• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

15:06 : 14/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025
Screenshot

Screenshot

Harta e ngjyrosur në thuajse ¾ e saj me rozë te jep përshtypjen se rezultati i zgjedhjeve të 12 majit 2025 është një fitore plebishitare për Partinë Socialiste. Edi Rama ka siguruar një shumicë mandatesh në Kuvend që e forcon më tej pushtetin e tij deri në ndryshimin e ligjeve të cilësuara dhe duke eleminuar fuqinë kushtëzuese që opozita kishte deri dje në parlament, përballë numrit të madh të kartonave që do të kenë në duar socialistët. Por një lexim më i thelluar i shifrave të votës popullore tregon një realitet ndryshe nga entuziasmi i fitores së thellë që administrojnë socialistët ne Kuvend.

Më pak vota në 2021, më shumë mandate në 2025

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka marrë në këto zgjedhje 733.149 vota në votimin e brendshëm ose 52.16% të totalit. Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur PS mori 768.134 vota (48.67%), ka një rënie prej rreth 35 mijë votash. Pra, një pjesë e elektoratit socialist është tkurrur në shifra absolute, edhe pse në përqindje është rritur dhe ky është një efekt i drejtpërdrejtë i rënies së pjesëmarrjes në votime.

Në vitin 2021, në votime morën pjesë 1.662.274 zgjedhës, ndërsa këtë vit 1.461.258, pra 201 mijë më pak. Kjo do të thotë se përqindja e rritur mbi një bazë më të vogël votuesish nuk tregon realisht rritje të mbështetjes për socialistët, por më shumë për mungesë konkurence të fortë përballë PS-së dhe demotivim të elektoratit opozitar që ka pësuar rënie të ndjeshme nga katër vite më parë.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

Sistemi që “prodhon” më shumë deputetë me më pak vota

Ajo që bie më shumë në sy është se, ndonëse PS ka më pak vota se katër vite më parë, ka arritur të prodhuojë një numër më të madh mandatesh të deputetëve. Si ndodhi kjo?

Përgjigjja është e thjeshtë: sistemi zgjedhor shqiptar. Formula e ndarjes së mandateve (sistemi proporcional rajonal me korrektim minimal) e favorizon forcën që del e para në çdo qark, sidomos në qarqet ku ndarja e mandateve bëhet me pak vota.

Kjo bën që një votë për PS-në të “vlejë” më shumë sesa një votë për opozitarët, që edhe në këto zgjedhje ishin të fragmentuar në një koalicion të udhëhequr nga Berisha dhe me lista të ndara të partive të reja.

Këtë e provon edhe rezultati në qarqe si Fieri (97 mijë vota, 62%) dhe Elbasani (79 mijë vota, 60%), ku Belinda Balluku dhe Arbian Mazniku arritën të shtojnë secili nga 2 mandate më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021, edhe pse pritshmëritë ishin për vetëm 1 mandat më shumë.

Edhe në parashikimin e famshëm që bëri në Kuç, Rama llogariti në Fier dhe në Elbasan do të kishte respektivisht nga 1 deputet më shumë në Fier dhe Elbasan, por sistemi zgjedhor i ka ndihmuar socialistët të rrishin disproporcionalisht numrat në parlament.

Për ta bërë më të qartë, mjafton të llogaritet se për të marrë një mandat në këto zgjedhje, duke marrë si bazë votën e brendshme, duheshin rreth 10 mijë e 400 vota, ndërsa PS ka rreth 733 mijë vota në të gjithë votuesit e Shqipërisë, pra në një sistem proporcional kombëtar do të kishte vetëm 70 deputetë, ndërsa në sistemin aktual ka gati 83 deputetë.

Iluzioni i një mbështetjeje të gjerë në popull

Partia Socialiste po feston një shumicë të rëndë në parlament ku tashmë mund të kalojë lehtësisht ligjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar, por realisht nuk ka fituar shumicën dërrmuese të votës së shqiptarëve, siç mund të perceptohet nga numri i mandateve.

Rama ka mbështetjen e vetëm gjysmës së votuesve që morën pjesë në zgjedhje, ndërkohë që pjesa tjetër ose votoi kundër, ose qëndroi në shtëpi. Pa llogaritur rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje, me opozitën e dërrmuar dhe me keqpërdorimin e mediave dhe institucioneve shtetërore, duhet llogaritur se sistemi zgjedhor i ka dhënë PS një avantazh përfitimi maksimal nga çdo votë.

Kjo do të thotë se, ndërsa Rama mund të festojë një fitore “numerike” në Kuvend, mbështetja reale në terren mbetet e brishtë, dhe legjitimiteti i shumicës së re varet më shumë nga formula sesa nga një entuziazëm popullor që mezi po e pret atë që do ndodhë mandatin e katërt.

/ Dorian Kodra / Lapsi.al

Etiketa: 20212025krahasimimandatepsvotazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

13:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sara Mile kritikon Taulant Ballën dhe Maznikun: Kanë qenë të përgjumur për Elbasanin

11:09 : 08/10/2025
AKTUALITET

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

09:06 : 08/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
Para

Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com