• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ura”/ Si transportohej droga nga Shqipëria me karroca invalidësh! Heroina shumë e fortë quhej “Banana”

18:28 : 21/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Autoritetet italiane, në bashkëpunim me SPAK, në kuadër të operacionit “Ura” goditën një grup kriminal me bazë në Durrës në fushën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ku në total u lëshuan 52 masa sigurie, teksa janë ekzekutuar vetëm 40 prej tyre.

Operacioni erdhi pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, teksa hetuesit italianë kanë marrë edhe dëshmitë e të penduarit të drejtësisë shqiptare, Nuredin Dumani.

Pjesë e dosjes së hetimore të Antimafies Italiane janë edhe dëshmitë e të penduarit të drejtësisë italiane, Domenico Milella, i cili ka zbuluar detaje për aktivitetin e trafikut të drogës të kryer nga organizata kriminale ku ai bënte pjesë, me bashkëpunimin e trafikantëve shqiptarë të drogës.

Sipas dosjes hetimore, të siguruara nga “Panorama”, Milella ka dëshmuar se klani kriminal i tij furnizohej me kokainë përmes dy kanalesh, nga Holanda dhe nga Shqipëria, të cilat përdoreshin për të zhvilluar trafikun e narkotikëve në territorin e Barit.

I penduari i drejtësisë ka zbuluar fillimisht kontakte që ka pasur më dy shqiptarë. Njëri i njohur për të me emrin “Aidi”, ishte i vendosur përkohësisht në Rotterdam, ndërsa tjetri, i njohur si “Enrico”, i cili konsiderohej si njeri i padyshimtë për autoritetet, banonte në qytetin e Barit.

Lexo edhe:

“Mund të jetë në Shqipëri”, ky është i mituri që është zhdukur në Kosovë

Arrest me burg për inspektorin e IMT Tiranë, Gerald Fuçia mohon akuzat për ryshfet

Lidhur me “Enrico”, Milella sqaroi se ai ishte i padënuar më parë dhe në atë kohë ishte i punësuar në një firmë hidraulike në Bari, me një të quajtur “Massimo”, i përfshirë gjithashtu në trafikun e drogës. Siç ka treguar ai, “Enrico” përdorte një makinë tip Renault Clio me ngjyrë të zezë dhe ishte në moshën rreth 34-36 vjeç.

Lidhur me “Aidi”-n, Milella tregoi se ai ishte më i ri se Enrico, me trup të fortë dhe i vendosur në mënyrë të përhershme në Holandë, çka bënte që të takoheshin rrallë në Bari.

“Njëri është në Bari, punon është njeri i padyshimtë. Është një djalë i mirë. Sipas meje është i padënuar. Enrico quhej, tani nuk e di nëse është emri i vërtetë. E di ku punon, punon si hidraulik në Madonnella. Po ta shihja, do ta njihja. Punon në një firmë hidraulike. Ai që është në Rotterdam është ‘Aidi’, ai që ishte këtu, Enrico, punonte në atë firm që kishte dhe një tjetër, quhej Massimo, që është ortak me ta, nga Bari. Janë lloj njerëzish që s’i dyshon njeri, ky Massimo dhe Enrico punojnë në një firmë hidraulike, janë me siguri të padënuar”, ka dëshmuar Domenico Milella.

Milella ka ofruar shumë të dhëna për mënyrat me të cilat bëhej furnizimi me kokainë nga dy shqiptarët, duke shpjeguar se udhëtimet bëheshin me rrugë tokësore. Ai tregoi se porositë për drogë bëheshin përmes celularëve të dedikuar, të “kriptuar” të markës “BlackBerry”, të cilët i ishin dhënë nga vetë shqiptarët.

Përmes këtyre pajisjeve, Domenico Milella kishte mundësinë të shihte llojin e drogës dhe të zgjidhte në bazë të cilësisë dhe çmimit, që varionte rreth 26.000 deri në 27.000 euro për kilogram.

Ai sqaroi pas bërjes së porosisë, substanca narkotike transportohej nga Holanda në Bari, përmes korrierëve që udhëtonin me makina të posaçme, ku çdo herë transportoheshin deri në 20 kg maksimumi.

“Gjëja e parë që na jepnin ishte një telefon, më parë ishte një BlackBerry, tani ishte një tjetër, si iPhone, për të mos rënë në sy të Forcave të Rendit. Ky ishte i koduar dhe unë kisha disa kode përpara se ta përdorja. Ata, përmes këtij telefoni, t’i dërgonin… një ishte në Holandë, për shembull, dhe tjetri ishte këtu. Ky që ishte këtu të thoshte: “Mbaje, ky është telefoni”, të dërgonin fotografi, çmime, logot që ishin mbi kokainë, cilësitë, dhe ti zgjidhje, bëje marrëveshjen me ta.

I kontaktoje, më saktë, i thoje: “Shiko, më duhen edhe 5 pako, mundet t’i sjellë shpejt?”, dhe ai telefononte dhe thoshte: “Po, por gjithmonë duhen llogaritur 2-3 ditë për të mbërritur. Koha ishte 2 ditë. Ata e shkarkonin vetë, sepse nuk të tregonin makinën, as personin. Shoferët ishin nga Polonia, jo shoferë nga Holanda, gjithmonë të ndryshëm. Dy, tri herë ishin nga Polonia, gjermanë, që nuk dinin as italisht, flisnin anglisht me atë shqiptarin. Gjithmonë makina të përshtatura. Maksimumi i ngarkesës ishte 20 kilogramë. Shqiptari vinte, binim dakord për paratë, ai e sillte, e hapje, e shihje dhe pastaj e paguaje”, tregon Milella.

Bashkëpunëtori i drejtësisë italiane ka zbuluar po ashtu se të njëjtët shtetas shqiptarë kishin garantuar furnizime me heroinë, duke e përshkruar cilësinë me emrin “Banana”, që vinte nga Shqipëria, për DI COSIMO Gianni, si dhe për organizatat kriminale që vepronin në provincat Brindisi dhe Lecce.

Milella zbuloi dhe vendet ku fshihej substanca narkotike, duke raportuar se ajo fshihej në një gropë të fshehtë, e vendosur në territorin e Komunës së Mola di Bari.  Transporti nga Shqipëria në Itali, siç ka treguar ai është bërë duke e fshehur drogën në karrocat e njerëzve invalidë që udhëtoni me traget.

Ndërsa përpunimi dhe përzierja e drogës bëhej në mënyrë të tillë që nga sasia e drogës së pastër nxirreshin sasi të tjera.

“Puna e tyre ishte heroina, atë e kishin në tokë, që vinte nga Shqipëria, ndërsa kokainën nuk e kishin në tokë, vetëm me porosi. Puna e tyre ishte heroina. Dhe bashkëpunonin ngushtë me Gianni DI COSIMO, që ishte në një nivel të lartë me heroinën në zonën Madonnella. Ai kurrë nuk do ma thoshte, por e dija që kishte një vend diku nga Mola, që kur bëje një porosi ai gjithmonë thoshte: “Duhen 10 minuta, maksimumi një çerek ore.” Ata kishin shumë rrugë, madje edhe njerëz, gjithmonë me traget, persona të sëmurë me karrocë invalidi, e ngjisnin poshtë karrocës. 2-3 kilogramë poshtë karrocës, 2-3 kilogramë të ngjitura në trup.

Vetëm paketime të vogla, por 3-4 kilogramë shkonin. 3-4 kilogramë këtu, 3-4 atje… sepse kokaina për ta është shumë e kushtueshme… heroina… ata pastaj e përzienin në Bari, prandaj, nga 3 kilogramë nxirrnin 12-13 kilogramë, kështu që nuk kishin nevojë të merrnin shumë, quhej “Banana”, ajo heroina shumë e fortë.

Dhe kur merrje atë cilësi, nga një kilogram mund të nxirrje 4 ose 5 kilogramë, kështu që nëse vendosnin 3 kilogramë të asaj të mirë poshtë karrocës, ata tashmë kishin një vlerë prej 15 kilogramësh, aq sa është. Nga 3 kilogramë ata i zmadhojnë në 5 dhe bëhen 15 kilogramë. Puna e tyre ishte heroina, kokainën në tokë e kishin rrallë, nuk e shisnin pa pasur porosi. E jepnin edhe në Brindisi, disa njerëzve nga Brindisi. E di që shkonin edhe në Lecce, kishin ndonjë klient nga Lecce për heroinë, dhe në Bari”, dëshmon ai.

Etiketa: Domenico MilelladrogaDurresgrupii penduariPojaspaktrafiku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mund të jetë në Shqipëri”, ky është i mituri që është zhdukur në Kosovë

19:26 : 31/08/2025
AKTUALITET

Arrest me burg për inspektorin e IMT Tiranë, Gerald Fuçia mohon akuzat për ryshfet

20:30 : 30/08/2025
AKTUALITET

Stuhia/ Përmbytet Durrësi, ujrat e zeza dalin në sipërfaqe. Kaos në qarkullim

13:02 : 30/08/2025
AKTUALITET

U shpall në kërkim, vetëdorëzohet inspektori i IMT, Klajdi Zhilla: E mësova nga mediat…

11:03 : 30/08/2025
AKTUALITET

Ndërtime rekord në vend, por institucionet “fshehin” lejet e dhëna

21:14 : 29/08/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 të tjerë/ AKUZAT

14:54 : 29/08/2025
Para

Instagram po u ofron krijuesve deri në 20 mijë dollarë për të tërhequr përdorues të rinj

TË GJITHA

Sa do rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës për pishinat, pistat për gara, fusha futbolli

08:29 : 01/09/2025

Tërmet shkatërrues në Afganistan, raportohet për qindra të vdekur

08:18 : 01/09/2025

Këmbimi valutor 1 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 01/09/2025

Shqipëria e fundit në rajon për ndihmën ekonomike, 7 mujori i 2025 në nivelin më të ulët të 6 viteve

08:01 : 01/09/2025

Shtatori nis me mot të kthjellët dhe të ngrohtë, njihuni me parashikimin

07:52 : 01/09/2025

Ndahet nga jeta regjisori Dhimitër Anagnosti/ E bija: Pas një lëngimi të gjatë, iu bind ligjit të jetës

07:35 : 01/09/2025

Horoskopi ditor, 1 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:06 : 31/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com