro për fazën e parë. Fati i portit është i paqartë, tenderi për seksionin civil ka dështuar në mënyrë të përsëritur ndërsa ai për seksionin ushtarak nuk dihet gjë.

Programi tjetër i madh i investimit në mbrojtje titullohet: sistemi i mbrojtjes ajrore bazuar në tokë GBAD, MRAD/SHORAD. Shqipëria do të shpenzojë 20.5 miliardë lekë (205 milionë euro) për këtë sistem, por pjesa më e madhe e investimit është lënë për pas vitit 2027.

Programi i tretë i madh është blerja e një anijeje patrulluese “me sistemet e plota ushtarake” me vlerë 10 miliardë lekë ose 100 milionë euro.

Helikopterët e prodhimit amerikan UH-60 “Blackhawk” pritet të kushtojë 6.6 miliardë lekë, ose 66 milionë euro. Transponderi ushtarak, i cili ndihmon identifikimin e mjeteve fluturuese mike kundrejt atyre armike, do të kushtojë 33 milionë euro të tjera. Avionët pa pilot do të kushtojnë 49 milionë euro, ndërsa sistemi i komunikimit dhe informacionit për bazën e Kuçovës do të kushtojë 19 milionë euro.

Dy programe për armatim të lehtë, municion, makineri dhe pajisje janë në listën e investimeve. Njëri është aktual dhe ka vlerën 27 miliardë lekë. Tjetri është i ri dhe e ka vlerën 10 miliardë lekë.

Efekt negativ në rritjen ekonomike

Siç vërehet, projektet e investimit në sektorin e mbrojtjes për vende si Shqipëria, të cilat nuk kanë industri ushtarake, përfshijnë në mënyrë thelbësore importe të kushtueshme pajisjesh ushtarake. Kjo do të thotë se vendit i duhet të sakrifikojë nga rritja e vet ekonomike një pjesë jo të vogël. Për shembull, nëse Shqipëria duhet të importojë 250 milionë euro armatime në një vit, rritja ekonomike e vendit i bie të reduktohet me 1%. Nëse importon 125 milionë euro, sipas kushteve aktuale, rritja ngadalësohet me 0.5%. Nuk është e lehtë që të llogaritësh se sa prej fondit të investimeve të mbrojtjes për këtë vit me burime të brendshme, fond që është në masën 160 milionë euro, do të kërkojnë importe dhe sa do të jenë qarkullim i brendshëm ekonomik. Për shembull, programi i ndërtimit apo i rindërtimit të bazave të ndryshme ushtarake zë miliona euro të cilat nuk do të kenë efekt negativ në rritjen ekonomike. Por nëse vende si Shqipëria do të duhet të rrisin importet për të plotësuar kushtet e NATO-s në armatime, gjasat janë që pasojat ekonomike do të jenë domethënëse./BIRN

Etiketa: donald trumpmbrojtjanatoPBBrritjeshpenzimeshpenzimetShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqtarët pezullojnë ndalimet, 43 emigrantë kthehen nga Shqipëria në Itali

18:21 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

17:43 : 26/06/2025
BOTA

Trump mohon që Irani ka lëvizur uranium para sulmit: Asgjë nuk u nxor nga objekti

15:40 : 26/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ 36 mijë euro fluturimi, Rama shkon me charter në samitin e NATO-s. Mister kush ia pagoi

14:47 : 26/06/2025
BOTA

BE paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë në samitin e Brukselit

22:56 : 25/06/2025
RAJONI

“Jemi aty për sigurinë e vendit”, Rutte: NATO mbetet e angazhuar në Kosovë

22:00 : 25/06/2025
Para

Zyrtare/ E donte Tirana, klubi i Superiores i “rrëmben” bardhebluve futbollistin

TË GJITHA

Kushtetuesja e Kosovës “merr” situatën në dorë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh!

19:42 : 26/06/2025

Energjia dhe turizmi, më të cenueshmet në Ballkan nga kriza në Lindjen e Mesme

19:33 : 26/06/2025

E rëndë në Argjentinë, futbollisti 18-vjeçar ndërron jetë pas operacionit në gju

19:32 : 26/06/2025

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025

Standard i dyfishtë! Rama sulmon Britaninë për emigrantët, por mbron Italinë

19:13 : 26/06/2025

Zyrtare/ Alberto Gilardino merr drejtimin e skuadrës së Serisë A

19:05 : 26/06/2025

Gjermani/ Të rinjtë nuk e pëlqejnë shërbimin ushtarak

18:48 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com