• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO-ja u gjet në telefon/ Vrasësit e Edmond Papës lidhën pakt vëllazërie, pinë gjakun e njëri-tjetrit

16:39 : 06/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Andreu Bode, i dyshuar si ekzekutor i biznesmenit Edmond Papa, lidhi pakt vëllazërie 3 javë përpara se të kryente krimin, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj, i njohur si Sanco. Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 30 vite burg për Boden në cilësinë e ekzekutorit dhe 25 vite burg për të pandehurin Albano Velo në cilësinë e bashkëpunëtorit në vrasjen e Papës, 3 vite më parë.

Në dosjen e prokurorit që evidenton provat për fajësinë e të pandehurve, është theksuar dhe momenti që konsiderohet si lidhje e vëllazërisë, mes të pandehurit dhe Adriatik Kalemit, kushëri i Aleksandër Sadikaj.

“Të pandehurit janë lidhje e ngushtë shoqërore Adriatik Kalemit dhe e shtetasit Aleksandër Sadikaj, që u vra me 1 qershor 2022 në afërsi të TEG. Lidhjet shoqërore mes këtyre personave provohen ndër të tjera edhe nëpërmjet aktit të ekspertimit të aparatit celular të të pandehurit Albano Velo. Në celular është zbuluar një video e datës 27 nëntor 2022, ku shfaqen i pandehuri Andreu Bode, Andrea Adriatik Kalemi dhe Artur Kalemi, të cilët pinë gjakun e njëri-tjetrit në formë vëllazërie”, thekson prokuroria.

3 javë pas kësaj ngjarje, mbrëmjen e 16 dhjetorit 2022, Edmond Para u vra në verandën e një lokali të Kodra e Diellit, pranë shtëpisë së vëllait të tij Kristo Qirici.

Lexo edhe:

Zhdukja e shokut të “Sanços”/ Urdhërohet kontroll në 5 banesa, kush ishte kontakti i fundit (EMRI)

Vrasja në Mat/ Gazetarja: Familja dyshon se i riu u rrëmbye, babai mund të ndihmojë hetimet

Prokuroria evidenton edhe një tjetër video të zbuluar në celularin e Velos të datës 13 nëntor 2022 ku i pandehuri Andreu Bode dhe Adriatik Kalemi mbajnë në dorë një send në dukje armë zjarri pistoletë. Dyshimet janë se Bode dhe Velo kanë vepruar për llogari të Adriatik Kalemit, me të cilin kanë patur kontakte të vazhdueshme dhe lidhje të forta shoqërore me të. Ditën e ngjarjes rezulton se kanë frekuentuar vendet ku ai ushtron biznesin. Prokuroria thotë se Bode dhe Velo e vëzhguan ditë të tëra viktimën, edhe kur ai drekonte, si dhe kur udhëtonte nga Lushnja ne Fier e anasjelltas.

Për të fshehur gjurmët Bode përdorte makina të marra me qira, ndërsa Velo të njëjtin automjet më targë të ndryshuara. Sipas prokurorisë, pas arrestimit Velo ka tentuar të fshehë njohjen me Boden, por është tradhtuar nga telefoni, pasi gjatë këqyrjes së tij janë gjetur fotografi të shumta të të dyve dhe një fotografi e biznesmenit Edmond Papa.

Saga e hakmarrjes Sadikaj-Kalemi-Papa nisi pas ekzekutimit brutal me eksploviz të Aleksandër Sadikajt në afërsi të TEG në 11 qershor të 2022. Në dhjetor u ekzekutua Edmond Papa në shenjë hakmarrje. Adriatik Kalemi i mbijetoi një atentati në Greqi, ndërsa i vëllai Zamiri një tjetër atentati në Tiranë. Verën e 2024, në një atentat në Memaliaj u vra Shyqyri Kalemi 70 vjec, babai i vëllezërve Adriatik e Zamir Kalemi. Viktima mbetën dhe kamarieri i lokalit Gledian Muka dhe klienti Marsel Çela, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me përplasjen mes palëve./News24

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria jep pretencën për Andrew Boden dhe Albano Velon

Etiketa: Albano Veloaleksander sadikajAndrew BodeEdmond Papavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhdukja e shokut të “Sanços”/ Urdhërohet kontroll në 5 banesa, kush ishte kontakti i fundit (EMRI)

09:48 : 11/07/2025
AKTUALITET

Vrasja në Mat/ Gazetarja: Familja dyshon se i riu u rrëmbye, babai mund të ndihmojë hetimet

15:08 : 09/07/2025
AKTUALITET

Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e të riut në Mat

12:27 : 09/07/2025
AKTUALITET

Dyshohet se është vrarë, zbardhet EMRI i të riut që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

09:16 : 09/07/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë “vulos” dënimin, vetëm 12 vite burgim për vrasësin e Klodian Rashës

17:12 : 03/07/2025
AKTUALITET

Shoku i “Sanços” prej dy javësh i zhdukur, babai: Kam 17 ditë pa gjumë, herën e fundit u pa në Sukth

15:55 : 02/07/2025
Para

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

TË GJITHA

‘Tradhtoi’ Ramën për Tom Doshin, kryebashkiaku socialist thirret në SPAK

14:26 : 11/07/2025

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë

14:23 : 11/07/2025

Goditet “foleja” e prostitucionit me 3 venezueliane në Vlorë, në kërkim tutorja spanjolle

14:23 : 11/07/2025

“Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para?

14:13 : 11/07/2025

Kapet në Fushë Kuqe i riu me rrezikshmëri shoqërore! Sfidoi Policinë me snajper në makinë

13:55 : 11/07/2025

Berisha: Nuk ulemi me Ramën për reformën territoriale, por me PS-në po!

13:52 : 11/07/2025

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

13:45 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com