• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur politika “çan” edhe burimin e ujit, Tragjasi i dorëzohet PS-së

Premtuan se do të bojkotonin për ujin, por banorët e Tragjasit votuan PS-në

19:24 : 17/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Që nga njohja me zbatimin e projektit të Ujësjellësit Tragjas-Himarë, një projekt që synon ndërtimin e një kolektori dhe shpërndarësi të ujit të burimeve të Izvorit drejt Himarës, banorët e Tragjasit u grumbulluan 8 herë mes tyre dhe 2 herë në diasporë për të treguar se ishin kundër.

Projekti, sipas tyre, synonte të lërë pa ujë banorët e zonës me qëllim cuarjen e ujit drejt bregdetit për qëllime të dyshimta.

Protestat e banorëve të Tragjasit vijuan intensivisht duke patur në disa raste përplasje edhe me efektivë të policisë, tensione mes tyre dhe drejtuesve vendor e deri tek komunikimi me tone të larta (siç pretendojnë banorët) me vetë kryeministrin

“Do bojkotojmë zgjedhjet”, ishte nje prej thirrjeve.

Lexo edhe:

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

Thirrja per bojkot të zgjedhjeve erdhi edhe nga tragjasiotë të cilët jetojnë jashtë territorit shqiptar, por qe u rikthyen për t’iu bashkuar protestave.

E fundit protestë e Tragjasit është ajo e 22 marsit.

Fushata

Vetëm 2 javë më vonë, nisi fushata elektorale. Aty erdhi drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi.

“Dua dy fjalë t’u them miqve tanë të Tragjasit me të cilët kemi pasur diskutime këto kohë. Ne kemi qenë 30 vjet bashkë. Asnjëherë nuk na keni tradhtuar në betejat elektorale dhe kurrë nuk ju kemi lënë në baltë. Dhe unë ju premtoj sot nga ky shesh, ne kurrë nuk do t’ju lëmë në baltë”, tha Çuçi, duke bërë thirrje për të votuar Partinë Socialiste.

Votimi

Thirrjes, banorët e Tragjasit iu përgjigjën me votë.

Në fund të votimit, nga 257 votues, 162 zgjodhën Partinë Socialiste.

Qendra 2

Banorët

Paralelisht banorët e Tragjasit kishin ngritur edhe një grup komunikimi të përbashkët përmes Whatsapp me titullin “mbro burimin”.

Pas publikimit të rezultatit, pati diskutime edhe brenda këtij grupi ku disa komentuan se vota pro do i jepte mesazh qeverisë se ata e votojnë por nuk tërhiqen.

Por pati gjithashtu reagime të cilat votën pro e quajtën tradhti të nismës së banorëve.

Diskutimet brenda banorëve të Tragjasit përfunduan me shkrirjen e grupit dhe përçarjen mes tyre.

Votat u morën, shtrohen tubat

Vetëm një ditë pas votimit, më 12 maj 2024, banorët sinjalizuan se në zonë ishin parë mjete të rënda dhe tubo të gjera.

Në një zonë të ndërmjetme mes Tragjasit dhe Dukatit, puna për shtrimin e tubave, nisi.

Reagimi

Hamza Kulteli, banor i Orikumit, aktivist dhe pjesëmarrës i protestave të Tragjasit, thotë për Faktoje.al se: “Çuditë s’gjasin shumë, qetësia (heshtja) zgjedhore plasi ditën e dytë pas zgjedhjeve. Punimet filluan buzë rrugës kombëtare në vendin e quajtur “Hani i Abazit” U harruan fjalët e thëna që ishin për fushatë…Aty në lum ku shkëputet kufiri i Dukatit me Tragjasin fillon përplasja …Unë si individ kam besim se në burim banorët nuk do e lejojnë të merret, diku tjetër ndoshta…Në vijim do të shohim sa thellë i ka rrënjët pushteti, sipas votave apo sipas fjalëve të besës së dhënë”

Të pathënat

Arben Shyti, organizator dhe drejtues i protestave të Tragjasit ka një tjetër këndvështrim mbi situatën:“…Gjatë fushatës është diskutuar për bojkot të zgjedhjeve, por nuk u ra dakord, pasi të djathtët kërkuan që të votohej për PD pasi ata u deklaruan kundër projektit, sidomos Leskaj, këtu u përçanë pasi të majtët nuk i lejuan të bëhej fushatë, kurse të djathtët bënë takime elektorale, në këto kushte u prish bojkoti dhe u votua sipas preferencave, gjë që e favorizuan edhe deklaratat e Bledi Çuçit. Por votimet kaluan dhe djemtë fisnik të Tragjasit do dinë të bashkohen për këtë problem jetik për fshatin, në fshat ka djem të shkëlqyer të djathtë dhe të majtë që punojnë në vatanin e tyre, askush nuk duhet t’i prekë. Jemi shpresë plot se do ndryshojë projekti, e kemi kaluar edhe në proçes gjyqësor. Nëse do ndodhë që do vijnë, do t’i trajtojmë edhe si tradhtarë”, tha ai./Faktoje.al

Etiketa: protestapstragjasuje

Lajme të lidhura

BOTA

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

10:48 : 07/09/2025
BOTA

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

09:26 : 07/09/2025
AKTUALITET

E fundit në rajon dhe Europë, Tirana 3 deri në 5 orë furnizim me ujë në ditë

17:04 : 06/09/2025
RAJONI

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025
AKTUALITET

Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti

09:54 : 05/09/2025
AKTUALITET

Lagjet kryesore të Tiranës “thahen” për ujë, banorët fajësojnë UKT-në

16:24 : 04/09/2025
Para

Rey Manaj përjashtohet nga skuadra e Sivasspor, trajneri: Dyshoj në përkushtimin e tij

TË GJITHA

Zjarrfikësi nga Fushë-Arrëzi: Jetojmë me rrezikun çdo ditë, por pagat s’mbajnë familjen! Shteti të vërë dorë

16:10 : 07/09/2025

Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025

16:01 : 07/09/2025

U dërgua me urgjencë në spital, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave dhe kthehet në burg

15:50 : 07/09/2025

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

15:43 : 07/09/2025

Hijet e ’90-ave, Vuçiçi dhe mosangazhimi i Perëndimit

15:36 : 07/09/2025

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

15:29 : 07/09/2025

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com