• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKANDALI/ Helmohen nga salmonela fëmijët e kopshtit shtetëror, autoritetet heshtin

17:24 : 24/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI, VIDEO

Pas zbulimit të skandalit se tonelata mish të infektuar me salmonelë janë futur në vendin tonë, duket se ky produkt i rrezikshëm për jetën e konsumatorëve është futur në treg dhe po konsumohet nga shqiptarët.

Fëmijë të një kopshti shtetëror në Gramsh dyshohet se janë helmuar nga ushqimi me salmonelë që kanë konsumuar. Ngjarja ka ndodhur në fillim të kësaj jave, kur grupi i fëmijëve u paraqit në spital me simptoma, si të vjella dhe temperaturë.

U bë me dije se janë marrë gjithsej 72 mostra për analiza laboratorike, prej të cilave janë veçuar 30 për ekzaminim. Nga këto mostra, 12 fëmijë dyshohet të jenë prekur nga helmimi, ndërsa sipas të njëjtave burimeve një rast është konfirmuar që kemi të bëjmë me helmim nga ushqim i kontaminuar me salmonelë.

Analizat laboratorike tregojnë praninë e bakterit të salmonelës, duke ngritur dyshimet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania private që shërben në kopshtin shtetëror.

Lexo edhe:

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

Nga ana tjetër analizat ushqimore për ushqimin e dyshuar nuk janë kryer ende. Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Ushqim, pritet të marrin mostra dhe të kryejnë kontrolle brenda ditës së sotme.

Për momentin, nuk ka ende një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me ngjarjen, duke heshtur për ballë një skandali që ka rrezikuar jetën e dhjetrave fëmijëve.

Tonelata mishi me samolnelë u futën në vendin tonë

Në fillimin e muajit mars të këtij viti, shpërtheu skandali i salmonelës, ku tonelata mishi me salmonelë nga Brazili, u futën në vendin tonë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se ngarkesa është identifikuar në Portin e Durrësit.

“Pas analizës së realizuar në ISUV më 21.03.2025, ku u identifikua prania e Salmonella Typhimurium në një mostër produkti pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.”

Por Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk bëri transparencë për publikun dhe konsumatorët nëse ky produkt me salmonelë është hedhur në treg për konsum. E paqartë mbetet edhe data kur ngarkesa ka hyrë në Portin e Durrësit.

“Është inspektuar subjekti importues për të siguruar gjurmueshmërinë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale lidhur me elementët e veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.”

Disa ditë më vonë, AKU pranoi se një pjesë e mishit ishte konsumuar nga shqiptarët.

Salmonela është një bakter që kontaminon kryesisht mishin, qumështin dhe vezët dhe më pas, personi i infektuar mund të ketë dhimbje koke, ethe, dhimbje barku dhe temperaturë.

Helmimi i fëmijëve të kopshtit në Gramsh me salmonelë, Qëndresa qytetare: Të hetohet rasti

Helmimi i 70 fëmijëve nga ushqimi me salmonelë në një kopësht publik në qytetin e Gramshit është një këmbanë alarmi lidhur me sigurinë ushimore në institucionet publike si çerdhe, kopshte e spitale.

Më e rëndë bëhet situata jo vetëm nga mungesa e reagimit nga institucionet, por dhe nga tentativat për të fshehur ngjarjen, sikur të ishte normalitet, nderkohe qe 70 familje e kane kaluar naten e te 22 Majit ne spital.

Janë me dhjetra tendera që kryhen çdo muaj për furnizimin me ushqim të çerdheve dhe kopshteve në vend që nuk kalojnë në asnjë filtër, duke bërë që shëndeti i fëmijëve të jetë në dorë të babëzisë.

Qëndresa Qytetare kërkon të hetohet urgjentisht ky rast dhe përgjegjësit të vihen para ligjit.

Pak javë më parë shqiptarët mësuan se kanë konsumuar tonelata fileto pule me salmonelë, teksa AKU është kthyer në një institucion që ka dështuar të kryejë misionin e saj kryesor, parandalimin e futjes në treg të produkteve ushqimore që nuk plotësojnë standardet.

Më 11 mars 2025 AKU bëri kontroll rastësor në 1 prej 4 loteve që një kompani shqiptare solli nga Brazili, ku u kontrollua 1 kontejner me 8 ton mish.

Përgjigjen nga laboratori i ISUV për praninë e salmonelës në mostrën e marrë, AKU e mori me 21 mars, ndërsa publikun e njoftuan 1 javë me vonesë, kur ngarkesa e mishit ishte hedhur në treg.

Hetimet për këtë skandal janë në vijim, por precedenti i krijuar është i rrezikshëm, teksa më shumë se kurrë shqiptarët duhet ta kenë llogaridhënien për cilësinë e ushqimeve që blejnë më raport të drejtë me të ardhurat që shpenzojnë për ushqimin, që janë më të lartat në Evropë.

Falja e gjobave nga qeveria e rendon edhe me teper situaten e pandeshkueshmerise ne vend, por edhe te papergjegjshmerise te operatoreve private ndaj qytetareve.

Lexo edhe: 

Skandali/ Konsumuan ushqime me salmonelë, helmohen 70 fëmijë të një kopshti në Gramsh

Etiketa: gramshkopeshtmishsalmoneleskandal

Lajme të lidhura

RAJONI

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rama i jep 4.2 mln € nga taksat e shqiptarëve, por Kanye West nuk e di ku bie Shqipëria!

13:57 : 11/07/2026
AKTUALITET

Skandali në Elbasan/ Pacientët e spitalit psikiatrik, pa analiza laboratorike

14:24 : 09/07/2026
AKTUALITET

Aksident gjatë natës në Gramsh, plagosen burrë e grua

10:55 : 09/07/2026
AKTUALITET

Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura

14:41 : 08/07/2026
Para

Finale për ngjitjen në Premier League, Sheffield Utd në avantazh ndaj Sunderland

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş