• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtimin pa leje, policia dhe prokuroria heshtin

13:46 : 19/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Një krim flagrant po konsumohet në një nga zonat më të shtrenjta të bregdetit shqiptar, ku ndërtuesi mafioz Moisi Lazaj, ka zaptuar tokë shtetërore në mënyrë brutale dhe po ndërton pa asnjë të drejtë ligjore, duke sfiduar hapur institucionet shtetërore, ligjet në fuqi dhe vetë autoritetin e shtetit.

Kur nuk arriti t’a marrë pronën me vota në Këshillin Bashkiak, e mori me forcë, me mur betoni. Kur nuk arriti ta bëjë me ligj, e bëri me dhunë. Një akt që i ngjan më shumë një grabitjeje të tipit mafioz sesa një veprimi qytetar në një shtet ligjor.

Ndërkohë që institucionet shtetërore shohin dhe heshtin, Lazaj ka rrethuar një sipërfaqe toke që nuk i takon, ka hedhur beton në tokë publike, dhe po ndërton duke sfiduar hapur shtetin, sikur të mos ekzistonte qeveri, bashki apo polici ndërtimore në këtë vend.

Ngjarja ka ndodhur në zonën elitare të Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku çmimi i një apartamenti kap shifrën 3000 euro për metër katror. Moisi Lazaj, ndërtuesi i firmës “Lazaj 2002”, pasi mori një leje ndërtimi në janar, kërkoi të përvetësojë edhe një sipërfaqe të madhe toke shtetërore për të zgjeruar projektin.

Lexo edhe:

Polici i bashkisë qëllon me grusht dhe hedh “knock out” qytetarin në Berat/ VIDEO

Goditi me thikë 49 vjeçarin, arrestohet i mituri në Gjirokastër

Por kërkesa e tij u hodh poshtë nga Këshilli Bashkiak më 29 janar 2025, madje edhe me votat e këshilltarëve socialistë, duke nxjerrë në pah shkelje të rënda dhe dyshime për falsifikim të sipërfaqeve në dokumentacion.

Në vend që të tërhiqej, ndërtuesi nisi planin kriminal: zaptimin fizik të pronës. Gjatë fushatës zgjedhore, në një moment kur vëmendja e institucioneve ishte larg territorit, ai rrethoi me mur betoni një pjesë toke që nuk e zotëron dhe nuk ka asnjë të drejtë mbi të – një veprim i pastër i ndërtimit pa leje dhe uzurpimit të pronës publike.

Burime të besueshme konfirmojnë se ndaj Moisi Lazajt po përgatitet një kallëzim penal për:

  • Ndërtim të paligjshëm mbi tokë publike,
  • Zaptim prone shtetërore,
  • Falsifikim dokumentacioni në lejen e ndërtimit.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, u denoncuan shtesa fiktive të metrageve, ku në disa parcela kërkohej të legalizoheshin metra shtesë shumë më tepër sesa ekzistojnë realisht në terren – një skemë që ngre dyshime të forta për falsifikim dhe korrupsion institucional.

Kërkohet menjëherë ndërhyrja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), arrestimi i ndërtuesit për ndërtim pa leje dhe hetimi i çdo zyrtari që ka mbyllur sytë përballë këtij krimi të hapur urban.

Nëse ky rast kalon pa ndëshkim, atëherë çdo ndërtues mund të vendosë të ndërtojë në tokën e shtetit, duke injoruar votat e këshilltarëve, vendimet e bashkisë dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese. Ky precedent është rrezik për rendin juridik dhe për pronën publike, që tashmë duket se është kthyer në prenë e rradhës për klientelën e ndërtimit.

Mafia e ndërtimit i vë syrin Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë

Mafia e ndërtimit i ka vënë syrin Shtëpisë së Fëmijëve në Vlorë, me qëllim për të ndërtuar një pallat në vend të saj.

Nga informacionet e siguruara nga Prapaskena bëhet fjalë për Drejtorin e Drejtorisë Rajonale dhe Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë, Kujtim Llapi, njëherësh ndërtues, një figurë të krimit si Marjon Mitro, ndërtuesin Moisi Lazaj dhe segmente nga Tirana, të cilët në bashkëpunim, po punojnë prej vitesh për të boshatisur shtëpinë nga fëmijët aftësi të kufizuara dhe amortizuar qendrën, me qëllim për t’i hapur rrugë planit të tyre për pallat.

Shtëpia e Fëmijve me Aftësi të Kufizuara është hapsira e fundit publike në Lungomare që nuk është zaptuar ende nga karteli i ndërtimit, për të ngritur pallate dhe biznese private.

Për të shkuar në fazën e shembjes dhe privatizimit të truallit, Kujtim Llapi ka ndalur prej vitesh pranimin e fëmijëve të tjerë në këtë qendër, po largon gradualisht fëmijët nga qendra si dhe ka ndaluar çdo investim me qëllim degradimin e objektit.

Për këto veprime në funksion të planit për pallate, ka kontrolle dhe raporte të detajuar të institucioneve publike, ka shkresa, ndërveprime etj. Organet ligjzbatuese, sidomos prokuroria, është ende në kohë për të parandaluar këtë klan korrupsioni për të ngritur pallate në vend të objektit publik, siç është Shtëpia e Fëmijve me Aftësi të Kufizuara në Lungomaren e Vlorës.

Dyshja Llapi-Lazaj

Sipas burimeve, por bazuar edhe raporte zyrtare, Kujtim Llapi dhe Moisi Lazaj, që të dy ndërtues, do të jenë përfituesit kryesor të investimit të planifikuar. Segmente nga Ministria e Shëndetësisë në Tiranë, të cilët po mbështesin me veprime dhe mosveprime planin, do jenë përfitues dytësor.

Moisi Lazaj është administrator dhe aksioner me 50 % në kompaninë e ndërtimit Lazaj 2002, me zyra në Vlorë.

Kujtim Llapi është bashkëpronar në kompaninë Mak-2010, themeluar në vitin 2012, me objekt me objekt veprimtarie “Shit-blerje të pasurisë së paluajtshme dhënie me qera, administrim të pasurive të paluajtshme dhe investime në fushën e ndërtimeve, ku përfshihet ndërtimi i komplekseve turistike, godinave të banimit, e të tjerë”.

Krahas postit publik, Kujtim Llapi ushtron edhe edhe veprimtari në fushën e ndërtimi, madje duke përdorur postin për interesa private. Interesat ekonomike në fushën e ndërtimit kanë bashkuar Llapin dhe Lazajn.

Kujtim Llapi ortak me kapon e tritolit Marjon Mitro

Në kompaninë Mak-2010, Kujtim Llapi është ortak me të dënuarit për pjesëmarrje në organizatë kriminale, Marjon Mitro, i njohur si kapo i bandës së tritolit, objekt i atentateve mafioze.

(Në foto: Ekstrakti i QKR për kompaninë “MAK-2010” me status “Aktiv”)

Kompaninë e themeluan në korrik 2012. Në vitin 2014, Marjon Mitro arrestohet me urdhër të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, i akuzuar për “vepra për qëllime terroriste”, “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj zyrtarit shtetëror” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Mitro kishte porositur vrasësin famëkeq me pagesë, Julian Sinanaj, për të ekzekutuar ish-prefektin e Vlorës, Besnik Dervishi, aktualisht Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Julian Sinanaj ka deklaruar para prokurorëve se mekanizmi shpërthyes (i sekuestruar ne autoveturën e shtetasit Besnik Dervishit më dt. 13.12.2013 para Kryeministrisë) “është përgatitur prej tij në mënyre artizanale me kërkesën e te pandehurit Marjon Mitro, person i cili, sipas dëshmisë së ekzekutorit, ka porositur këtë minë me telefon në javën e parë të muajit Dhjetor 2013”.

Këto ngjarje i përkasin periudhës 2013-2014, kur Marjon Mitro kishte formalizuar ortakërinë në biznesin e ndërtimit me Kujtim Llapin, vëllain e prokurores Alketa Zifla.

Marjon Mitro u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 19 vjet burgim. Në Apel, atij iu ul dënimi në 8 vjet dhe doli nga burgu disa muaj më parë.

Në Janar 2021, Marjon Mitro ishte shënjestër e një atentati të dështuar në Vlorë. Ai u plagos me armë zjarri, ndërkohë që policia nuk ka gjetur ende autorin apo autorët.

Ndryshe nga peripecitë e Mitros, ortaku Llapi pati një rritje pozitive në karrierë, me njërën këmbë në zyrat e shtetit dhe tjetrën në biznes.

(Në foto: Akti i themelimit të shoqërisë “Mak-2010”)

Kujtim Llapi afera korruptive si drejtor spitali

Në vitin 2015, Kujtim Llapi u emërua drejtor i Spitalit Psikiatrik të Vlorës, detyrë që e mbajti për disa vite.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një kontrolli në Spitalin Psikiatrik, e kallëzoi penalisht drejtorin Kujtim Llapi për abuzim me detyrën, kryesisht vjedhje me tendera.

Kallëzimi u dorëzua në vitin 2018, kur motra e të kallëzuarit, Alketa Zifla, ishte shndërruar në krahun e djathtë të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Prokuroria e Vlorës e pushoi hetimin ndaj Kujtim Llapit. Më tej, në vitin 2019, ai u zgjodh Drejtor i Operatorit Shëndetësor të Rajonit të Jugut, një pozicion që kontrollon të gjithë strukturat shëndetësore dhe spitalore në zonën jugore të vendit.

Motra e Kujtim Llapit, Alketa Zifla shkarkohet si prokurore nga Vetingu

Kujtim Llapi është vëllai i prokurores Alketa Zifla, e cila u shkarkua nga detyra në 16 qershor 2021. Sipas KPK-së, Zifla ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë me kryerjen e disa veprimeve fiktive, që sipas trupës nuk përputhen me sjelljen etike të një magjistrati.

KPK ka hetuar edhe lidhur me konfliktin e interesit prej nga ka rezultuar se Zifla ka trajtuar një kallëzim penal të dorëzuar më 16 korrik 2012 nga 15 qytetarë fierakë ndaj disa zyrtarëve të lartë të Bashkisë Fier për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve në shpërndarjen e banesave për strehim pa plotësuar kushtet – për të cilin subjekti i rivlerësimit ka vendosur mosfillimin e procedimit penal dy javë pasi e ka marrë në dorë.

Nga verifikimi i fashikujve ka rezultuar se Zifla e ka vendosur mosfillimin e procedimit duke arsyetuar se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale dhe se është rrjedhojë e një votimi të fshehtë kolegjial dhe objekt i një procedure ankimi administrativ që është ndjekur në rastin konkret.

Vendimi i Ziflës është ankimuar nga kallëzuesit dhe Gjykata e Fierit e ka rrëzuar, duke e urdhëruar prokurorinë të vijojë hetimet. Më pas, Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet dhe e ka dërguar çështjen në gjykatë me të pandehur disa punonjës e zyrtarë të Bashkisë Fier.

Komisioni vlerëson se Zifla ka qenë në kushtet e konfliktit të interesit gjatë trajtimit të këtij kallëzimi penal dhe duhej të kishte dhënë dorëheqjen.

Sipas KPK, kjo situatë konflikti krijohet për shkak të përfitimit prej saj të kredisë me kushte lehtësuese nga Bashkia e Fierit si dhe përdorimin e kësaj kredie jashtë juridiksionit të Bashkisë së Fierit./Prapaskena.al

Etiketa: Moisi Lazajndertim pa lejendertuespoliciprokuroriUji i ftohtevlore“Lazaj 2002”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Polici i bashkisë qëllon me grusht dhe hedh “knock out” qytetarin në Berat/ VIDEO

15:29 : 19/06/2025
AKTUALITET

Goditi me thikë 49 vjeçarin, arrestohet i mituri në Gjirokastër

12:48 : 19/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në pyllin e Sodës në Vlorë, pushuesit largohen nga plazhi i Zvërnecit

12:42 : 19/06/2025
AKTUALITET

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

22:28 : 18/06/2025
AKTUALITET

Zhdukën dosjen për legalizimin e 12 objekteve të “Ambel Beach”, kërkohet burgosja e 5 zyrtarëve

16:14 : 18/06/2025
AKTUALITET

Sherr në Vlorë, 41-vjeçari godet me armë në fytyrë një person, shpallet në kërkim

13:28 : 18/06/2025
Para

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false pasi ishte në kërkim, arrestohet 25-vjeçari

TË GJITHA

Një 29-vjeçar do të drejtojë Parmën, klubi zyrtarizon trajnerin e ri

18:44 : 19/06/2025

I dënuar me 11 vite për drogë, autoritetet britanike kërkojnë t’i heqin nënshtetësinë shqiptarit

18:44 : 19/06/2025

Kosova synon të ndërtojë dy ura të reja pranë urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë

18:32 : 19/06/2025

Do i jepet privatit për kulla, Qeveria ndryshon pronësinë e stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit

18:19 : 19/06/2025

Sara Hoxha dhe Erik Fullani në Siçili, blogerja feston ditëlindjen krah dashurisë së re

18:18 : 19/06/2025

Krahu i djathtë i Taullaut/ Arrestohet “Lili”, pagoi Laert Haxhiun për të vrarë Albi Bashaliun

18:04 : 19/06/2025

Përplasja me Izraelin/ Akuzohen për spiunazh, arrestohen 24 persona në Iran

17:57 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com