• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën

18:03 : 20/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ilir Metës i janë ndaluar takimet gjatë kësaj jave me fëmijët dhe motrën e tij në burg, për shkak se e kishte ezauruar takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Denoncimi është bërë nga ky i fundit, përmes një deklarate nga selia e partisë, ku e konsideroi aktin e ndalimit të takimeve si primitiv dhe hakmarrës. Blushi tha gjithashtu se në gjyqin ndaj Metës, që sipas tij do të mbahet me dyer të hapura për qytetarët, do të çmontohen ato që ai i cilësoi si akuza të montuara politikisht ndaj kreut të PL-së.

Kujtojmë se rreth një javë më parë, Ilir Metës iu ndaluan aktivitetet sportive për 10 ditë në burg, për shkak se ai zhvilloi një intervistë “live” me telefon me gazetaren Beti Njuma.

Denoncimi i Tedi Blushit

Në vijim të procesit kriminal, tërësisht farsë dhe politik, të urdhëruar personalisht nga Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe të firmosur nga Altin Dumani, që kulmoi me rrëmbimin terrorist dhe vijon me mbajtjen pa fakte dhe prova penale prej 8 muajsh në izolim ekstrem, një tjetër akt primitiv dhe hakmarrës është ndërmarrë sot ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, pak ditë pasi po në shenjë hakmarrje, ai u dënua me 10 ditë mosushtrim të aktiviteteve sportive vetëm pse dha një intervistë të realizuar live nga kabina e paraburgimit.

Lexo edhe:

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

Tentativa e arratisjes sjell trazira në burgun italian, plagosen 3 gardianë

Në shkelje flagrante të ligjit për të paraburgosurit, Presidentit Meta i është ndaluar sot takimi javor i planifikuar me motrën dhe fëmijët, gjoja sikur ky takim është ezuaruar nga unë si Sekretar i Përgjithshëm, një mashtrim ordiner dhe i fëlliqur, si i gjithë ky proces.

Ndalimi i takimit me motrën4 dhe fëmijët, që është një e drejtë dhe aspak privilegj për çdo të paraburgosur, dëshmon hakmarrjen primitive të Altin Dumanit dhe Edi Ramës, që i tmerrojnë të vërtetat e Ilir Metës edhe kur ato thuhen nga kabinat telefonike të paraburgimit.

Kjo hakmarrje primitive dhe oridinere, që u dëshmua edhe ditën e votimit më 11 Maj, kur ngjyrat kuqezi të Presidentit Meta tmerruan Altin Dumanin dhe Edi Ramën që urdhëruan moslejimin e gazetarëve as të filmonin momentin e votimit të z.Meta, ndodh fill pas sqarimit shterues që Presidenti i Partisë së Lirisë bëri sot lidhur me lajmet e rreme të sponsorizuara me paratë e pista të inceneratorit që nuk ekziston në televizionet e regjimit.

Titrat e lëshuara nga regjimi, njësoj si raketat e Ajatollahut, për të bombarduar opinionin publik me fakte të paqëna, morrën sot sqarimin shterrues të Presidentit Meta

Por edhe njëherë theksojmë se nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt penal ndaj tij dhe se në shkelje flagrante të ligjit, të Kushtetutës, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ai vijon të mbahet në izolim ekstrem dhe vijojnë t’i zgjaten qëllimisht hetimet edhe me 3 muaj, ndonëse në 27 Maj I është komunikuar akuza dhe është marrë i pandehur.

Jo 6 vite, por edhe 600 vite te hetojne per 32 vite jete publike dhe politike te Ilir Metes kurre nuk kane per te gjetur nje fakt apo prove, jo ne toke por edhe ne cdo planet tjeter qe te cojne leterporosi,  qe ta implikoje ate ne raport me ligjin. E kunderta eshte e vertete, z. Meta ka deshmuar gjithmone se eshte shembull i respektimit korrekt te ligjit dhe Kushtetutes.

Asnjë akt i paligjshëm, as nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodhë nga Ilir Meta, as në Republikën e Shqipërisë, as në SHBA dhe as në një vend tjetër.

Opinioni publik do ta shohë këtë gjatë gjykimit në themel, që nuk mund të jetë i mbyllur si “listat e mbyllura,” por do të jetë i hapur për qytetarët, ku ne do të çmontojmë akuzat e shërbëtorëve të Edi Ramës dhe ku të gjithë do t’i shohin edhe “dëshmitarët” të Edi Ramës. Edhe pse prokurorët e Ramës i kërkojnë Ilir Metës të mbajë përgjegjësi për kushërinjtë, shokët dhe shoqet e të tjerëve.

Partia e Lirisë i bën thirrje të gjithë institucioneve ndërkombëtare, Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit dhe organizatave që mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut të reagojnë me forcë dhe dënojnë me ashpërsi këtë shkelje flagrante dhe recidiviste të të drejtave të njeriut, të ligjit, të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, qe nisi me hetimin politik, vijoi me rrembimin terrorist çnjerezor dhe denigrues, nga bandite me maska, te armatosur rende dhe pa dokument identifikimi, vazhdon me mbajtjen e izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, hakmarrje primitive qe here shfaqet duke i hequr te drejten te filmohet kur voton, qe vazhdon me denimin me 10 dite per te mosushtruar aktivitet sportiv e se fundmi me mohonim e se drejtes per t’u takuar me familjaret, sic e parashikon qartesisht ligji.”

Etiketa: BurgfemijetIlir Metamotratakimetedi blushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau rumunen që njohu në një faqe takimesh online, shqiptari dënohet me 15 vjet burg

19:23 : 14/11/2025
BOTA

Tentativa e arratisjes sjell trazira në burgun italian, plagosen 3 gardianë

11:14 : 14/11/2025
AKTUALITET

Mbyllet burgu i Bënçës në Tepelenë, punonjësit largohen nga puna

11:04 : 14/11/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO-së rrëzon Ilir Metën

09:52 : 14/11/2025
AKTUALITET

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

09:15 : 14/11/2025
BOTA

U lirua nga burgu, Sarkozy vrapon në rrugët e Parisit me truprojën (VIDEO)

10:23 : 13/11/2025
Para

Video/ Acerbi “tradhtohet” nga nervat, kërcënon tifozin: Të rrah deri në vdekje!

TË GJITHA

Mbërrin në Tiranë skuadra angleze, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

20:40 : 15/11/2025

FOTO që ka ndezur diskutimet/ A është ‘transformuar’ vajza e mozaikut të Muzeut Kombëtar?

20:35 : 15/11/2025

Ish-nr.2 i LIBRA akuza Blushit: Mori 265 mijë € nga fondet e partisë! Pastroi 8 mln € paga nga Top Channel

20:25 : 15/11/2025

Kina paralajmëron qytetarët: Mos udhëtoni në Japoni, lekët e biletave të prenotuara do kthehen mbrapsht

20:13 : 15/11/2025

EMRAT/ Dy femra, zbulohen opinionistet e “BBVK”

20:10 : 15/11/2025

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025

Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

19:43 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com