• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Marsida Frashëri

18:19 : 10/06/2025
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 10 qershor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Shkodrës, Marsida Frashëri, për cënim të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi pezullimin e Frashërit për 1 vit nga detyra, me kushtin që të ndiqte programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u mor pasi gjatë procesit të vetingut, prokurorja Frashëri u përball me barrë prove për kriterin profesional, lidhur me gjetjet në 27 dosje, kur rezultonte të mos kishte kryer veprime hetimore. Subjekti deklaroi se kishte pasur ngarkesë të lartë në punë.

Ndaj prokurores Frashëri ishin zhvilluar më parë 3 hetime disiplinore nga Prokuroria e Përgjithshme dhe gjetjet ishin shqyrtuar edhe nga KPK, nga kishin rezultuar të njëjtat probleme. Njëri prej hetimeve ishte mbyllur me vendimin e uljes në detyrë për 6 muaj në vitin 2014, ndërsa dy të tjerët ishin pushuar për shkak të mungesës së kuadrit ligjor.

Pas kryerjes së trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, Komisioni e konfirmoi Frashërin në detyrë, por vendimi i shkallës së parë të vetingut u ankimua në Kolegj nga institucioni Komisionerëve Publikë, që kërkuan shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi për probleme në aspektin profesional dhe cënim të besimit të publikut tek drejtësia.

Prokurorja Frashëri e kundërshtoi si të papranueshëm ankimin e Komisionerit Publik duke pretenduar se vendimi për pezullimin e saj nga detyra për një vit dhe dërgimi për trajnim Shkollën e Magjistraturës, ndaj të cilit ngrihen shkaqe, është i paankimueshëm.

Lexo edhe:

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

Gjatë shpalljes së vendimit të martën, kryesuesja e trupit gjykues të KPA, Rezarta Schuetz deklaroi se ky pretendim i subjektit nuk u gjet i bazuar, duke argumentuar se ankimi i Komisionerit Publik kundërshton vendimin e konfirmimit dhe jo të ndërmjetmin për pezullimin e saj. Sipas trupit gjykues, rrethan ligjore nuk e ndalon kontrollin e vendimit të Komisionit, pasi në të kundërtët do të pamundësohej funksioni kushtetues i Kolegjit.

Lidhur me hetimin administrativ të kryer në vitin 2019 ndaj subjektit, Kolegji konstaton se kur Frashëri është caktuar të jetë pjesë e grupit mbështetës në Prokurorinë e Përgjithshme për përgatitjen e raporteve profesionale, ajo nuk ka bërë dorëzimin e materialeve hetimore që ka pasur në ngarkim. Gjatë hetimit administrativ të kryer ndaj Frashërit, janë gjetur materiale hetimore që i përkisnin periudhës 2010-2017.

Nga kqyrja e këtyre akteve ka rezultuar se subjekti nuk ka kryer veprime hetimore, ku në disa raste deri në 7 vjet. Më vonë, për këto çështje është kërkuar pushimi në gjykatë pasi kishin kaluar afatet dhe veprat penale ishin parashkruar.

Moskryerja e hetimeve dhe mungesa e ndjeshmërisë ndaj masës disiplinore të mëparshme vlerësohet nga Kolegji se tregojnë paaftësi dhe neglizhencë të paarsyeshme në zgjidhjen e çështjeve. Në vlerësimin tërësor, këto veprime dhe mosveprime konsiderohen nga KPA se cënojnë besimin e publikut tek drejtësia. Sipas Kolegjit, veprimet dhe mosveprimet e subjektit, mangësitë dhe sjellja e saj nuk duheshin trajtuar nga Komisioni vetëm në aspektin profesional, por dhe në drejtim të besimit të publikut. Në përfundim, Kolegji vendosi ndryshimin e vendimarrjes së Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të prokurores Marsida Frashëri./BIRN

Etiketa: kpamarsida frasheriProkurorevetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

21:10 : 21/05/2026
AKTUALITET

Dy orë në SPAK, pse u paraqit Tërmet Peçi para prokurorëve

19:21 : 20/05/2026
AKTUALITET

“Diskreminuesja” tek anti-diskriminimi me votë socialiste!

11:22 : 17/05/2026
AKTUALITET

Ish-prokurori i Tiranës emërohet drejtori i Hetimit Doganor

10:44 : 10/04/2026
AKTUALITET

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë i kemi vënë në hekura…

11:29 : 07/04/2026
Para

Barcola lë Parisin! E kërkon klubi i madh europian, ku do luajë titullar

TË GJITHA

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom