• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Blindohet” Rinasi/ Momenti kur mbërrin nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, publikohet VIDEO-ja

17:55 : 11/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga momenti i ekstradimit nga Dubai në Shqipëri të vëllait të Nuredin Dumanit, Dashnor Dumani si dhe një personi tjetër, Artemis Stafa, i cili dyshohet se pastronte paratë e vëllezërve Çopja.

Dashnor Dumani akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, vjedhje me armë dhe mbajtje pa leje të armëve.

Sipas dosjes së GjKKO-së, ai dyshohet si ekzekutori i vrasjes së trefishtë në fshatin Bradashesh, në vitin 2018, ndërsa në vitin 2019 ka marrë pjesë në djegien e një automjeti të përdorur gjatë një grabitjeje me armë në Rinas.

Ai është gjithashtu i dënuar nga Gjykata e Durrësit në vitin 2016 me 4 vjet e 4 muaj burgim për armëmbajtje pa leje, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 4 muaj.

Ndërsa Artemis Stafa është i akuzuar për pastrim parash në kuadër të një organizate kriminale.

Lexo edhe:

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin para arrestimit: Më futën në një garazh…

Sipas akuzës, ai ka ndihmuar në pastrimin e të ardhurave kriminale përmes shitblerjes së automjeteve, në favor të shtetasve të dyshuar F. G. (alias F. Ç.) dhe H. B. (alias H. Ç.).

  • Pamjet nga Rinasi

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Vijon bashkëpunimi shumë i ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të lokalizuar, kapur dhe ekstraduar shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar, që synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare.

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri, 2 shtetas të shumëkërkuar, pjesëtarë të një organizate kriminale që akuzohet nga GjKKO, për kryerje të krimeve të rënda.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi solid të realizuar nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-D. D., 40 vjeç, pasi GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me arme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Ky shtetas akuzohet se:
٠në vitin 2018, në fshatin Bradashesh, ka patur rolin e ekzekutorit në vrasjen e shtetasve E. A., A. D. dhe E. D.;
٠në vitin 2019, bashkë me shtetasin A. N., ka djegur një nga automjetet e përdorura gjatë vjedhjes me armë, të shumës së parave, në Rinas.

Gjithashtu, 40-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Durrësit, në vitin 2016, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 4 muaj burgim;

-A. S., 36 vjeç, pasi GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Ky shtetas akuzohet se ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç., vëllezër, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

2 shtetasit u kapën nga policia e Dubait, si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit.

Etiketa: DubaikrimiNuredin DumaniShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

08:24 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin para arrestimit: Më futën në një garazh…

12:03 : 06/11/2025
RAJONI

FOTO/ Zbulohet rrjeta më e madhe e merimangës në botë, ndodhet në kufirin Shqipëri–Greqi!

17:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

11:51 : 05/11/2025
AKTUALITET

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

17:19 : 01/11/2025
AKTUALITET

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

13:39 : 01/11/2025
Para

Të kualifikuar zyrtarisht në Botërorin 2026, njihuni me 13 përfaqësueset

TË GJITHA

Zgjedhjet për kreun e ri të SPAK! Kandidatët do prezantojnë platformat më 4 dhjetor

09:26 : 08/11/2025

Raporti i WMO: 2025 ndër vitet më të nxehtë në histori

09:19 : 08/11/2025

Ushtria amerikane godet një anije në Karaibe, 3 të vrarë, dyshohej për trafik droge

08:58 : 08/11/2025

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarë do zgjedhin kryetarët e 5 bashkive

08:33 : 08/11/2025

Këmbimi valutor 8 nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:19 : 08/11/2025

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com