• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vonesa” për Visin e Pojës vë në pikëpyetje rolin e SPAK kundër “krimit zgjedhor”

11:22 : 25/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Posaçme njoftoi në 21 Maj përfundimin e operacionit të përbashkët me autoritetet e antimafias italiane kundër organizatës së dyshuar të narko-trafikut “Troplini” në Durrës, rreth 20 ditë pasi gjykata kishte miratuar 29 masa sigurimi, prej të cilave u zbatuan vetëm ato ndaj personave që gjenden aktualisht të arrestuar më herët dhe arratisjen e 12 të tjerëve, më kryesorët, që ishin dhe vijojnë të jenë në liri.

Operacioni u zhvillua në kuadër të një Njësie të Përbashkët Hetimore (NJPH) të ngritur mes Prokurorisë së Antimafias së Barit dhe Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në Shqipëri, pas një hetimi të nisur më herët nga autoritetet italiane.

Njësitë e Përbashkëta Hetimore janë struktura efikase për goditjen e krimit ndërkombëtar, pasi krijohen ura më të shpejta komunikimi mes autoriteve, shkëmbim informacioni dhe analizim i fakteve në mënyrë të përbashkët. Gjithësesi, operimi në terren ka vështirësitë e saj dhe pika më delikate është ndërhyrja për arrestimin e personave të dyshuar, të cilët mund të gjenden në shtete të ndryshme.

Autoritetet policore dhe hetimore do të duhet të koordinohen dhe të godasin njëkohësisht, me qëllim shmangien e dekonspirimit dhe arritjen e rezultateve sa më të mira.

Lexo edhe:

SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve, Dashnor Dumani do futet në program mbrojtje

SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat

Në rastin e operacionit “Ura”, me objektiv anëtarët e organizatës së dyshuar kriminale të drejtuar nga Xhevdet Troplini (i quajtur edhe Poja), u vendos të ndërhyhej në 21 Maj 2025, rreth 3 muaj nga lëshimi i urdhër-arresteve nga Gjykata e Barit për anëtarët e dyshuar të bandës që gjendeshin në Itali dhe 21 ditë pas urdhër-arresteve të miratuara nga Gjykata e Posaçme në Shqipëri.

Në foto: Vendimi i gjykatës së posaçme, dt. 30 Prill 2025

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi se “kohën për kryerjen e operacionit e vendosim ne”, duke iu përgjigjur pyetjeve dyshuese të medias së pranishme në një konferencë të përbashkët me autoritetet e anti-mafias italiane në Tiranë.

Megjithatë vonesat e tejzgjatur në zbatimin e masave të sigurimit, rezultatet jo-premtuese, shoqëruar me arratisjen e personave kyç, ndërthurur kjo edhe me rolin e dyshuar të grupit të Pojës në sigurimin e votave në favor të Partisë Socialiste të Edi Ramës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, krijojnë pikëpyetje mbi angazhimin e Prokurorisë së Posaçme në këtë operacion.

“Mungesë e plotë koordinimi”

Avokat Besnik Muçi, më herët prokuror i ish-Prokurorisë për Krime të Rënda dhe anëtar i disa Njësive të Përbashkëta Hetimore, shpjegon për “Boldnews.al” mënyrën se si kanë funksionuar këto struktura.

“Qëllimi i Njësive të Përbashkëta Hetimore është koordinimi i hetimit, dërgimi njëkohësisht në gjykatë i kërkesës për masa sigurimi për personat e dyshuar dhe kryerja e operacionit të njëkohshëm për arrestimin e personave të dyshuar. Të paktën, kështu ka qenë praktika dhe kështu kemi vepruar e kemi dalë të suksesshëm, kur unë kam qenë pjesë e këtyre strukturave, sidomos në bashkëpunim me autoritetet italiane”.

Muçi është i bindur se në rastin e operacionit “Ura” ka pasur një mungesë të theksuar koordinimi mes drejtuesve të strukturave hetimore. “Më duket e pakuptimtë që gjykata e Barit miraton urdhër-arrestet në Shkurt, Gjykata e Posaçme në Shqipëri në fund të Prillit, ndërkohë që bëhet fjalë për të njëjtët persona, të njëjtat fakte penale, prova dhe dyshime. Logjka e Njësive të Përbashkëta është që veprimet të kryhen njëkohësisht”, thotë ai.

Në foto: Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi

Për ish-prokurorin Muçi, çdo vonesë në zbatimin e vendimeve gjyqësore të arrestit rrit në mënyrë eksponencionale mundësinë e dekonspirimit, pasi urdhër-arrestet kalojnë në shumë duar, duke filluar nga gjyqtari, prokurori, oficerët e policisë gjyqësore, sekretarët, posta, etj.

“Në rastet e vendimeve me arrest, sidomos kur bëhet fjalë për persona me rrezikshme specifike shoqërore, në vlerësimin tim, oficerët e Policisë Gjyqësore që do të merren me zbatimin e vendimeve, duhet të qëndrojnë pas derës së gjykatës, të marrin menjëherë urdhërat dhe të kryejnë arrestimin”, shton më tej Besnik Muçi për “Boldnews.al”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, i pranishëm në konferencën e përbashkët të SPAK-ut me Anti-Mafias në 21 Maj, deklaroi se policia është njoftuar për ekzekutimin e vendimeve ndaj grupit Troplini “vetëm 24 orët e fundit”.

Deklarimi i tij i ngjan më shumë një përpjekje për të përcjellë mesazhin se oficerët e Policisë nuk janë përgjegjës për dekonspirimin e mundshëm të operacionit, gjatë të cilit i shpëtuan prangosjes të dyshuarit më të rëndësishëm, përfshirë Elvis Doçin (Visin e Pojës), nipi i kreut të grupit, Xhevdet Troplini.

Përjashtimi i policisë për gati 20 ditë nga dalja e vendimit të Gjykatës është një konfirmim i radhës mbi raporteve aspak të shëndosha mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, deklaratat e Prodës çojnë në përfundimin logjik se anëtarët e dyshuar të bandës, për të cilët ishte lëshuar urdhër-arresti nga gjykata, duhet të jenë mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në zbatimin e vendimit gjyqësor.

Ish-prokurori Besnik Muçi është skeptik për efikasitetin e trupës së BKH-së për vëzhgimin e personave specifikë, aq më tepër kur urdhër-arrestet janë lëshuar për një numër të lartë personash.

“Nuk mundet që një trupë prej 40 agjentësh të BKH-së të mbajnë nën vëzhgim për ditë me radhë një numër të lartë personash. Duhen, më së paku 6 agjentë, të cilët duhet të punojnë të ndarë me turne tre e nga tre, për të mbajtur në vëzhgim vetëm një person. Duhet të mbajnë në vëzhgim banesat e tyre, vendet që frekuentojnë, personat që takojnë, lëvizjet e tyre, etj. Pra, është një proces shumë dinamik, i cili kërkon shumë trupa operacionale dhe nuk mund të zgjidhet vetëm me mbajten nën kontroll të telefonave të tyre”, thotë Muçi për “Boldnews.al”.

Roli skarco në “krimin zgjedhor”

Problematikat e natyrës teknike në ekzekutimin e operacionit “Ura”, që nga mungesa e koordinimit për nxjerrjen e urdhër-arresteve me distancë tre-mujore nga Gjykata e Barit dhe Gjykata e Posaçme, vonesa 20-ditore për ekzekutimin e vendimeve, përjashtimi total i Policisë nga veprimet e SPAK-ut, krijojnë një terren shumë të mirë për të ngritur dyshimet se gjithçka që ka ndodhur ka lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Kryetari i Partisë kryesore opozitare, asaj Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur më shumë se njëherë zërin për përfshirjen e “Visit të Pojës” dhe grupit të tij, në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve të Durrësit, në favor të Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Në foto: Dokumenti i identifikimit i Elvis Doçi (Visi i Pojës)

Këto akuza janë përmendur shpesh gjatë fushatës elektorale, në një kohë që Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), kishte shpallur krijimin e një Task-Force të posaçme për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e krimit elektoral.

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Prokuroria e Posaçme njoftoi disa të dhëna statistikore mbi hetimet e nisura për “korrupsion në zgjedhje”, për disa raste anemike, pa peshë dhe, të paktën deri më tani, pa asnjë lidhje me Durrësin.

SPAK-u ka mbajtur nën vëzhgim “grupin e Pojës” përgjatë thuajse të gjithë fushatës elektorale, në pritje të vendimmarrjes për zbatimin e urdhërit të gjykatës së miratuar në 30 Prill 2025 për veprat penale të “trafikut të narkotikëve” dhe “organizatës kriminale”.

Kjo tregon se SPAK-u duket se nuk ka arritur të sigurojë prova për përfshirjen e Visit të Pojës dhe personazheve të tjerë rreth tij në krime zgjedhore.

Ose, siç Berisha, në të drejtën e tij, është i bindur se “SPAK-u është bërë palë me Edi Ramën për të lejuar masakrën zgjedhore”.

Vonesa e theksuara në ekzekutimin e vendimeve për grupin e Pojës, si edhe problemet teknike, dështimi për arrestimin e personave kryesorë, janë të gjithë elementë që shkojnë në favor të dyshimeve të Berishës se “operacioni u vonua, me qëllim për t’i dhënë kohë bandës së Troplinit që të sigurojë vota për Edi Ramën dhe më pas të largohen, për t’iu shpëtuar urdhërave të arrestit që ishin iniciuar nga Antimafia italiane”.

Etiketa: antimafia italianeelvis docikrimispakXhevdet Troplini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve, Dashnor Dumani do futet në program mbrojtje

14:31 : 15/06/2025
AKTUALITET

SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat

13:37 : 15/06/2025
AKTUALITET

Ekonomia e krimit

12:43 : 15/06/2025
AKTUALITET

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

16:42 : 13/06/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, ish-kandidati i PS-së paraqitet në SPAK

09:49 : 13/06/2025
AKTUALITET

Benet Beci nën hetim/ Bardhi: Fshehja e informacionit, kompromenton rëndë SPAK-un

22:41 : 12/06/2025
Para

Tardelli këshillon Juventusin: Merr Conten dhe Tonalin, nëse doni titullin kampion

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com