Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, teksa janë numëruar 297 qendra votimi nga 1282 në total. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste dominon me 19 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 14 mandate
Më konkretisht, rezultati i deritanishëm, PS vazhdon të jetë e para me 47.80 %, ku ka arritur të marrë 43 792 vota deri tani. E dyta renditet PD me 35.11 %, e cila ka arritur të marrë 32 165 vota deri tani.
Forcë e tretë rezulton Partia Mundësia me 4.94 % ku deri më tani rezulton me 4527, e cila ndiqet nga PSD dhe Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë ku secila me këtë tren marrin vetëm nga 1 mandat secila.
REZULTATI
Partia Socialiste – 47.80 % – 43 792 vota (19 mandate)
Partia Demokratike – 35.11 % – 32 165 vota (14 mandate)
Partia Mundësia – 4.94 % – 4 527 vota (1 mandat)
Partia Social-Demokrate – 3.59 % – 3 286 vota (1 mandat)
Nisma Shqipëria Bëhet – 3.13 % – 2 870 vota (1 mandat)
Lëvizja Bashkë – 2.79 % – 2 552 vota (1 mandat)
Koalicioni Euroatlantik – 1.61 % – 1 475 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 0.48 % – 442 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 0.27 % – 247 vota
Lëvizja Atdheu – 0.17 % – 154 vota
Partia Aleanca Demokracia e Re – 0.12 % – 108 vota