• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha nuk njeh zgjedhjet, lajmëron protestë në të njëjtën kohë me Samitin e BE

14:01 : 13/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Sali Berisha duket se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ku Partia Demokratike humbi me rezultat të thellë, ku arriti të marrë vetëm 52 mandate, kundrejt 82 mandateve të Partisë Socialiste.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha lajmëroi se do të mbajnë një protestë të premten, paralelisht me samitin e Komunitetit Politik Europian (KPE), i cili do të mbahet në Tiranë.

Protesta është njoftuar që të nisë në orën 17:00, teksa do të mbahet në bulevardin “Zogu i Parë”. Lideri demokrat tha se tubimi do të jetë paqësor.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cënojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij.”, – tha Berisha.

Më tej, Berisha u shpreh i prerë se nuk do i njohë zgjedhjet, pasi sipas tij janë të ndikuara nga bandat kriminale. Berisha shtoi se miqtë e Eruopës që do të vijnë në Tiranë, duhet të dëgjojnë zërin e një populli që kërkon të votojë i lirë dhe që një tiran i përdor të gjitha mjetet e dhunshme për tu rrëmbyer votën

Lexo edhe:

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

“Ne nuk bëhet fjalë kurrë që të pajtohemi me këto zgjedhje. Jo, të harrojë kush. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin, për sa na takon ne si opozitë, që Shqipëria të ketë zgjedhje. Tani opozita ka detyrat që do t’i përmbushë me shumë dinjitet, me shumë vendosmëri. Protesta e datës 16 është një protestë në emër të një populli që votën ja dikton revolja pas koke, siç ka ndodhur në Peshkopi. Që votën ja dikton Poja, Suel Çela, Blendi Xhabafti, ja diktojnë bandat në të 4-anët e vendit. Miqtë që vijnë duhet të dëgjojnë zërin e një populli që kërkon të votojë i lirë dhe që një tiran, një narkodiktator, nuk i lejon ata, por i përdor të gjitha mjetet e dhunshme për tu rrëmbyer votën. Ka krijuar shtetin monstër elektoral, para jush, para gjithë botës, për të shtypur e vullnetin e qytetarëve. Ky është fillimi i një beteje e cila nuk ndalet më.

Edhe njëherë, dora dorës do të formulohet e gjithë strategjia, por zgjedhje të cilat blihen në mënyrë të tillë, nuk ka parë toka. Të çosh zarfin me 100 euro, të flasësh 2 ditë para zgjedhjeve 200 milionë euro gjoba, të japësh licenca për mbjelljen e miliona rrënjëve kanabis për votë, të aktivizosh bandat, siç është evidentuar në qytetet, që bën thirrje për konflikt dhe destabilizim, por lufta jonë është për votë. Ne nuk mund të na imponojnë kush, kurrë në këtë mënyrë. Jemi forcë politike sovrane. A ka gjë më të turpshme, shikoni kutitë si në Korenë e Veriut, 99.6% vota për PS-në nga diaspora. A mundet të pranohen këto. Për të mos u thënë se ne po dokumentojnë gjithçka.” – tha lideri demokrat.

Berisha rreshtoi më pas akuzat drejt Edi Ramës, që sipas tij ndukuan në zgjedhje, duke nisur nga bandat kriminale, tek blerja e votës apo manipulimi me zarfet e diasporës.

“Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale. Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhje, kryebanditi Blendi Xhabafti, mori vota dhjetë herë më shumë se kandidati i dytë në lista. Kuptoni vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet. Por, skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjerë, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera. Pra, në çdo aspekt këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë pluraliste. Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë prurë kaq shumë përfaqësues të tyre në parlamentin shqiptar sa në këtë parlament. Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Mund t’u them ju se në rrethin e Durrësit, bandat punonin për deputetë të veçantë. Tjetër Balla, tjetër Dyrmishi, tjetër ky, tjetër ai. Dhe jo më pak në Elbasan kjo skemë. Po kështu në Fier, Mallakastër. Pra, këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, seria killera, trafikantë, dhunues, përdhunues. Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Zarfi me 100 euro, i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga viti 2015 deri në vitin 2025, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit.

Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që u dhanë licencat për t’u mbjellë. Çdo bimë kanabis me prodhim fitimi 1 mijë euro, është përllogaritur për blerje votash në mënyrën më të pamëshirë. Punësimi, punë për votë, u aplikua masivisht në këto zgjedhje. Sistemi kriminal i patronazhistëve, i futur në strofulla ose rreth qendrës së votimit, ishte një polici terroriste, ndaj zgjedhësve shqiptarë. Dy drejtuesit më të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, zëvendës të drejtores, u morën javët e para me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të Sigurimit të Shtetit dhe e aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës duke shkelur ligj dhe çdo gjë. Ne po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral. Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh besoj, se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6 përqind. Pra, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta.

Në qoftë se nga Greqia, ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhinë e patronazhistëve në Greqi, ishte 1000-1300 zarfe, pas dërgimit të kriminel Ballës në Greqi, kanë ardhur 6 mijë zarfe, të gjitha të manipuluara. Ju besoj se po e ndiqni numërimin e votave në diasporë se si ato janë me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit. Thirrja ime është kjo për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me vetëmohim, të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar për opozitën. Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi.” – tha Berisha.

Etiketa: BerishaprotesteprtesterezultatiSali Berishasamiti i bezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

19:29 : 13/05/2025
AKTUALITET

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025
AKTUALITET

FOTOLAJM/ Skema e “trenit bullgar” në Tiranë, pamje të tjera nga KZAZ 40

18:53 : 13/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025
AKTUALITET

“Rama urdhëron të fshihet krimi”/ Berisha: Kandidatja e Suel Çelës, menderosi zgjedhjet në Elbasan

17:34 : 13/05/2025
Para

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

TË GJITHA

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

19:29 : 13/05/2025

Brazili “lan në ar” Ancelottin, zbulohet rroga dhe bonusi për fitoren e Kupës së Botës

19:23 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com