• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

REL: A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë?

13:23 : 21/05/2025
në BOTA

Me bojën ende të njomë mbi paketën e 17-të të sanksioneve të porsamiratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, liderët evropianë tashmë po përgatitin hapin e radhës, të cilin e përshkruajnë si “masiv”.

Por, disa analistë paralajmërojnë se, në shumë drejtime, BE-ja i ka luajtur tashmë kartat më të forta dhe nuk i kanë mbetur shumë opsione – veçanërisht në një kohë kur Uashingtoni heziton t’i bashkëngjitet, pasi po kërkon bisedime për paqe mes Kievit dhe Moskës.

“Kartat që na kanë mbetur kërkojnë, në masë të madhe, përfshirjen e Shteteve të Bashkuara”, tha Benjamin Hilgenstock, ekonomist i lartë në Institutin KSE me seli në Kiev, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë (REL).

“Konkretisht, kjo lidhet me nxjerrjen e naftës dhe gazit rus nga tregjet botërore në sasi të mëdha”, shtoi ai, duke theksuar se vende si India, Kina dhe Turqia nuk do të ndalojnë blerjen e karburanteve fosile ruse, pa trysninë e sanksioneve dytësore amerikane.

Lexo edhe:

Shqipëria e suksesshme “online”, por mbi 100 vite larg BE-së në arsim, infrastrukturë dhe qeverisje

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

Më 10 maj, liderët evropianë e paralajmëruan Rusinë për sanksione “masive” nëse ajo nuk pajtohet me një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA-ja. Ata thanë se kërkesa ishte e koordinuar me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ky paralajmërim synonte të paraqitej si një moment vendimtar, por harmonia transatlantike u prish shpejt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk u zotua për armëpushim gjatë një telefonate me Trumpin më 19 maj, por ky i fundit e përshëndeti bisedën dhe nuk dha shenja për sanksione të reja amerikane, duke thënë se vendosja e tyre mund të dëmtonte bisedimet dhe ta përkeqësonte situatën.

Për ta sqaruar: kërcënimi për sanksione “masive” nuk kishte të bënte me paketën e 17-të të BE-së, e cila u shpall më 20 maj, pasi kjo paketë kishte qenë në përgatitje prej kohe.

Një kërcënim bosh?

Tani, liderët evropianë duhet të ofrojnë diçka të madhe, pa mbështetjen e SHBA-së, përndryshe rrezikojnë të duken sikur kanë dhënë një kërcënim të zbrazët.

A do të jenë në gjendje ta bëjnë?

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, beson se po. Ai i tha Radios Evropa e Lirë se BE-ja mund të dyfishojë përpjekjet për të ndalur eksportet energjetike ruse.

“Duhet të ndalim burimin kryesor të të ardhurave për buxhetin e Rusisë dhe makinerinë e saj të luftës. Këto janë eksportet e gazit, naftës, dhe gazit të lëngshëm natyror. Duhet t’i ndalim”, tha ai.

Por në praktikë, vende si Spanja, Holanda dhe Belgjika aktualisht po importojnë më shumë gaz të lëngshëm se një vit më parë. Budrys argumentoi se në tregun global ka mjaft alternativa.

“Ka zëra që thonë, ‘janë shumë të shtrenjta dhe s’mund t’i përballojmë’. Shikoni, ne [Lituania] e kemi bërë tashmë këtë”, shtoi ai.

Por, argumentet për çmimin ilustrojnë pse BE-ja ka hezituar të ndërmarrë sanksione që e dëmtojnë edhe vetë atë – dhe kjo mund të ndodhë përsëri në të ardhmen.

Sanksionet do të jenë “masive vetëm kur të jemi të gatshëm të shkojmë përtej asaj që na rehaton”, tha Tom Keatinge, nga Instituti Mbretëror për Shërbime të Bashkuara (RUSI) në Londër, në një bisedë me REL-in.

“Me këtë nënkuptoj vetëm kur të jemi të gatshëm të pranojmë pasoja negative për ekonomitë tona”, shtoi ai.

Goditja mbi eksportet e energjisë

Hilgenstock dallon midis vendeve që përdorin gazin e lëngshëm rus për arsye ekonomike, dhe atyre si Hungaria dhe Sllovakia, që kundërshtojnë ndalimin për shkak të marrëdhënieve të ngushta politike me Moskën.

Edhe nëse kapërcehen kundërshtimet ekonomike, konsideratat politike mund të vonojnë ose komplikojnë përforcimin e sanksioneve në këtë fushë.

Liderët evropianë kanë sugjeruar se paketa e radhës do të përfshijë sektorin e energjisë – por ky është një term i gjerë. Disa kanë përmendur edhe masa financiare.

“Është mjaft e paqartë për çfarë konkretisht po flasin”, tha Hilgenstock, i cili është gjithashtu bashkëpunëtor në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë.

“Po i mbivlerësojnë kapacitetet e tyre? Mendoj se po”, shtoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një tregues se çfarë mund të vijë më 16 maj.

“Ajo do të përfshijë listimin e më shumë anijeve nga flota e errët ruse”, tha ajo, duke iu referuar anijeve pa pronësi të qartë që përdoren për të shmangur kufizimet mbi naftën dhe produktet e naftës ruse.

Paketa e 17-të e sanksioneve dhe masat britanike të shpallura të njëjtën ditë shtuan dhjetëra anije të tjera, sipas modelit të paketave të mëparshme. Shtimi i mëtejshëm i anijeve do të duket si një hap i zakonshëm, jo diçka e re apo tronditëse.

“Fjalë të mëdha, por pa veprime”

Von der Leyen përmendi gjithashtu uljen e çmimit tavan për naftën ruse – një tjetër masë ndëshkuese e zbatuar pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Por, edhe kjo kërkon pajtimin e SHBA-së për zbatim në shkallë globale.

Tre vite sanksione kanë ndikuar ndjeshëm në ekonominë ruse, por nuk e kanë ndalur agresionin e Moskës.

Megjithatë, duke shpallur masat e fundit, politikanët evropianë shfaqën vendosmëri.

Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, e quajti Putinin “nxitës lufte” dhe e nxiti të pranonte armëpushimin 30-ditor, duke shtuar se “vonesat në përpjekjet për paqe vetëm sa do të forcojnë vendosmërinë tonë për ta ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe për të përdorur sanksionet kundër makinerisë së luftës së Putinit”.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, shkroi në rrjetet sociale se “po përgatiten më shumë sanksione ndaj Rusisë”.

Keatinge paralajmëron se nëse BE-ja nuk e përmbush premtimin për sanksione me ndikim real, kjo rrezikon të minojë besueshmërinë e saj.

“Kjo i jep mjaftueshëm material [ministrit të Jashtëm rus, Sergei] Lavrov dhe të tjerëve për të thënë se ‘evropianët vetëm flasin, por nuk veprojnë'”.

Edhe Hilgenstock ndan të njëjtin shqetësim.

“Po e shohim përgjigjen – ose më saktë mungesën e saj – nga Vladimir Putini ndaj këtij ultimatumi”, thotë ai, duke iu referuar deklaratës së 10 majit për sanksione “masive”.

“Kjo e bën të qartë se çfarë mendon pala ruse”./REL

Etiketa: BERusi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria e suksesshme “online”, por mbi 100 vite larg BE-së në arsim, infrastrukturë dhe qeverisje

08:26 : 10/11/2025
BOTA

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025
BOTA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025
AKTUALITET

Protesta kundër ligjit për gjinitë e reja, Pano: Nuk është detyrim për BE-në, 21 vende nuk e kanë

19:52 : 06/11/2025
AKTUALITET

Tabaku: Shqipërisë i duhen dekada për të arritur standardet e BE-së

18:57 : 06/11/2025
Para

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Ja si përgjigjet Berisha

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

09:42 : 10/11/2025

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025

Shqipëria ëndërron Botërorin/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

09:31 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com