• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Furnizoi Ukrainën me armë? Serbia thotë se do t’i hetojë akuzat nga Rusia

12:04 : 30/05/2025
në BOTA

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Moska e akuzoi Beogradin të enjten për furnizimin e Kievit me armë.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) e akuzoi Beogradin për “thikë pas shpine”, duke thënë se prodhuesit serbë të armatimit po shisnin municione dhe armë në Ukrainë.

“Ato [shitjet e armëve] kanë një qëllim të qartë – të vrasin dhe plagosin personelin ushtarak rus dhe popullsinë civile”, thuhet në një komunikatë të SVR-së të publikuar në faqen e saj zyrtare të enjten.

SVR-ja pretendoi se Serbia dërgon armë në Ukrainë përmes ndërmjetësve të NATO-s, duke përfshirë Republikën Çeke, Poloninë dhe Bullgarinë, si dhe disa vende afrikane.

Serbia vazhdon ta ruajë një baraspeshë midis lidhjeve historike me Rusinë dhe Bashkimin Evropian.

Lexo edhe:

Pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë, Lituania thërret diplomatin rus

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Beogradi e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por deri më tani nuk ka pranuar t’i bashkohet Perëndimit në sanksionimin e Moskës.

Vuçiç tha për televizionin shtetëror, RTS, se kishte biseduar për eksportet e armëve serbe në Ukrainë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Moskë më 9 maj dhe i mohoi disa prej akuzave të SVR-së.

“Ne kemi krijuar një grup pune, së bashku me partnerët rusë, për t’i zbuluar faktet. Disa nga gjërat që janë thënë nuk janë të vërteta”, tha Vuçiç për RTS-në të enjten mbrëma.

Sipas një dokumenti të klasifikuar të Pentagonit, Serbia në vitin 2023 ishte pajtuar ta furnizonte me armë Kievin, pavarësisht se deklarohej si neutrale ushtarakisht. Moska e ka kritikuar disa herë Beogradin për këtë çështje.

Industria e mbrojtjes e Serbisë prodhon armë dhe municione me dizajne që rrjedhin kryesisht nga teknologjia ushtarake sovjetike e viteve ‘80, të ngjashme me ato që përdoren si nga Ukraina, ashtu edhe nga Rusia.

“Fabrikat tona duhet patjetër të jetojnë dhe të punojnë. Rreth 24.000 njerëz punojnë drejtpërdrejt në industrinë e mbrojtjes”, tha Vuçiç.

Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por Rusia, një aleate sllave dhe ortodokse, mbetet furnizuesi më i madh i gazit për vendin, dhe rafineria e vetme e naftës në Serbi është në pronësi pothuajse të plotë të Gazpromit dhe Gazprom Neftit rus.

Megjithëse Beogradi nuk ka pranuar t’i bashkohet Perëndimit për të vendosur sanksione kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, ai i ka dënuar politikat e Moskës në Kombet e Bashkuara dhe ka shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë territoret e mbajtura nga Rusia.

Vuçiç gjithashtu është takuar të paktën tri herë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

/REL

Etiketa: akuzaArmePutinRusiaserbiaukrainaVucic

Lajme të lidhura

BOTA

Pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë, Lituania thërret diplomatin rus

09:29 : 24/10/2025
BOTA

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

19:03 : 23/10/2025
BOTA

Reuters: Kina pezullon blerjen e naftës ruse pas sanksioneve amerikane

16:43 : 23/10/2025
BOTA

Sanksionet e reja, Rusia kërcënon BE-në: Përgjigje e dhimbshme nëse na prekni asetet!

13:57 : 23/10/2025
BOTA

Finlanda thirrje Trump: Lejo Ukrainën ta godasë Rusinë me raketa Tomahawk!

12:18 : 23/10/2025
BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
Para

Vranë notaren greke, dalin para gjykatës 3 shqiptarët: Donim vetëm ta grabisnim, por bëri rezistence

TË GJITHA

Reforma Territoriale/ Publikohet projektvendimi i dakordësuar mes palëve, ja çfarë parashikon

14:57 : 24/10/2025

Përdoreshin nga grupet kriminale, SpaceX çaktivizon mbi 2,500 pajisje Starlink

14:50 : 24/10/2025

Ish-këshilltari i Trump “sheh” një mandat të tretë Presidencial: Kemi një plan për këtë!

14:42 : 24/10/2025

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare më 2024

14:34 : 24/10/2025

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Nga e hëna rifillon pjesëmarrja në seancat gjyqësore

14:25 : 24/10/2025

Çfarë ndodh nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

14:11 : 24/10/2025

Goditën efektivët e policisë, arrestohen tre persona në Tiranë

14:11 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com