• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Korruptim politik?” Pasuria djeg Nurihanin për në Kushtetuese, ILDKP e toleroi për 5 vjet në KLP

10:39 : 04/06/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e Nurihan Seitit për në Gjykatën Kushtetuese, pas një raportin negativ të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive.

Përjashtimi i Nurihan Seitit nga gara për në Gjykatën Kushtetuese, natyrisht, nuk përbën fundin e botës. Por arsyet e përjashtimit-probleme të theksuara me pasurinë-të cilat kanë qenë aty që kur ajo u emërua si anëtarë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë 6 vjet më parë, janë një dëshmi e fortë për “korruptimin politik” të procesit të emërimit të anëtarëve të rëndësishëm të “Drejtësisë së Re”.

Avokati i Popullit, në vitin 2018, u pozicionua kundër emërimit të Nurihan Seitit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, një institucion që ka në dorë emërimin, transferimin dhe shkarkimin e prokurorëve, përfshirë edhe ata të Prokurorisë së Posaçme.

Megjithatë, shumica e majtë parlamentare, mbylli sytë dhe e votoi ‘qorrazi” emrin e Nurihanit për në KLP, pavarësisht kundërshtive të forta të opozitës.

Lexo edhe:

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

“Ka mungesë me 35% të prokurorëve”/ Olsian Çela raporton në KLP: Arkivat, problem që kërkon zgjidhje

Në pesë vjet mandat si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (2019-2024), Nurihan Seiti ishte subjekt i deklarimit të pasurive. Përgjatë të gjithë kësaj periudhe, institucioni përgjegjës, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) nuk zbuloi thuajse asnjë problematikë thelbësore në formularët e dorëzuar prej saj për 5 vite rresht.

Por, kur Nurihan Seiti, pas përfundimit të mandatit në KLP, iu “hap oreksi” dhe aplikoi për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi në Shtator 2024, mekanizmat u vunë në lëvizje për ta ndaluar.

Nurihan Seiti, ish-anëtare e KLP-së dhe kandidate e rrëzuar për Gjykatë Kushtetuese

Mjeti u gjet. U thirr në apel Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, i njëjti që e kishte lejuar vijimin e karrierës së saj në “Drejtësinë e Re” pa i krijuar asnjë problem. Kësaj radhe, “detyra” shkonte në anën e kundër-për t’i vënë fre ambicjes së tepruar të Nurihanit.

Dhe, ILDKPKI nuk zhgënjeu as kësaj radhe. Evidentoi të paktën 11 shkelje të rënda me pasurinë, shumica dërrmuese e tyre lidhur me burimin e pasurive të krijuara para vitit 2018, kur ajo aplikoi për anëtare të “qeverisë së prokurorëve”.

Raporti negativ i ILDKPKI-së, ndihmoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED) për të vendosur,  në 17 Prill 2025, ndalimin e kandidimit të Nurihan Seitit për në Gjykatën Kushtetuese.

KED ndalon kandidimin e Nurihan Seitit për në Gjykatën Kushtetuese

Nurihani u ankua dhe pretendoi se nuk ka asnjë shkelje dhe këtë ia ka konfirmuar zyrtarisht më parë edhe vetë Inspektorati i Deklarimit të Pasurive.

Përpjekjet e Nurihanit dështuan, pasi problemet me pasurinë ishin bindëse për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ajo u përjashtua nga gara për në Kushtetuese, por, deri më tani, askush nuk mban përgjegjësi për faktin që mbyllën sytë për pasurinë e saj për të paktën 5 vjet.

Përse “korruptim politik”

Nurihan Seiti u emërua në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e “avokatëve të spikatur”. Karriera e saj në sistemin e drejtësisë ka nisur shumë herët.

Në fund të viteve ‘80, kur komunizimi në Shqipëri ishte ende i fortë dhe nuk dukej se do të shkulej, Nurihani ka qenë gjyqtare në Fier, e përfshirë në procese gjyqësore politike, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.

Pas rënies së komunizmit, ajo shkëputet nga gjyqësori dhe vijon karrierën si avokate, megjithëse lidhjet me të majtën duket se nuk i ka shkëputur kurrë.

Për këtë, mjafton një detaj, të cilin “Boldnews.al” e ka konfirmuar nga të paktën tre burime të ndryshme. Të hënën e 26 Prillit 2021, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Nurihan Seiti raportohet që të jetë shprehur e ekzaltuar nga hyrja e godinës së Polit të Drejtësisë e deri në katin e katërt ku ishin zyrat e KLP-së, me shprehjen: “Fituam, fituam!”, një referencë e qartë për rezultatin e votimeve në favor të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Parlamenti “mbylli sytë”

Në janar të vitit 2018, Autoriteti Për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit njofton Parlamentin për përfshirjen e disa kandidatëve për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë në procese politike para vitit 1990, një kusht ndalues për emërimin në “Drejtësinë e Re”.

Mes këtyre emrave ishte edhe ai i Nurihan Seitit, ish-gjyqtare në procese politike në Fier. Deputetët e majtë “mbyllën sytë” dhe e miratuan Nurihanin si anëtare në strukturën që do të nxirrte, ndër të tjera, drejtuesin dhe prokurorët e SPAK-ut.

ILDKPKI “mbylli sytë dhe gojën”

Nurihan Seiti, ashtu si edhe kolegët e saj, deklaruan pasurinë gjatë të gjithë kohës që kishin mandatin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas dokumentave të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të konsultuar nga “Boldnews.al”, Nurihani është kontrolluar nga ILDKP për herë të fundit në vitin 2022, në vitin e katërt të mandatit të saj.

Nga ai kontroll kanë rezultuar disa pasaktësi mbi pagesat ndër vite për kontributet e sigurimeve shoqërore të bashkëshortit të saj, gjithashtu avokat, të cilat janë korrigjuar nga Nurihani, duke paguar rreth 18 mijë euro të mbartura në 20 vjet.

Pas këtyre pagesave, raporti i kontrollit i ILDKPKI-së është mbyllur pa probleme të tjera dhe gjithçka ka vijuar normalisht.

Por, në një raport të ILDKPKI-së, datë 27 Shkurt 2025, të dorëzuar pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që po shqyrtonte kandidaturën e Nurihan Seitit për në Gjykatën Kushtetuese, renditen një mori e gjatë problemesh me pasurinë, për të cilat ky institucion kishte “mbyllur edhe sytë, edhe gojën”, gjatë kohës që ajo ishte anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në shumicë absolute, këto problematika i përkisnin jo vetëm periudhës para emërimit të saj në KLP, por edhe gjatë ushtrimit të mandatit në “qeverinë e prokurorëve”.

Pjesë nga lista e problematikave të pasurisë së Nurihan Seitit

Arsyeja se përse Inspektorati i Pasurive nuk i ka evidentuar apo nuk ka dashur t’i evidentojë më parë, mbetet e paqartë. Dyshimi kryesor mbetet i njëjti me atë të Parlamentit, një lloj “korruptimi institucional” për të lejuar vendosjen në “Drejtësinë e Re” të personazheve të lidhur ngushtë me qeverinë dhe Partinë Socialiste në pushtet.

Problemet me pasurinë

Për të kuptuar më qartë “sy-mbylljen” e Inspektoratit të Pasurive mbi problemet e pasurive të Nurihan Seitit për shumë vite, mjafton të përmenden vetëm disa prej tyre, të renditur nga vetë ILDKPKI në raportin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të Shkurtit 2025.

Sasia e problemeve është disa herë më e lartë se ato, për të cilat gjyqtarë e prokurorë janë larguar nga procesi i Vetingut. Por, Nurihani, jo vetëm që nuk pati asnjë problem, por, përkundrazi, u angazhua full-time për të vendosur mbi karrierën e prokurorëve, sidomos për emërimet në SPAK, por jo vetëm.

– Mungesë dokumentacioni justifikues ligjor, lidhur me të ardhurat gusht 1999 – qershor 2010 dhe janar 2014 – janar 2019.

– Deklaron të ardhura nga shitja e apartamentit në vitin 2003, në vlerën 32.000 euro, por referuar dokumentacionit, vlera e të ardhurave ka qenë 1.950.000 lekë.

– Mungesë dokumentacioni justifikues ligjor, lidhur me mundësitë financiare për shlyerjen e apartamentit me sip. 94.98 m2, në Rr. “Shyqyri Bërxolli”, Tiranë, gjatë viteve 2015-2018, në shumën 41.000 euro, si dhe gjatë periudhës 01.01.2020 – 29.02.2020, në shumën 10.000 euro.

– Mospërputhje e periudhës kronologjike, lidhur me përfitimin e pasurisë apartament me sip. 94.98 m2. 

– Mungesë dokumentacioni justifikues ligjor, lidhur me periudhën e qëndrimit të kandidatit familjarisht në banesën e motrës së saj, nga shitja e apartamentit në Tiranë në shkurt 2003 deri sa kanë hyrë në apartamentin në Rrugën “Shyqyri Bërxolli”, sipas kandidatit, në janar 2019.

– Mungesë dokumentacioni justifikues ligjor, lidhur me mundësitë financiare për dhënien e huas në shumën 18.000 euro, datë 15.05.2007.

– Mospërputhje të deklarimeve dhe dokumentacionit të paraqitur, lidhur me mënyrën e shlyerjes së pasurive apartament me sip. 63.93 m2+ garazh me sip. 19.33 m2 dhe shumën totale të paguar për këto pasuri.

– Rezulton se vlera e apartamentit me sip. 63.93 m2, prej 27.037 euro, është nën vlerën referencë të tregut të shitblerjes së pasurive të paluajtshme.

– Mospërputhje e periudhës kronologjike, lidhur me përfitimin e pasurisë apartament me sip. 63.93 m2.

– Mosdeklarim i të drejtave dhe detyrimeve financiare të djalit Rei Meta, mbi pasurinë e paluajtshme apartament me sip. 60 m2, referuar deklaratës noteriale dt. 30.6.2022.

– Mungesë dokumentacioni i pjesshëm justifikues, për shpenzimet e arsimit të fëmijëve në vlerën rreth 30.000 USD, me burim të ardhurat familjare, të cilat rezultojnë të pamjaftueshme për përballimin e tyre.

– Mungesë dokumentacioni justifikues ligjor, lidhur me mundësitë financiare familjare, për blerjen e automjetit M. Benz, nga Haziz Meta, me vlerë 900.000 lekë, në vitin 2012.

Etiketa: ILDKPklpKorruptim politikKushtetueseNurihan Seitipasuria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Ka mungesë me 35% të prokurorëve”/ Olsian Çela raporton në KLP: Arkivat, problem që kërkon zgjidhje

11:50 : 29/04/2025
AKTUALITET

Kallëzimi ndaj Edi dhe Linda Ramës përplas GJKKO me Gjykatën e Tiranës, asnjëra nuk e merr përsipër

19:46 : 25/04/2025
RAJONI

Shtëpi, banesa, mkina e para në banka/ Sa të pasur janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti?

15:33 : 25/04/2025
AKTUALITET

Emërimet në SPAK/ Kushtetuesja nxjerr zbuluar KLP-në për rastin e Ndini Tavanit

12:01 : 24/04/2025
AKTUALITET

Vendimi “Qyno”/ Federata Europiane për Mbrojtjen e Gazetarëve: Sjellja e prokurorëve kërcënim serioz

14:26 : 23/04/2025
Para

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com