• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

20:52 : 27/05/2025
në BOTA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka falur ish-sherifin e Virxhinias, Scott Jenkins, i cili ishte dënuar për mashtrim dhe marrje ryshfeti.

Jenkins, ish-sherif i Qarkut Culpeper dhe mbështetës i hershëm i Trump, u shpall fajtor nga një juri në dhjetor për pranimin e mbi 75 mijë dollarëve ryshfet, në këmbim të emërimit të disa biznesmenëve si oficerë të zbatimit të ligjit, pa trajnim të duhur.

Ai u dënua në mars me 10 vjet burg dhe pritej të niste vuajtjen e dënimit të martën. Por, falë dekretit të faljes nga Trump, ai nuk do të kalojë asnjë ditë në burg.

“Sherifi Scott Jenkins, bashkëshortja e tij Patricia dhe familja e tyre janë zvarritur nëpër FERR,” shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social, duke e cilësuar Jenkins si viktimë të një “Departamenti të Drejtësisë tepër të zellshëm për Bidenin”. Sipas Trump, Jenkins ishte “një person i mrekullueshëm” që u përndoq nga “monstrat e së majtës radikale”.

Gjyqi i Jenkins u drejtua nga gjyqtari Robert Ballou, i emëruar nga Presidenti Joe Biden, por vendimi u mor nga një juri.

Lexo edhe:

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

Jenkins u shpall fajtor për një akuzë për komplot, katër akuza për mashtrim dhe shtatë akuza për ryshfet, të lidhura me programe që merrnin fonde federale. Prokurorët thanë se ai pranoi ryshfete nga tetë persona, përfshirë edhe dy agjentë të fshehtë të FBI-së, në formë parash të gatshme dhe kontributesh për fushatë.

Posti i tij ishte një funksion i zgjedhur, dhe ai lejoi persona që paguanin ryshfet të merrnin pozicione si ndihmëssherifë, të cilët, edhe pse në pozicione vullnetare, kishin kompetenca të plota ligjore. Kjo u mundësoi atyre të shmangnin gjobat e trafikut apo të mbanin armë të fshehura pa leje.

Prokurori në detyrë i Virxhinias deklaroi se Jenkins kishte shkelur betimin e tij zyrtar dhe se drejtësia do të vihej në vend ndaj çdo zyrtari që abuzon me detyrën për përfitime personale.

Pas dënimit, Jenkins i bëri thirrje Trump për ndihmë, duke thënë: “Unë besoj se nëse ai do ta kishte dëgjuar historinë time, do të më ndihmonte”.

Jenkins u zgjodh sherif në vitin 2011 dhe mori detyrën në janar 2012. Ai u rizgjodh në vitet 2015 dhe 2019.

Ai është vetëm një nga mbështetësit e shumtë të Trump që kanë marrë falje. Në janar, Trump dha afro 1,600 falje apo lehtësime dënimi për persona të akuzuar për trazirat në Kapitol në vitin 2021.

Sipas Kushtetutës së SHBA-së, presidenti ka të drejtë të japë falje apo të pezullojë dënime për vepra penale federale (me përjashtim të procedurave të shkarkimit). Një falje ligjore i jep fund çdo ndëshkimi të mëtejshëm dhe rikthen të drejtat si e drejta për të votuar apo për të kandiduar për poste publike.

Etiketa: denimflajeKapitolTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

SHBA tentoi ta joshë pilotin e Maduros, ja sa ka shkuar shpërblimi për kapjen e presidentit venezuelian

13:16 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
Para

Ankimimi për Kukësin/ KAS rrëzon tre kërkesa të PD, pranon dy! KQZ: Nuk pati parregullsi

TË GJITHA

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com