• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goxhaj: Rama militarizon patronazhistët për të krijuar një milici paramilitare në modelin e Maduros

20:50 : 29/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ish-kryetari i Aleancës Konservatore për Shqipërinë, Altin Goxhaj, ka ngritur alarmin në lidhje me planin antikushtetues të Edi Ramës për të krijuar një strukturë paramilitare të Partisë Socialiste, të maskuar si ‘Polici Vullnetare’.

Goxhaj thekson se kjo strukturë paramilitare e partisë, e maskuar si “Polici Vullnetare”, përbën milicinë politike të partisë në pushtet, një kopje të qartë të modelit të Milicisë së Maduros në Venezuelë.

Aleanca Konservatore për Shqipërinë do të padisë këtë vendim antikushtetues në Gjykatën Kushtetuese, pasi:

1. Cënon ndarjen e funksioneve të shtetit dhe partisë – duke i dhënë një strukture të re jo-profesionale kompetenca që përkojnë me ato të rendit publik;

Lexo edhe:

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

2. Përbën shkelje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, të cilët do të ekspozohen ndaj mbikëqyrjes së patronazhistëve me status policor;

3. Lejon krijimin e një forcë paralele represive, në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës dhe sigurisë kushtetuese.

Deklarata e plotë:

Në kohën kur publiku shqiptar është ende i turbulluar nga Farsa Zgjedhore e Regjimit AntiShqiptar dhe kapja totale e pushtetit me fuqi kontrolli kushtetues, Aleanca Konservatore për Shqipërinë denoncon me alarm publik planin antikushtetues të qeverisë Rama për krijimin e një strukture paramilitare të partisë, të maskuar si “Polici Vullnetare”, përbën milicinë politike të partisë në pushtet, një kopje të qartë të modelit të Milicisë së Maduros në Venezuelë.

“VKM PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE FUSHËN E VEPRIMIT TË POLICIMIT VULLNETAR” nuk është një reformë për sigurinë publike – kjo është një strategji e pastër për militarizimin e patronazhistëve të Partisë Socialiste, të cilët tani do të patrullojnë lagjet, shkollat, tregjet dhe aktivitetet publike me veshje uniforme, dokument identifikimi dhe status zyrtar policor, por të paarmatosur – për momentin.  

Në pamje të parë e veshur me terma teknikë dhe qëllime të mira, në praktikë kjo strukturë synon të përdoret si instrument frikësimi, kontrolli shoqëror dhe spiunazhi politik, për të garantuar sundimin e partisë dhe asgjësimin e çdo opozite apo reagimi qytetar.

Policia Vullnetare e Ramës është Kopje e Pastër e modelit të Milicisë së Maduros

Ashtu si Milicia Bolivariana e Venezuelës e krijuar nga Nicolás Maduro, edhe Policia Vullnetare e Edi Ramës:

* Ka një status të dyfishtë ligjor – në dukje “vullnetarë civilë”, në praktikë janë strukturë paraushtarake e maskuar, me fuqi operacionale dhe mbikëqyrëse;

* Përzgjidhen me kritere të paqarta, pa transparencë, pikërisht për të rekrutuar ish-policët e shkarkuar, militantë partiakë dhe individë të sponsorizuar nga bandat kriminale;

* Patrullojnë në zona të ndjeshme, si lagje, shkolla, tregje, vende fetare, zona të popullsisë së margjinalizuar, ku ndikon drejtpërdrejt mbi komunitetin me presion psikologjik dhe ndjesinë e mbikëqyrjes permanente;

* Mbledhin informacion dhe raportojnë mbi sjelljet e qytetarëve, duke krijuar një rrjet spiunësh, “fuksash” të qeverisë, siç ka ndodhur me “komitetet e lagjes” në Venezuelë;

* Konsolidojnë kontrollin e partisë mbi shoqërinë përmes një strukture që i bindet urdhrave të Policisë së Shtetit, por që de facto mund të orientohet nga pushteti politik.

Kjo VKM është hapi i fundit për të konsoliduar dhe mbrojtur Diktaturën!

Ndërtimi i një milicie paralele me veshje uniforme përbën eleminim të drejtpërdrejtë të pluralizmit dhe lirive themelore. E njëjta formulë e përdorur nga regjimi i Maduros për të kontrolluar protestat, intimiduar qytetarët dhe goditur opozitën, po vendoset edhe në Shqipëri përmes kësaj VKM-je.

Në mungesë të një policie të depolitizuar, profesionale dhe me integritet, Rama po ndërton një sistem paralel besnik ndaj pushtetit dhe jo ligjit për të kryer ato detyra që nuk mund tia ngarkojë policisë së shtetit për shkak të ekspozimit.

Aleanca Konservatore për Shqipërinë paralajmëron se ky plan është përpjekja më e fundit për përfundimin e instalimit të një regjimi diktatorial në modelin e Venezuelës së Maduros në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuadër:

1. Kërkojmë shfuqizimin e menjëhershëm të VKM-së dhe ndalimin e çdo rekrutimi në strukturën e Policisë Vullnetare.

2. Ftojmë shoqërinë civile dhe opozitën politike të reagojnë me forcë kundër krijimit të kësaj milicie politike që zëvendëson shtetin ligjor me shtetin-parti.

3. Kërkojmë reagimin e institucioneve ndërkombëtarë që janë përgjegjës për rolin e tyre në instalimin e Diktaturës së Qeverisë Sorosiane të Tiranës, sepse në vend të të mbështesnin ndërtimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, kanë mbuluar kthimin e Shqipërisë në një landfill plehrash të Europës për shkak të interesave të tyre të ngushta duke sakrifikuar interesat e popullit dhe kombit shqiptar.

Aleanca Konservatore për Shqipërinë do të padisë këtë vendim antikushtetues në Gjykatën Kushtetuese, pasi:

1. Cënon ndarjen e funksioneve të shtetit dhe partisë – duke i dhënë një strukture të re jo-profesionale kompetenca që përkojnë me ato të rendit publik;

2. Përbën shkelje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, të cilët do të ekspozohen ndaj mbikëqyrjes së patronazhistëve me status policor;

3. Lejon krijimin e një forcë paralele represive, në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës dhe sigurisë kushtetuese.

Qytetarët shqiptarë kanë vuajtur mjaft nga kontrolli, frika dhe survejimi në kohën e Komunizmit dhe prej vitesh kjo po kthehet në normalitet në Shqipëri. Ne nuk do ta lejojmë Ramën të ndërtojë një strukturë të dyfishtë represive me fanella blu, që spiunojnë, patrullojnë dhe kërcënojnë në emër të partisë.

Ne do të qëndrojmë në mbrojtje të kushtetutës, të lirive civile dhe të shtetit ligjor.

Etiketa: altin goxhajEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026
AKTUALITET

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026
AKTUALITET

Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej

19:19 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026
Para

Plehrat e Ishmit pushtojnë Kepin e Rodonit, Zona e (pa)Mbrojtur nuk mirëmbahet, rruga e shkatërruar

TË GJITHA

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

19:35 : 25/06/2026

“Balluku i ka vjedhur paratë tona!”, qytetari: Duam dorëheqjen e Ramës pa negocim

19:34 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibommeritbetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet