• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ladfilli i Piskovës në zjarr, banorët thirrje SPAK t’i vendosë shiritin: U helmuam, u bëmë me kancer

19:17 : 20/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një vit më parë plehrave të fshatit Piskovë në Përmet, të cilat ndodhen në hyrje të parkut kombëtar Bredhi i Hotovës iu vu zjarri dhe tymi arriti deri në Tepelenë. Por tymi është rikthyer sërish në Piskovë, pasi ka katër ditë që plehrave iu është vënë zjarri. 

Banorët thonë se nuk dinë si të ruhen, të mbyllin derën e të ruhen nga tymi, apo të hapin derën dhe ruhen nga vapa. Emisioni “Fol” në MCN u ndalën me banorët e zonës të cilët shprehen se po helmohen nga tymi dhe se kohëve të fundit janë shtuar sëmuret tumorale në zonë.

Ata i bëjnë thirrje SPAK që të vendosë shiritin në landfill, duke shprehur shqetësim për shëndetin e tyre. 

“Nuk është hera e parë që plehrat digjen, ne jemi të shqetësuar të mos digjen atje ku janë, na u zu fryma. Zjarri ka katër ditë që ka rënë. Kemi katër ditë me tym, nuk hapim dot derën të dalim jashtë. Kërkojmë të merren masa që mos të vihet zjarri.  Masat duhet t’i marrë bashkia a kushdo tjetër nga shteti. Populli do ajër të pastër, na u zu fryma, u bëmë me kancer. Kemi disa raste me kancer në fshat dhe ne e lidhim patjetër me plehrat. Ajri i pastër nuk të shpik gjë, vetëm plehrat. Nuk hapim dot derën në mëngjes. Turistët nuk pushojnë së ardhuri, por me këtë situatë që është do ikin dhe ata.”

Një tjetër banore thotë se banorët e fshatit janë të sëmurë dhe se një pjesë e mirë janë larguar pikërisht prej mbeturinave.

Lexo edhe:

SPAK operacion në Shkodër, 13 urdhër-arreste! Në kërkim edhe ish-shefi i krimeve

Koka: Drejtorët në bashki nuk emërohen nga kryetarët, por nga bandat

“Kam nipin e vogël, bllokohet shumë keq. Të gjithë në Piskovë janë të sëmurë. Kanë ikur njerëz para kohe vetëm nga mbeturinat. Unë burrin e pata keq, me oksigjen. Nuk punojmë dot në vresht se të mbyt tymi. Të gjendet një zgjidhje, se ata që kanë mbetur, janë të sëmurë. Ti vënë gishtin kokës, kryebashkiakja të vijë këtu. Më parë vinte, tashmë u bë kohë që nuk vjen. Të vënë dorë, jemi të sëmurë. Të gjejnë vend gjetkë dhe të hedhin mbeturinat. Plehrat janë vendosur mbi ujin e pijshëm, pishtë është depoja e ujit dhe çdo gjë përfundon në ujë. Ne nuk duam të ikim vetë, po na përzenë me pahir. Rama erdhi por i kishte me ftesa njerëzit. Përgjegjësinë kryesore e ka bashkia Përmet. Të vihen kamera, roje që të mos ndodhë kjo situatë. Gjithë këto mbeturina dhe tymra toksike tek ne do vemë.  Vjen turisti i huaj me maska, për shkak të tymit. Kur ne kemi mrekulli të vërtetë kemi Bredhin e Hotovës, kemi Frashërin. Kam një bujtinë të vogël, por nuk vjen njeri prej tymit. Nuk mund të flitet për turizëm në Përmet, duke djegur plehrat. Aq më keq dhe në Këlcyrë. Digjet një mullar, kapet menjëherë autori. Këtu s’u kapka. Këtu për mua përgjegjësi ka bashkia. Tymi nuk pyet a je i majtë a i djathtë, këtu duhet të merrte pjesë gjithë fshati Piskovë, por kështu siç e kanë zënë, flakën kanë për t’i vënë. Shkelje i ka kontrolluar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Shkuam takuam kryetaren e bashkisë. Kjo është hera e pestë që digjen plehrat, kush më shumë kush më pak.  Hera para kësaj ishte skandaloze, mbajti dhjetë ditë. Pas zjarreve të përsëritura, askush nuk u ndëshkua.”

Ndërkohë një djalë i ri i cili po ndjek hapat ligjorë si përfaqësues i banorëve të Piskovës, bën thirrje për ndërhyrje nga SPAK si hapi i fundit për t’i dhënë zgjidhje situatës.

“Policia i ka të gjitha mjetet e duhura për ta gjetur se kush e bën. Ne i dimë ndërhyrjet nga lart, pse nuk e lënë policinë e Përmetit që të mos bëjë hetimet siç duhen. Është e disata herë që bëhet kjo punë.  I nisa shkresat KLSH-së. KLSH tha se e drejta është në anën tuaj. Ata janë kapur me shkelje më thanë mua. Kam një shkresë të Avokatit të Popullit, ku i kthen përgjigje Bashkia Përmet dhe thotë se çdo gjë është në rregull.  Bashkia thotë ka izolim dhe filtrim të ujërave. Sipas bashkisë, landfilli nuk krijon ndikime negative. Plehrat hidhen direkt në dhe.  Ky është peticioni me firmat e Piskovës. Ky është tym kancerogjen. Këtë punë vetëm SPAK na e zgjidh.  I bëj thirrje Altin Dumanit, kjo që po bëhet këtu është një gjenocid që kanë firmosur sikur çdo gjë është në rregull.  Të dërgojë prokuror Altin Dumani. I bëj thirrje Altin Dumanit, hajde vër shiritin, se po vdesim.”

Etiketa: helmkancerklshlandfillimbetjetPiskovëspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK operacion në Shkodër, 13 urdhër-arreste! Në kërkim edhe ish-shefi i krimeve

12:58 : 11/07/2025
AKTUALITET

Koka: Drejtorët në bashki nuk emërohen nga kryetarët, por nga bandat

21:41 : 10/07/2025
AKTUALITET

Burgu i Korçës si kabare/ Modelja kosovare në “takim special” me Laert Haxhiun

18:47 : 10/07/2025
AKTUALITET

Trafikonin kokainë të fshehur në lëkurë kafshësh nga Amerika Latine, GJKKO lë në qeli 3 të akuzuarit

15:46 : 10/07/2025
AKTUALITET

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurores Laze, motra e Ermonela Felajt

08:51 : 10/07/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë

08:13 : 10/07/2025
Para

Sulmi kibernetik në Bashkinë Tiranë/ AKSK: Preku infrastrukturat dhe sistemet e informacionit

TË GJITHA

Ndarje, probleme me paratë dhe rikthim i ish-it, Chrysanthi Kalogeri parashikon javën sfiduese

13:23 : 11/07/2025

Pëson arrest kardiak sa hyn në det, ndërron jetë 59-vjeçari në Qerret

13:07 : 11/07/2025

“Raporti i KE groposi shtetin ligjor”, Berisha: Rama po dezinformon duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin

13:05 : 11/07/2025

SPAK operacion në Shkodër, 13 urdhër-arreste! Në kërkim edhe ish-shefi i krimeve

12:58 : 11/07/2025

Vdes tragjikisht 58-vjeçari në Gramsh, e zë poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus

12:58 : 11/07/2025

“Babain e sëmurë, vëllain në psikiatri”/ Apeli i GJKKO rikthen arrestin për avokatin Armand Tragaj

12:52 : 11/07/2025

E rëndë në Vlorë! Dy gra rrezikojnë të mbyten, intubohen në spital

12:50 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com