• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fenomeni/ Si PSD e Tom Doshit “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave

16:13 : 23/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Sebi Alla

“Kristian, mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta” paralajmëroi kryeministri Edi Rama më 4 maj, kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Porta i ngjau “kutisë së votimit” dhe “golat” u përkthyen në shumë vota në favor të Partisë Socialdemokrate.

Në Bashkinë Vau i Dejës, (një bashki periferike e Qarkut Shkodër), PSD doli forcë e parë, me 5951 vota, më pas ndiqej nga PD me 4698 dhe PS zuri vendin e tretë me 2482 vota.

Në skajin verior të vendit, PSD e drejtuar nga biznesmeni Tom Doshi, ish-deputet, siguroi dy mandate, duke ruajtur me përpikmëri po aq mandate sa në vitin 2021. Gjithashtu edhe në Tiranë, qarkun më të madh të vendit, PSD siguroi një mandat, pa e vendosur asnjëherë në dyshim që do t’i ikte nga duart. Po ku gjeti mbështetje më shumë PSD?

Vota

Lexo edhe:

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

Rasti Vau i Dejës nuk kaloi lehtë. Tre ditë pas zgjedhjeve, më 14 maj, me kërkesë të SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), vendosi sekuestrimin e telefonit të kryebashkiakut, i cili konfirmoi rastin, por nuk dha shpjegime mbi çfarë dyshimesh i ishte sekuestruar. Dyshohet se ka të dhëna se në këtë bashki mund të ketë elementë të përfshirjes në krime zgjedhore, por raste flagrante nuk janë shënuar.

Në Qarkun Shkodër, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së (Komisionit Qendror Zgjedhor), PSD mori 15 842 vota, ndërsa me votat e Diasporës për këtë qark, PSD siguroi 964. Nga analizimi i rezultatit (bazuar në të dhënat e KQZ) Faktoje.al konstatoi se në zonën urbane (Shkodër qytet), PSD bindi vetëm 2645 votues dhe pjesa më e madhe e “hambarit” të saj i përket bashkive të vogla, ose njësive të thella administrative.

Në Tiranë

Në Qarkun Tiranë, të dhënat zyrtare të KQZ-së afishojnë 14 451 vota për subjektin PSD dhe vetëm 330 vota nga Diaspora. Prej këtij totali, 4944 vota i ka siguruar në zonat rurale të Tiranës dhe 2833 në bashkitë Kavajë, Vorë, Rrogozhinë dhe Kamëz. Rreth 52 për qind të votave, ose 7777 të tilla, janë marrë nga PSD në zonat rurale duke përfshirë edhe Njësinë 1, e cila shtrihet në një territor të gjerë me zona informale (kryesisht shtëpi banimi private dhe biznese të vogla).

Dominim ndaj të rejave

Tre partitë e reja, “Mundësia”; “Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë”, në numër votash të secilës prej tyre dalin më lart se PSD, por dëmin e patën pikërisht në zonat rurale, aty ku nuk mundën në asnjë qendër votimi të dilnin mbi Partinë Socialdemokrate. Pjesa rurale është e përqendruar kryesisht në bujqësi dhe njësi të vogla shërbimi.

Po çfarë thotë për bujqësinë programi i PSD-së, që tërhoqi pas vetes shumë votues?! “Misioni vazhdon” shkruhet në një sfond të gjelbër të faqes zyrtare të subjektit politik, ndërsa përbri në pamje të madhe është fotografia e kryetarit të saj Tom Doshi.

Në programin për bujqësinë i kanë rënë shkurt, por përmbledhtas në pikat e saj. “Kompensim TVSH-je 8%. Subvencionim për çdo njësi prodhimi dhe krerë bagëtish. Çmim minimal i garantuar për qumështin dhe mishin. 50 qendra të reja grumbullimi të produkteve bujqësore”.

PSD 2021

PSD nuk është më befasi në zgjedhje. Në zgjedhjet parlamentare 2021, PSD arriti të marrë shumë më pak vota se LSI, por siguroi tre mandate deputeti. PSD mori 35.475 vota ose 2.25% përkthyer në tre mandate. Zgjedhjet e 11 Majit, PSD fitoi 47.561 vota ose 3.38% sërish 3 mandate. Kandidati më i votuar i PSD në zgjedhjet e 11 Majit, Besnik Brahimi, mori 3509 vota, ç’ka do të thotë se strategjia e kësaj force politike ka qënë e qartë: votë për PSD, s’ka rëndësi kandidati.

Në faqen e historikut të partisë shkruhet se ka 116 të zgjedhur në Këshillat Bashkiakë në të gjithë vendin. “Misioni vazhdon…” është dyfjalëshi që të shfaqet në çdo klikim të faqes zyrtare të PSD-së.

4 arrestime, 3 të PSD-së

Nga katër të arrestuar për përfshirjen në shitblerje votash, tre raste SPAK dyshon se të ndaluarit po punonin në favor të PSD-së, dy të ndaluar në Kukës dhe një në Fier, ky i fundit është babai i kandidates së PSD-së në këtë qark.

/Faktoje.al

Etiketa: deputetefenomenifitoikapikristian shkrelimandatePartia Social DemokratePSDTiraneTom Doshivau i dejesvotazgjedhjezonat rurale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025
AKTUALITET

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025
RAJONI

Ryshfet në procesin zgjedhor në Kosovë, dy persona në pranga

16:13 : 09/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Deri në 14:00 votuan 13.76% e qytetarëve

14:46 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

14:21 : 09/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

14:05 : 09/11/2025
Para

"Drejtuesit politik nuk punuan"/ Maliqi akuza Bozdos: Mitingu në Berat, i dështuar

TË GJITHA

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

17:38 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com