• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Barrikadat në Veri, Gjykata lëshon fletarrestime për Radoiçiçin dhe 10 të tjerë

19:38 : 18/06/2025
në BOTA, RAJONI

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar të mërkurën fletarrestime për Millan Radoiçiçin dhe 10 të dyshuar të tjerë, në lidhje me ngritjen e barrikadave në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe në vitin 2022.

Radoiçiq dhe 50 të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar pasi dyshohet se kanë minuar rendin kushtetues të Kosovës dhe kanë marrë pjesë në protestat dhe ngritjen e barrikadave në veri të vendit në vitin 2022.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letërrreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Millan Radoiçiç. Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022”, tha për media zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Radoiciç– i cili veçse kërkohet në Kosovë për krime lufte dhe për sulmin në Banjskë – ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, në kohën kur dyshohet se ka kryer veprën penale më 2022.

Miratimi i kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për lëshimin e fletarrestimeve për të dhe të tjerët vjen në ditën kur dëgjimi i kryetarit të Listës Serbe, Zllatan Ellek, para Prokurorisë Speciale në Prishtinë u shty, pasi avokati i tij ishte sëmurë.

Lexo edhe:

Ish-ministri gjerman: BE e kushtëzoi padrejtësisht Kosovën!

Ministri i Jashtëm grek në Beograd: Athina nuk do ta njohë Kosovën

Lista Serbe reagoi të mërkurën ndaj këtij vendimi, duke thënë se “me dëbimin e policëve serbë të lindur dhe që kanë jetuar për dekada në Kosovë, me shpalljen e fletarrestimeve dhe me marrjen në pyetje të dhjetëra serbëve për protestat paqësore të mbajtura në vitin 2022, Albin Kurti po zbaton me shpejtësi dhe pa fshehje një plan për spastrimin etnik të popullit serb nga territori i Kosovës”.

“Bëhet fjalë për dhunë institucionale që po ushtron presion të paparë ndaj serbëve të ndershëm, të cilët nuk heqin dorë nga emri dhe mbiemri i tyre serb, që nuk pranojnë të jenë shërbëtorë të Kurtit dhe që tani janë bërë shënjestër vetëm pse janë serbë”, tha Lista Serbe.

Më 10 dhjetor të vitit 2022, në veri të Kosovës u ngritën barrikada për shkak të arrestimit të Dejan Pantiçit, një ish-zyrtar i policisë, të cilin autoritetet e Kosovës e akuzuan për pjesëmarrje në sulmin ndaj ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.

Ato barrikada u hoqën më 29 dhjetor, pas thirrjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe pasi Pantiç u dërgua në arrest shtëpiak.

Barrikadat pasuan një sërë incidentesh dhe tensionesh të shtuara, pasi serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri në fillim të nëntorit, 2022, me iniciativën e Listës Serbe.

Kjo e fundit kundërshtoi atëkohë vendimin e Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave serbe të makinave me targa të Republikës së Kosovës.

Çka ndodhi në barrikada në vitin 2022 dhe kush i mbështeti ato?

Zyrtarët e Listës Serbe i mbështetën publikisht barrikadat në veri të Kosovës në dhjetor të vitit 2022 dhe ishin të pranishëm fizikisht në vendet ku rrugët ishin të bllokuara me makineri të rëndë, duke u dhënë mesazhe inkurajuese qytetarëve të mbledhur.

Kryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Goran Rakiç, tha se këto barrikada ishin “një reagim, jo një veprim”.

Në ato barrikada, ashtu si edhe në ato të ngritura në korrik të vitit 2022 apo në shtator të 2021-shit, ishin të pranishëm kryesisht punonjës të institucioneve të Serbisë që funksiononin në Kosovë.

Këto institucione, përveç atyre arsimore dhe shëndetësore, u mbyllën ndërkohë nga autoritetet e Kosovës, të cilat i konsideronin si të paligjshme dhe paralele.

Gjatë kohës së barrikadave, shumica e lokaleve në veri të Kosovës ishin të mbyllura, ose ofronin ushqime vetëm për t’u marrë me vete.

Punëtorët i thanë asokohe Radios Evropa e Lirë se “nuk lejohet të ulesh brenda”, por nuk tregonin se kush e kishte ndaluar këtë.

Në atë kohë, nënkryetar i Listës Serbe ishte Millan Radoiçiç, i cili dha dorëheqje nga kjo pozitë në shtator të vitit 2023, pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë.

Në këtë sulm, serbë të armatosur vranë një polic të Kosovës, ndërsa në përleshjen me armë që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Edhe pse autoritetet e Kosovës kishin lëshuar urdhër për arrestimin e Radoiçiçit për përfshirje në korrupsion, frikësim në procese gjyqësore dhe në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, Lista Serbe konfirmoi në vitin 2022 se nënkryetari i saj ishte i pranishëm në barrikada, duke theksuar se ai “gëzon mbështetje në mesin e serbëve në Kosovë” dhe se është “autoritet” për ta./ REL

Etiketa: barrikadaKosovaMillan Radoiçiçveri

Lajme të lidhura

RAJONI

Ish-ministri gjerman: BE e kushtëzoi padrejtësisht Kosovën!

09:49 : 15/06/2026
RAJONI

Ministri i Jashtëm grek në Beograd: Athina nuk do ta njohë Kosovën

13:51 : 13/06/2026
AKTUALITET

Ish-luftëtari i UÇK-së mesazh Ramës: E përdore Kosovën si kusur, bëre aleancë me Vuçiçin

20:09 : 09/06/2026
RAJONI

Ambasadori britanik paralajmëron Kosovën: Rrezikoni të humbni mbështetjen e aleatëve

18:25 : 09/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë: prej këtu, ku?

20:35 : 08/06/2026
RAJONI

Të tretat në 18 muaj! Kosova voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

08:12 : 07/06/2026
Para

Vrasja e kryekomisarit Lamaj, Arben Frroku kërkesë në SPAK: Merrni në pyetje Dumanin

TË GJITHA

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026

Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma Vip, zbulon raportin me Flor Mumajesin

12:21 : 24/06/2026
Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş