• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Liberation Day

15:37 : 09/05/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Ilir Kalemaj

Haberet vijnë aradhë në këtë kohë shtese të fushatës zgjedhore. Fillimisht pyetja e gazetarit të mirënjohur amerikan dhe korrespondentit të Shtëpisë të Bardhë, Mark Caputo për Departamentin e Shtetit në lidhje me ndonjë vizitë të mundshme të kryetarit të PD-së dhe opozitës shqiptare Sali Berishës në SHBA, ku përgjigja qe e zeza mbi të bardhë që kjo ishte tashmë e mundur dhe që “ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it.”

Mandej dy mesazhe rresht nga Ambasada Amerikane në Tiranë. E para një thënie e zv.presidentit amerikan JD Vance që ndante mendimin se besimi në demokraci që respektimi i zërit me mençurisë së qytetarëve të një vendi duke shtuar se “ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre.” Dhe postimi i fundit i ambasadës kur në ligjëratë të drejtë bëhet thirrje kundër shitblerjes së votës: “Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim.” Kambanat bien për veshë që duhet të dëgjojnë ndryshe bien në ustallarë.

Meqë e nisëm me Shtetet e Bashkuara, në shekullin e 19-të edhe ata e kanë njohur përhapjen masive të metastazave të korrupsionit politik përmes asaj që njihej si “makineri politike” (ang. machine politics). Një makineri politike ishte asokohe një organizatë partiake që rekruton anëtarët e saj duke përdorur stimuj të prekshëm – para, punë politike – dhe që karakterizohej nga një shkallë e lartë e kontrollit të lidershipit mbi aktivitetin e anëtarëve. Këto makineri politike filluan si organizata bazë për të përftuar patronazhin e nevojshëm për të fituar zgjedhjet moderne. Duke pasur një patronazh të fortë, këto “klube” ishin forca kryesore lëvizëse për të mobilizuar “votën partiake” në zonat zgjedhore. Por edhe në shtetin e Nju Jorkut kur kjo makineri, veçanërisht te radhët e demokratëve të Amerikës kishte arritur kulmin e saj, nuk i shkonte mendja njeriu ti bënte publicitet për “tërmetin” politik që pritej të shkaktonte, apo t’i lëvdonte haptazi patronazhistët si një aset i vyer politik.

Në Shqipërinë e shekullit të 21-të jo vetëm që këto struktura paramilitare politike si patronazhistët lëvdohen ditën për diell por madje dhe paguhen me taksat tona për mobilizim votuesi të majtë, por edhe për të intimiduar dhe rekrutuar votë nga kundërshtarët. Madje shefi i tyre del dhe publikisht dhe i’u kërkon votuesve kundërshtarë që minimumi mos të dalin nga shtëpitë duke i dhënë dhe mesazhe mafioze bandave kriminale për të ekzekutuar urdhrin në terren.

Lexo edhe:

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

Çfarë pritet nga Rama 4?

Makineria politike elektorale si dhe makineria e baltës që përdorte denigrimet mediatike ndaj kundërshtarëve politikë si aset kryesor, patën një jetëgjatësi jo të vogël por erdhën gradualisht duke u sfumuar pasi shumë nga punët që shpërndaheshin nga bosët lokalë, si ato në postë-komunikacion për shembull u morën përsipër nga qeveria federale. Në Shqipëri ka ndodhur bash e kundërta kur reduktimi me 61 bashki nga 65 bashki dhe 308 komuna para vitit 2016, ka sjellë rreth 40 mijë plus në administratën publike që aktualisht numëron mbi 192 mijë të punësuar. Ku kriter kryesor i punësimit është rekrutimi i sa më shumë votuesve për llogari të iks apo ypsilon kandidati të partisë-shtet se sa performanca meritokratike në administratë publike. Natyrisht kjo prodhon edhe bumerangun e vet sepse një pjesë e konsiderueshme e administratës që ndjehet e dhunuar, e frustruar psikologjikisht dhe e keqtrajtuar pret “Liberation Day” në mënyrë që të çlirohet nga perversiteti politik.

Shitblerja masive e votës duke përdorur si aleatë zonalë botën e nëndheshme, kombinuar me favoret politikë në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe përpjekjet për manipulim (për shembull në lidhje me votën e diasporës), natyrisht që janë asete të rëndësishëm elektoralë për partinë në pushtet. Sikundër janë premtimet dhe mashtrimet për të përfshirë socialistë ndër vite të zhgënjyer, opozitarë që shkojnë sipas erës së interesit që fryn apo njerëz pa aparat kritik që ‘hanë çdo gjë që fluturon’, por përsëri fakti që një pjesë e mirë nuk prononcohen nëpër sondazhe dhe çka bën që të listohet si votë e pasigurte, natyrisht për shkak të presionit, është një votë potenciale opozitare që tremb jo pak hartuesin e “Memorandumit të Kuçit”.

Nëse shumica e heshtur apo qoftë dhe vota anti-Rama që ka qenë shumicë edhe në zgjedhjet e kaluara arrin të zgjerohet, pavarësisht deformimeve të kodit zgjedhor që i jep shumicë të pastër fituesit nominal (sikundër 74 mandatet aktuale të PS-së me pak mbi 48 për qind të votave apo 3 mandatet e patericës social-demokrate me vetëm 35 mijë vota), atëherë shpresat për krijimin e qeverisë nga numri 5, bien ndjeshëm. I takon natyrisht opozitës që të mobilizojë votën e vet, por edhe frymëzojë votën e të lëkundurve, pjesës “gri” por edhe socialistëve të pakënaqur që të kryejnë një revolucion të heshtur në kutitë e votimit. Që më në fund të rikthehemi në shinat e parlamentarizmit, debateve politike, diskutimit mbi modelin e zhvillimit dhe politikat publike, çlirimin e administratës publike, rrogat dhe pensionet dinjitoze, zgjerimit të shtresës së mesme, rikthimin e profesionistëve në timon dhe kthimit të trurit në vend.

Etiketa: administratablerjeilir kalemajLiberation Daypatronazhistetshitblerjevotashzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen; Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024

08:26 : 15/09/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025
AKTUALITET

Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

11:48 : 12/09/2025
AKTUALITET

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Alimehmeti zbulon nëse do të garojë si kandidat i PD

20:59 : 11/09/2025
Para

Largim i rëndësishëm nga Teuta, sulmuesi u jep lamtumirën durrsakëve pas dy vitesh

TË GJITHA

Skema mashtruese XUEX/ Nga postera në lokale te roli i ‘Profesorit’, si u joshën qytetarët

19:58 : 15/09/2025

SHBA mesazh Kurtit: Na duhet një partner në Kosovë që nuk sjell destabilitet

19:46 : 15/09/2025

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

19:45 : 15/09/2025

Çollaku: Me paratë e drejtësisë janë bërë pallate, SPAK të nisë hetimet

19:35 : 15/09/2025

Bllokimi i 8 ton domateve nga Shqipëria në Kroaci, fermerët në Dimal drejt falimentimit: Tregu nuk na i merr

19:33 : 15/09/2025

Raporti i Prokurorisë Spanjolle: Mafia shqiptare ndër më të fuqishmet në vend, bashkëpunon me kinezët

19:21 : 15/09/2025

Trump: SHBA mund të ndërhyjë ushtarakisht në Venezuelë

19:05 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com