• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

OVERDOZË

12:21 : 11/06/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Luçiano Boçi

Para ca ditësh rrodhi një lajm: Kryeministrit u shtrua në spital për shkak të një overdoze. Jo për herë të parë.

Lajmi u mbyll tak-fak, ndërsa gardisti që e rrodhi u shkarkua.

Përtej kësaj, asnjë reagim e habi për overdozën.

Shoqëria, media, publiku e çfarë të doni ju, e konsiderojnë overdozën normalitet. Kjo sepse “overdoza” është e gjitha ajo që përkufizon atë që ndodh në Shqipëri.

Lexo edhe:

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë

Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit

Tek e fundit çdo njeri që drejton një vend, një sipërmarrje apo familje i jep atij entiteti pamjen e vet.

Overdoza është pamja jonë sot.

Në Shqipëri, çdo gjë ka kaluar në overdozë.

Jo vetëm Rama. Por dhe pushteti, zgjedhjet, mediat, propaganda, mashtrimet, e keqja, korrupsioni në overdozë. Por dhe vetë patriotizmi ka kaluar në overdozë.

Shqipëria nuk është më një vend që jeton. Është një shoqëri që mbijeton nën agoni të plotë nën efektin e ketyre overdozave të fuqishme.

Overdoza e pushtetit ka kaluar çdo dozë legjitimiteti. Pushteti nuk votëkërkon më, por shfaqet si padron, si pronar i shtetit, i institucioneve, i medieve, madje edhe i fateve politike.

Këtu nuk vidhen më vetëm zgjedhjet. Vidhen ndjenjat. Vidhet reagimi. Vidhet e vërteta.

Dhe Shqipëria sot nuk është thjesht një vend i lodhur.

Është një organizëm i helmuar, i dehur, në një gjendje overdoze të vazhdueshme.

Jo nga një substancë fizike, por nga një përzierje fatale e mashtrimit të organizuar, shpresës së dhunuar dhe krimit të toleruar.

Overdoza Elektorale

Nga zgjedhjet në Shqipëri ka mbetur vetëm emri.

Çdo katër vjet, pushteti organizon një spektakël cinik, ku rezultati dihet përpara se të hidhet vota.

Ajo që ndodhi në këto zgjedhje nuk është thjesht manipulim – është overdozë votash. Një injektim masiv me fletë të fryra, shifra të sajuara, dhe një proces të kontaminuar që do t’i kishte bërë zili edhe regjimet më të paturpshme.

Edi Rama dhe aparati i tij e kanë kthyer zgjedhjen në drogë, dhe pushtetin në varësi.

Vota nuk është më një akt sovraniteti popullor, por një instrument që vjen i manipuluar që në laboratorët e bashkisë, patronazhistëve, grupeve kriminale dhe drejtuesve të administratës që zbatojnë urdhra me logjikën e një sektit politik.

Siç i ndodh një të droguari, edhe regjimit i duhen gjithmonë doza më të forta për të ndjerë efektin: më shumë polici, më shumë fletë votimi, më shumë blerje, më shumë frikë, më shumë propagandë.

Zgjedhjet nuk janë më mjete legjitimiteti – janë të njëjtat goditje intravenoze, që mbajnë në këmbë një trup pushteti në kalbëzim.

Overdoza elektorale e 2025-ës nuk ishte veçse një përsëritje e recetës së vjetër: një grusht banditësh politikë, një tufë hajdutësh lokalë, disa prokurorë të kapur, dhe një KQZ e kthyer në kartel të regjimit, që shpërndan “dozat” e nevojshme për të mbajtur pacientin në jetë – edhe pse trupi politik i Shqipërisë është në kolaps.

Në Shqipëri nuk bëhen më zgjedhje – bëhen spektakle politiko-spitalore, ku pushteti injekton çdo dozë të mundshme kontrolli, frike dhe manipulimi mbi trupin e shoqërisë.

Ajo që dikur ishte një proces zgjedhor, sot është kthyer në një overdozë elektorale, një shfrenim politik ku vota përdoret si armë, jo si shpresë.

Fletët e votimit nuk peshojnë më sa një mendim i lirë. Ato blihen, falsifikohen, shpërndahen si tableta ekstazie të trilluara në gjirizet e regjimit, me tren bullgar apo mbushje kutish.

Çdo institucion është kthyer në laborator votash të paligjshme, që shpërndajnë “kurën” e qëndrimit në pushtet. KQZ-ja nuk numëron më vota, por justifikime. Prokuroria nuk heton më krimet zgjedhore, por hesht. Ambasadat nuk përshëndesin më fitoren, por shmangin turpin.

Kemi hyrë në fazën më fundore të këtij pushteti: “varësia kronike ndaj zgjedhjeve të manipuluara”.

Nuk ka më legjitimitet, ka vetëm efektin e rradhës – një efekt që kërkon gjithmonë dozë më të fortë, më të dhunshme, më të pacipë.

Në këtë “pavion të sëmurë të demokracisë”, Edi Rama është si mjeku e pacienti i çmendur që përshkruan vetë sëmundjen, vetë trajtimin dhe vetë përfitimin.

Ndërkohë, vendi përjeton halucinacione të frikshme: rezultate të parashikuara, “fitorje” të garantuara, dhe një realitet të deformuar.

Overdoza elektorale nuk prodhon stabilitet. Prodhon apati, largim, emigrim, shpërbërje të besimit.

Sepse kur zgjedhjet nuk shërojnë më, qytetarët kërkojnë shpëtim gjetkë – jashtë vendit, jashtë sistemit, jashtë shpresës.

Overdoza morale

Overdoza më e rrezikshme është ajo emocionale dhe morale. Kur zgjedhjet vidhen, por qytetari hesht. Kur opozita denoncon me fakte, por askush nuk tronditet. Kur ambasadat flasin me gjysmë goje dhe qytetari ka mësuar të lexojë në heshtje fyerjen diplomatike. Ky është një dëshpërim që nuk ulëret më – thjesht përtypet në heshtje.

Shoqëria jonë është në një gjendje paralize morale. Nuk është e vdekur, por as nuk reagon më. E kjo është forma më e rrezikshme e sundimit: ajo që nuk kërkon dhunë, sepse ka arritur të tulasë nervin e reagimit qytetar.

Për të dalë nga overdoza, ne si shoqëri e qytetarë duhet të ndjejmë dhimbjen.

Të kuptojmë që varfëria nuk është fati, por pasojë e një politike të qëllimshme. Të kuptojmë se heshtja nuk është urtësi, por leje për abuzim. Të kuptojmë se vota e grabitur nuk është gabim teknik, por krim politik.

Vetëm atëhere do dalim nga gjendja e OVERDOZËS.

Etiketa: luciano bocioverdozeShqiperiazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë

12:18 : 23/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit

11:40 : 23/07/2025
AKTUALITET

I nxehti pushton Shqipërinë, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:07 : 23/07/2025
SPORT

Rezultatet e dobëta në Europë, Shqipëria mund të humbasë dy ekipe në kompeticionet e UEFA-s

16:05 : 22/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin

21:17 : 21/07/2025
AKTUALITET

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do prekë Shqipërinë, temperaturat kapin “rekord”

16:58 : 21/07/2025
Para

Berisha për zgjatjen e hetimeve ndaj Ilir Metës: Dëshmon frikën dhe tmerrin e Ramës

TË GJITHA

“Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën

20:45 : 23/07/2025

Mos klikoni linkun! Klientët e Raiffeisen Bank “viktimë” e mashtrimit kibernetik

20:24 : 23/07/2025

Transferta me Dinamo Minsk, trajneri Tetova konfirmon dy mungesa për Egnatian

20:23 : 23/07/2025

SHBA nis hetim ndaj Universitetit Harvard

20:21 : 23/07/2025

Kundërshtarët e mundshëm të Dinamos, Zira dhe Hajduk Split ndahen në barazim

20:07 : 23/07/2025

Presidenti i Iranit: Jemi gati për luftë me Izraelin, nuk e ndalim programin bërthamor

20:02 : 23/07/2025

Masakra në Gaza/ Aktivistja Greta Thunberg mori pjesë në protestën e organizuar në Tiranë

19:51 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com