• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“11 Maji”/ Abilekaj: SHBA dërgoi sinjal të qartë për mungesën e standardeve në zgjedhje

21:52 : 29/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Gazetari Enton Abilekaj e cilësoi se qëndrimi i fundit i SHBA-ve ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri shënon një rikthim në rolin e tyre tradicional si arbitër i paanshëm.

Ai theksoi se reagimi i Uashingtonit ndaj këtyre zgjedhjeve, përmes mungesës së përshëndetjes, është ndër më të fortët në dekada dhe se kjo tregon një zhgënjim të qartë ndaj mënyrës se si u administrua procesi.

Abilekaj nënvizoi se ky qëndrim është sinjal për të ardhmen politike të vendit dhe për pritshmëritë që kanë aleatët ndërkombëtarë nga klasa politike shqiptare.

“Nga një sjellje prej pale të paanshme, SHBA-të tani po sillen si një shtet serioz. Kjo është diçka e papritur për Shqipërinë, sepse SHBA ka qenë gjithmonë një pikë reference për shqiptarët madje më shumë se Bashkimi Europian, Brukseli, Parisi apo Londra për qëndrimet e saj të paanshme dhe rolin e arbitrit të ftohtë.

Historikisht, SHBA-të kanë qenë një arbitër në të cilin shqiptarët kishin shumë besim. Por, kur u vu re se po përfshiheshin si palë e njëanshme në politikën shqiptare, nisi të lindëte dyshimi për qëndrimin e tyre. Kur ambasadori amerikan filloi të merrej edhe me çështje të vogla, si konfliktet e brendshme të partive apo madje edhe brenda vetë partive, autoriteti i SHBA-ve nisi të vihej në dyshim, sidomos nga ata shqiptarë që prisnin një qëndrim të paanshëm.

Lexo edhe:

Presidenti kolumbian pezullon shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në

Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

Rikthimi i SHBA-ve në një qëndrim të balancuar është një lajm shumë i mirë për shqiptarët. Së dyti, SHBA ka reaguar ashpër në të shkuarën në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. Në vitin 1946, reagimi i tyre ishte ekstrem pas zgjedhjeve të diskutueshme, ndërsa në 26 maj 1996 ata kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve në 40 zona elektorale, që ishin kryesisht zona të mazhorancës së atëhershme. Ky i tanishmi është reagimi i tretë i rëndësishëm, ku SHBA nuk e ka përshëndetur një proces zgjedhor. Që nga ai vit, nuk ka ndodhur më që SHBA të mos e përshëndesë një proces zgjedhor në Shqipëri.

Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me këtë proces zgjedhor: A do të pranohen rezultatet në heshtje apo do të kërkohet një proces i ri, më i drejtë dhe i ndershëm, në një të ardhme të afërt? Nuk e dimë ende se çfarë do të ndodhë me këto zgjedhje, që për momentin janë kaluar në heshtje nga SHBA. Duhet të presim dhe të shohim: A do të ketë një projekt të ri për zgjidhjen e situatës, apo do të lejohet që ky mandat të përfundojë ashtu siç është?”, tha Abilekaj.

Etiketa: abilekajBerishaEnton AbilekajSHBAzgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

Presidenti kolumbian pezullon shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në

08:10 : 12/11/2025
BOTA

Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

19:43 : 11/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

13:52 : 11/11/2025
BOTA

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

13:35 : 11/11/2025
AKTUALITET

‘Bojkoti’ i zgjedhjeve të pjesshme thellon mungesën e besimit te politika

08:26 : 11/11/2025
BOTA

Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

15:35 : 10/11/2025
Para

Hera e parë në skenë e Parashqevi Simakut: Po dridhesha, vesha me gazeta këpucët…

TË GJITHA

“Koka” e trafikut të drogës në Angli, arrestohet 32-vjeçari shqiptar! Iu sekuestrua 28 kg kokainë

10:09 : 12/11/2025

U gjet i djegur në makinë, i riu shqiptar mund të jetë vrarë nga ish i dashuri i partneres/ Detaje

10:07 : 12/11/2025

Shqipëria kërkon tri pikët për ‘play-off’-in e Botërorit, statistikat e përballjeve me Andorrën

09:54 : 12/11/2025

Ekzekutimi i Gilmando Danit/ Policë dhe ekspertë krimesh shkojnë sërish në vendin ku u dogj makina

09:43 : 12/11/2025

Mashtronin me kredi fiktive qytetarët, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, procedohen dy të tjerë (Emri)

09:42 : 12/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

09:39 : 12/11/2025

Atentati në Rinas/ Si paraqitet gjendja e Muçi Shaljanit që mori 10 plumba, 2 prej tyre në kokë

09:24 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com