• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Miliardat kundër traditës, si vijnë PSG-ja dhe Interi në finalen e Champions League

16:38 : 31/05/2025
në SPORT

PSG është në kufijtë e lavdisë në Mynih, në prag të Champions-it të parë në histori. Ka qenë një rrugëtim i dhimbshëm, por ata janë sërish pranë qëllimit të tyre më të madh, pothuajse obsesiv.

Qëllimi i ekzistencës, Champions-i

Të bëhet kampion i Europës dhe t’i shikojë të tjerët nga lart; Interin, Barçën, Real Madridin, Bayernin e gjithë Premier League, është kthyer në vetë misionin e PSG-së që nga viti 2011, kur Katari bleu klubin në fjalë. Kanë kaluar më pak se 15 vite që atëherë, me parizienët që e kanë humbur tashmë një shans të madh në finalen e vitit 2020 ndaj Bayernit.

Megjithatë, arkat e QSI, fondi investues i familjes mbretërore të Katarit, kanë qëndruar të hapura. PSG arrin sot finalen e dytë të Champions-it, pas 2.283 miliardë eurosh të shpenzuara në merkato.

Nën urdhrat e Emiratit të Katarit janë realizuar blerjet më të bujshme: 222 milionë për Neymar, 180 për Mbappé, 95 për Kolo Muani, 70 për Kvaratskhelia, 68 për Hakimi, 64 për Cavani, 63 për Di María, 60 për Gonçalo Ramos…

Lexo edhe:

Klubi i Al Hilal zbulon: Inzaghi vendosi të largohet nga Interi para finales së Champions

PSG i prish punë Barcelonës, francezët futen në garë për 18-vjeçarin portugez

Askush nuk ka shpenzuar më shumë në më pak kohë. Në krahasim, Manchester City iu desh të investonte “vetëm” 1.452 miliardë euro për ta fituar Champions-in; para që vinin nga Emiratet e Bashkuara.

Nëse PSG fiton sot, atëherë Lindja e Mesme do ta ketë pushtuar Europën përmes dy klubeve: njërit në Paris dhe tjetrit në Manchester.

Faktori “Lucho”

Për herë të parë, paratë e PSG-së janë shoqëruar me një vizion të qartë sportiv. Luis Enrique ka marrë “frenat” e drejtimit dhe ka sjellë kthesën për të cilën klubi parizien kishte nevojë. Janë larguar Verratti, Neymar, Messi dhe, me kalimin e kohës, edhe Mbappé. Në vend të tyre, skuadra është mbushur me të rinj të etur dhe plot energji, të udhëhequr nga një Dembélé i rilindur, që sot është në garë për “Topin e Artë”. Transformim befasues nga “gjumashi” i Barçës në një sulmues vendimtar.

Luis Enrique kërkon Champions-in e dytë si trajner, pas atij të vitit 2015 me Barcelonën, gjithashtu në Gjermani, gjithashtu ndaj një ekipi italian. Ai krenohet me një rekord perfekt: i ka fituar të gjitha, 10 finalet që ka luajtur në nivel klubesh si trajner. E vetmja humbje është ajo ndaj Francës në finalen e “Nations League” me Spanjën.

Sot, PSG ka në dispozicion formacionin më të mirë, me Doué, Dembélé dhe Kvaratskhelia në sulm, një treshe më e besueshme sesa ajo me Barcola.

Interi, dinjiteti i klasikëve

Interi nuk ka asnjë mungesë dhe, ashtu si në finalen e Stambollit ndaj Manchester City, dy vite më parë, përfaqëson forcën e traditës. Zikaltrit janë mishërimi i atyre që nuk duan të shohin fitues klubet e krijuara nga petrodollarët.

Problemi? Interi mbërrin në këtë finale i lodhur dhe i tronditur. Më saktësisht vjen i eliminuar nga Milani në finale e Kupës së Italisë, ka humbur “in xtremis” titullin e Serie A ndaj Napolit dhe e ka varur fatin e gjithë sezonit në këtë betejë të fundit.

Simone Inzaghi, megjithatë, është specialist i ndeshjeve me eliminim direkt. Ai eliminoi Barçën dhe Bayernin në dy raundet e fundit (çerekfinale dhe gjysmëfinale), si dhe i dha Manchester City një finale shumë të vështirë më 2023.

Nga ajo skuadër kanë mbetur 7 lojtarë; përfshirë Lautaro Martínez, sulmuesi më i rrezikshëm i zikaltërve, që shoqërohet nga mbrojtja klasike italiane dhe mentaliteti i pathyeshëm i Interit.

Sonte, në Mynih, Europa do të vendosë. Të pasurit e rinj përballë gjigantëve tradicionalë. Të sapoardhurit kundër “veteranëve”. Milionat kundër medaljeve. Champions-i komandon, Champions-i rishkruan historinë. PSG apo Interi, kush do të triumfojë?

Etiketa: champions leagueInterPSG

Lajme të lidhura

SPORT

Klubi i Al Hilal zbulon: Inzaghi vendosi të largohet nga Interi para finales së Champions

17:38 : 17/06/2025
SPORT

PSG i prish punë Barcelonës, francezët futen në garë për 18-vjeçarin portugez

22:21 : 16/06/2025
SPORT

Interi vendos çmimin për Çalhanoglu

21:03 : 16/06/2025
SPORT

Taremi drejt largimit, Interi ka në listë dy emra për zëvendësuesin e iranianit

20:04 : 16/06/2025
SPORT

Botërori i klubeve/ PSG e nis me fitore, shkatërron 4-0 Atletico Madrid

17:30 : 16/06/2025
BOTA

Sulmet e Izraelit/ Interi e pret për Botërorin e Klubeve, Taremi bllokohet në Iran

10:48 : 14/06/2025
Para

Shqiptarja Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

TË GJITHA

Xhaka më pranë Milanit, Igli Tare takohet me agjentët e mesfushorit

18:51 : 17/06/2025

Gjiko shpallet i pafajshëm për akuzat për për*dhunim, Elita Rudi: U mbyll plaga që na dhembi, por nuk na ndau

18:50 : 17/06/2025

Tabaku: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

18:43 : 17/06/2025

“Godisnin kokës, njëri përdorte hekur”/ Si “Shqiponjat” e Alban Laçit bënë për spital qytetarin

18:33 : 17/06/2025

“Dorëzim pa kushte”/ Trump reagon në Truth Social, çfarë po paralajmëron presidenti amerikan?

18:31 : 17/06/2025

Jonida Maliqi flet sërish për divorcin: M’u desh të mbroja veten dhe tim bir, mund të më duhet ta bëj përsëri

18:25 : 17/06/2025

Befasi në merkato! Man.United ofron 150 milionë euro për sulmuesin e Barcelonës

18:13 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com