• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Partizani”/ Pas zgjedhjeve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Sali Berishës

14:42 : 19/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit, Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “Partizani” në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi” dhe personave të tjera, të cilët janë të pandehur në këtë proces gjyqësor që ka nisur më shumë se një vit më parë.

Gjyqtarja Flojera Davidhi pasi ka dëgjuar palët, ka marrë vendimin që kjo dosje e hetuar nga SPAK të gjykohet. Avokatët e të pandehurve kanë kërkuar pavlefshmëri të vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja Davidhi. Asnjë nga të pandehurit nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ish-kryeministri Berisha ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie” për akuzat korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Seancat paraprake për dosjen “Partizani” vijojnë prej 7 muajsh. Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Lexo edhe:

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

Të pandehurit e dosjes “Partizani”:

  • Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
  • Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
  • Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”
  • Xhimi Begeja – Trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” akuzohet për “Pastrim Parash”
  • Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të “Homeplan sh.p.k” – akuzohet për “Pastrim Parash”

 

  • Avokati Gjokutaj: GJKKO mori vendimin me urdhër të Ramës

Avokati Genc Gjokutaj ka folur sot jashtë ambienteve të GJKKO, pasi u vendos se dosja “Partizani” do të kalojë për gjykim.

Gjokutaj ka theksuar se të gjitha vendimet e marra prej gjyqtares Irena Gjoka janë të pavlefshme. Më tej shtoi se GJKKO u përdor nga kryeministri Edi Rama për të dërguar çështjen në gjyq.

Avokati tha më tej se arsyeja pse nuk është kërkuar gjykim i shkurtuar, është sepse tha se mungon fakti penal dhe sipas tij kur konstatojmë akte të pavlefshme dhe të papërdorshme në gjykimin e shkurtuar.

“Sot ishte seanca e fundit, ku u bë edhe vendimmarrja që sapo thatë. Paraqitëm kërkimin për pavlefshmëri të të gjitha akteve të Gjokës gjatë hetimit paraprak. S’ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare, vendimet e marra prej saj kanë qenë të pavlefshme. Kjo gjyqtare rrëzoi kërkesat pa argumentuar.

Gjyqtarja vendosi ta kalojë për gjykim. Kjo gjyqtare ne të njëjtat kushte në rastin Dako e ka thyer për plotësim hetimi pa kërkesë të palës, ndërsa në rastin konkret e kaloi për gjykim. Kjo paligjshmëri po mban Malltezin prej 2 vitesh në arrest shtëpiak dhe Berishën. Rama përmes GJKKO e realizoi edhe këtë fazë për ta dërguar çështjen në gjyq. Ishte një citim dispozitash nenesh që mendoj se janë për studentët se çfarë do bëhet, dosja do shkojë atje, do hidhet shorti dhe vetëm nuk tha që atë ditë do bie shi ose diell. Nuk e kemi kërkuar gjykimin e shkurtuar, se mungon fakti penal, dhe e dyta në momentin kur konstaton akte të pavlefshme dhe të papërdorshme gjykimi i shkurtuar është i rrëzuar automatikisht. Kjo gjykatë, i vleftësoi ato akte dhe e dërgoi në gjyq, por neve kemi leximin tonë të ligjit, germë për germë, faqe për faqe.

Edhe kallëzim kemi bërë, këtu nuk ka çarje në radhët e tyre, se rasti është flagrant. Nga ana e gjyqtares, për çështje edhe profesionale edhe etike, duhej të ishte dhënë një version i saj, një shpjegim, ose të ndërmerrte ndonjë veprim të largohej. Është më mirë kur ikën vetë me këmbët e tua se kur të heqin. Ne po vazhdojmë, kemi edhe ne strategjinë tonë, ne po luftojmë në një terren që nuk ka sy që shikojnë dhe nuk ka veshë që dëgjojnë“, tha Gjokutaj

  • Berisha: Irena Gjoka, mashtruese ordinere, delikuente dhe e pacipë

Sali Berisha ka lëshuar sërish akuza të rënda ndaj kryetares së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Irena Gjokës, pas paraqitjes së tij tek prokurorët e SPAK në kuadër të masës “detyrim paraqitje”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti gjyqtaren “mashtruese ordinere e pacipë” dhe shtoi se ajo duhet të jetë subjekt i ligjit. Ai akuzoi Gjokën se ka mashtruar institucionet shqiptare në disa raste.

Sipas tij, në formular ajo ka deklaruar se nuk është e dënuar, megjithëse, sipas Berishës, ka të dhëna për të kundërtën.

Berisha përmendi gjithashtu një rast të vitit 2003, ku Gjoka, sipas tij, ka firmosur një prokurë tek noteri duke u paraqitur si bashkëshorte e një shtetasi, ndonëse certifikata e martesës daton tre vite më vonë.

Berisha shtoi se gjyqtarja ka mashtruar edhe në lidhje me një dëbim të supozuar nga Greqia, duke marrë prokurë për të hequr masat ndaj saj.

“Tani, kreu i Gjykatës speciale, pseudogjykatësja me pesë mbiemra, është një mashtruese ordinere dhe delinkuente, e paturp, e pacipë, subjekt i ligjit. Ndërsa deklaron në formularët e saj, që i ka dorëzuar motrës së Lubi Ballukut, se nuk ka marrë ndonjëherë dënim në ndonjë vend, siç kërkon formulari. A jeni dënuar me burgim me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga ndonjë autoritet? Jo, thotë.

A është marrë ndonjëherë masë dëbimi nga shteti i huaj? Jo, thotë Irena me 5 mbiemra. Por këtu shqiptarët duhet të mësojnë se kjo delinkuente, me datën 31.03.2013, ka firmosur tek noteri Fejzo Behaj, prokurën për vete, duke u paraqitur edhe si bashkëshortja e Stefan Gjokës. Në fakt, certifikatën e martesës e ka tre vite mbrapa. Pra, autorizon të drejtë përfaqësimi Andon Ikonomu, avokat me siguri, të paraqesë çdo lloj prove të nevojshme dhe të nënshkruajë, të marrë në dorëzim çdo akt që është i nevojshëm për heqjen e masës së dhënë.

Ne, thotë, të përfaqësuarit Stefan Gjoka, Irena Maneku, bashkëshortja e Stefan Gjokës, mashtrim me certifikatë, autorizojmë zotin Andon Ikonomu me banim në Patra, Aleksandër Ispilandi, të na përfaqësojë me pranë Ministrisë së Rendit publik në Athinë dhe çdo institucion tjetër të nevojshëm në lidhje me heqjen e masës së ndalimit të dhënë ndaj nesh në mënyrë të paligjshme.

Ky dokument vërteton se ajo është dëbuar nga shteti grek. Vërteton se ajo është dënuar nga shteti grek. Vërteton se ajo ka mashtruar shtetin shqiptar qoftë për dënimin, qoftë për dëbimin. Ajo publikisht e ka mohuar që kurrë nuk kam pasur gjëra të tilla, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa. Nuk mund të ketë mashtrim më ordiner dhe më të dënueshëm se ky. Se këtu ka një formular, të cilën sigurisht ia mbyll Lubia. Ndërkohë unë solla këtu para jush me vulë apostile dokumentin e gjykatës së Janinës se ajo është dënuar me tre muaj burg. Pra, siç e shihni, gjykata speciale kryesohet nga kriminelë specialë. Dhe që e vërteta , nuk është e vetmja”, tha Berisha sot gjatë zbatimit të masës së sigurisë.

Etiketa: Berishaspakvendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
Para

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

TË GJITHA

Jordan Daci i bindur: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
Screenshot

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com