Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli në një konferencë për shtyp në prag të finales së Ligës së Kombeve që iberikët do të përballen kundër Portugalisë.
Kjo është finalja e tij e tretë në stolin e “ Furive të Kuqe”:
“Jam i emocionuar që jam trajneri me më shumë tituj. Por nuk mendoj për këtë.
I marr të gjitha sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Sa i përket gjendjes së ekipit: të gjithë janë mirë, madje edhe Le Normand. Do të shohim se çfarë ekipi kemi nesër.
Fjalët e Cristiano Ronaldos? I vlerësoj fjalët e Cristiano-s, një legjendë, një shembull. Është kënaqësi të përballesh me Portugalinë dhe me të. Ne e kemi mbështetur atë gjatë gjithë rritjes së tij.