• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Triptik

15:35 : 20/05/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Lexo edhe:

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

Nga Ilir Kalemaj

1. Fundjava që kaloi u bë sebep i pritjes së Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që pavarësisht ngjyresës pas-elektorale që iu dha nga Rama-qeveria si legjitimim i rezultatit të deformuar zgjedhor, në fakt nuk kishte lidhje me këtë të fundit. Jo vetëm sepse data e samitit ishte caktuar të paktën 7-8 muaj në avancë. As sepse mesazhet e urimit përpara se krerët e shteteve dhe qeverive të mbërrinin në Tiranë, përbënin veçse një kortezi diplomatike dhe jo konfirmim legjitimiteti. Por edhe për shkak se forumi në fjalë ndonëse i dha një vizibilitet ndërkombëtar Shqipërisë për ato dy ditë sa zgjati ky takim si dhe forumi ekonomik evropian që e shoqëroi nuk solli ndonjë gjë të re nën diell. E para sepse vetë është konceptuar në 9 maj të 2022 nga presidenti Macron si një lloj klubi politik që në fakt nuk është as paradhomë për hyrjen në BE dhe jo më garanci për të qenë pjesë e klubit. Fakt që pjesë e tij janë dhe Armenia, Azerbaxhiani apo Moldavia e cila e ka mirëpritur këtë samit dy vjet para Shqipërisë është vet-shpjegues. Për mos të thënë që ky komunitet as nuk ka qenë parashikuar në traktatin e Bashkimit Evropian, as ka strukturë, sekretariat apo agjendë të qartë. Më tepër është një samit shëtitës që përtej vlerës simbolike nuk ofron një rrugëtim të qartë për vendet aspirante. Ndërkohë që mediat pro-qeveritare në Shqipëri përkthyen një deklaratë të thatë të Macron për mbështetje të aspiratave evropiane të Shqipërisë me një afat konkret 2-vjeçar që nuk ekziston. Në fakt kjo e fundit iu premtua Malit të Zi në vizitën e para disa ditëve përgjatë turit ballkanik nga presidenti Costa i Këshillit Evropian që nuk përcaktoi afate të tilla kohore për Shqipërinë ndonëse u pyet në mënyrë të përsëritur nga gazetarët e pranishëm. Nga ana tjetër mungoi si zakonisht transparenca dhe llogaridhënia për shpenzimin e plot 7 milionë eurosh për Giro d’Italia, rreth 5 milionë euro për samitin si dhe 10 milionë euro investim te kompania e re e Mira Muratit pas një telefonate që bëri Rama me këtë të fundit. Pra rreth 22 milionë euro para të taksapaguesve pa asnjë lloj llogaridhënie publike dhe të paparashikuara në buxhet, gjë që minimalisht nuk është serioze edhe për një republikë bananesh. Për mos të folur për shifrën e ngjashme të shpenzuar për zgjedhjet në Shqipëri apo afro trefishin e atyre që kushtuan në Kosovë zgjedhjet e shkurtit dhe ku ndryshe nga kjo e fundit nuk ofruan asnjë standard apo garanci për rezultat të pacenuar.

2. Ndërkohë presidenti amerikan Trump përfundoi suksesshëm vizitën e tij në Lindjen e Mesme. Një vizitë që përfundoi me rreth $2 triliardë u morri arabëve sauditë, të Emirateve dhe katarezë dhe të Emirateve. Këtyre të edhe një avion që më shumë ngjan si hotel në ajër dhe që ka një vlerë prej $600, duke e pranuar si dhuratë nga Katari për shtetin Amerikan. Ndërkohë vazhduan negociatat e vështira me Kinën së cilës ja ka rrezikuar gjashtë deri në nëntë milionë punëtorë për shkurtime nga puna ndërkohë që vendosën për një ulje të ndjeshme reciproke të tarifave të vendosura më parë. Por ulja e vogël nga Moody e vlerësimit të ekonomisë amerikane për shkak të peshës së borxheve, natyrisht që shqetësoi jo vetëm administratën amerikane për shkak të rritjes së deficitit buxhetor si dhe peshës së huasë që do të godiste dhe konsumatorin amerikan. Natyrisht kjo nuk la indiferente as palën kineze e cila i druhet një krize të re financiare me efekte globale duke i bërë thirrje SHBA-së të ruante stabilitetin e tregjeve financiare globale. Gjithashtu rritja e presionit mbi Rusinë duke kërcënuar me sanksione shtesë përpara një bisede 2 orëshe me Putinin, ndërkohë duke udhëzuar dhe Zelenskyn për benefitet e një paqeje të shpejtë ndryshe amerikanët mund të tërhiqeshin nga rajoni (me JD Vance që takonte ndërkohë personalisht Zelensky-n në Vatikan) dha shpresë për një armëpushim të paktën një mujor ndërkohë që shkëmbehen 1000 robër lufte nga të dy krahët pas bisedimeve në Stamboll.

3. Ndërkohë Bashkimi Evropian lëkundet mes mungesës së lidershipit të fortë, tronditjeve gjeopolitike dhe çarjes euro-atlantike dhe dëshirës për të gjetur një vizion të përbashkët për çështje të tilla si investimet në inteligjencë artificiale, mbrojtje dhe siguri të përbashkët, migracioni i paligjshëm apo sendërtimi i një dakordësie mbi presionin ndaj Rusisë apo mbështetjen ndaj Ukrainës. Ditët e fundit një marrëveshje e vështirë u arrit mes Brukselit dhe Londrës për të gjetur një zgjidhje për aksesin e tregut evropian nga britanikët, heqjen e disa kufizimeve të lëvizjes për ta por edhe që t’i bëjnë pjesë dhe përfitues të shpenzimeve për mbrojtjen e përbashkët ndërkohë që siguruan vazhdimin e të drejtave të peshkimit në ujërat britanikë deri së paku në 2028-ën. Por kryeministri laburist Starmer është nën zjarr të dyfishtë në shtëpi, politikisht dhe mediatikisht. Politikisht se në zgjedhjet pjesore të zhvilluara javën e kaluar u rendit në vend të tretë, me partinë e reformës të Farage dhe konservatorët respektivisht në vend të parë dhe të dytë. Laburistët janë kryqëzuar që i dhanë fund marrëveshjes me Ruandën pa gjetur një zgjidhje alternative për të transportuar emigrantët e paligjshëm në një vend offshore deri sa të marrin deportimin përfundimtar dhe zgjidhja që kishte ndër mend Starmer me Shqipërinë, mesa duket nuk ka funksionuar për çka dhe është kryqëzuar nga mediat britanike. Shtypi konservator e kritikoi ashpër edhe për cedimin te të drejtat e peshkimit Bashkimit Evropian duke e quajtur kapitullim pa kushte. Edhe ndër vendet e BE gjërat nuk po shkojnë fjollë me një përplasje në rritje mes Francës dhe Italisë kur mediat opozitare e kanë fshikulluar Melonin që dështoi të ishte pjesë e tavolinës së thirrur nga Macron për bisedën me Trump në Tiranë ku ndërkohë aty ishin Merz, Starmer, Tusk dhe Zelensky. Meloni beson që kjo i ndodhë sepse refuzon të dërgojë trupa paqeruajtëse italiane në Ukrainë ndërkohë që ruan marrëdhënie të shkëlqyer me Shtëpinë e Bardhë por mjaft të acaruara me Elizenë.

Etiketa: bashkimi evropianEdi Ramailir kalemajKomiteti Politik EuropianTriptikTrumpZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Me helikopter për në Vlorë/ Arlind Qori, Ramës: O mbret mesjetar, merr dhe një shërbëtor për në tualet

18:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

Dyshon për vjedhje nga Gjiknuri? Vullnet Sinaj del kundër Ramës, kërkon pamjet e numërimit në Vlorë

17:51 : 16/07/2025
AKTUALITET

Rama nxjerr pamjet e një shtese të legalizuar nga ASHK. Po Lorena a ka përgjegjësi?

17:28 : 16/07/2025
BOTA

Trump: Disa raketa Patriotë janë tashmë rrugës për në Ukrainë

17:06 : 16/07/2025
SPORT

Futbolli bën tifoz Trump-in/ Presidenti hap debat në SHBA: Nuk duhet ta quajmë më “Soccer”!

16:19 : 16/07/2025
Para

Sfida me Shqipërinë në Tiranë, Serbia publikon listën paraprake të lojtarëve

TË GJITHA

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

11:34 : 17/07/2025

Vlorë/ “Arrest me burg”, për babain e 17-vjeçares që qëlloi veten më armë

11:33 : 17/07/2025

Rama çon fadromën tek “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

11:25 : 17/07/2025

Qendra “Emerald” e Lirim Fezollarit në “5 Maj” iu vendos tra me pagesë banorëve, institucionet heshtin

11:15 : 17/07/2025

Mish Brazili me logo Kosove?/ “Zico” e Trifon Muratajt dhe “EHW”, importuesit kryesor nga “Apetit”

11:13 : 17/07/2025

Tiranë/ I riu gjendet i vdekur brenda automjetit

11:10 : 17/07/2025

Raporti në Kongresin e SHBA: Rama e Soros përdorën 270 mln dollarë të USAID për të burgosur Berishën

11:03 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com