• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fluturim elektoral me destinacion Vlorën

Skenari i njohur i “fluturimit elektoral” u rikthye këtë prag zgjedhjesh me zbritjen e avionit të parë testues në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Por “aleanca fantastike” me Aeroportin e Mynihut, e trumbetuar që në nisje të punimeve, përfundoi përpara se aeroporti të fillonte operimin. Sot, Mynihu nuk është më pjesë e projektit dhe, siç konfirmon vetë aeroporti për Faktoje.al, kontrata nuk do të rinovohet.

14:46 : 08/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Një javë përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 një avion i linjës ‘Air Albania’ zbriti në Kukës për të inaguruar aeroportin ndërkombëtar ‘ZAYED – Flatrat e Veriut’. Katër vite më vonë, një skenar i ngjashëm u përsërit në Vlorë. Pista e aeroportit të ri ndërkombëtar u inagurua me fluturimin e parë certifikues tre ditë përpara zgjedhjeve.

‘ Vlora do të jetë një aeroport ndërkombëtar për të gjithë vitin, jo thjesht një aeroport turistik , tha kryeministri Edi Rama.

Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike, e sheh përurimin e aeroportit të Vlorës si një tjetër rast të përdorimit të projekteve publike për përfitime elektorale.

“Në Shqipëri po ndërtohet një aeroport i ri dhe natyrisht, përurimi ndodh para zgjedhjeve,” thotë ai me ironi, duke shtuar se ndonëse vetë aeroporti mund të jetë një lajm pozitiv, mënyra si po promovohet e kthen atë në një shembull tipik të spekulimit dhe keqpërdorimit elektoral.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Aeroporti i Vlorës ndodhet në fshatin Akërni, pranë lagunës piktoreske të Nartës. Puna për ndërtimin e tij nisi më 28 nëntor 2021.

“Sot jemi këtu me një aleancë fantastike për të ardhmen e aeroportit, që është aleanca me aeroportin e Mynihut, një nga fuqitë më të mëdha të transportit ajror jo vetëm në Europë, por edhe në botë”, deklaronte Rama gjatë ceremonisë inaguruese të punimeve.

Mirëpo sot Rama nuk e përmendi këtë aleancë që deri para pak muajsh e çmonte aq shumë.

Fakt

Ndryshe nga sa deklaronte kryeministri, aleanca ‘fantastike’ për të ardhmen e aeroportit me aeroportin e Mynihut, përfundoi përpara se ky aeroport të niste operimin. Në një reagim të posaçëm për Faktoje.al Munich International Airport thekson se nuk ka negociata të mëtejshme për rolin e tyre si këshillues në aeroportin e Vlorës.

Kontrata 2 vjeçare midis Munich Airport International (MAI) – një degë e Flughafen München GmbH – dhe Aeroportit të Vlorës është përmbushur plotësisht në fund të muajit prill.

“Nuk ka plane që MAI apo Flughafen München GmbH të operojnë Aeroportin e Vlorës dhe, siç u përmend më herët, kontrata aktuale e konsulencës përfundon në fund të prillit 2025”, pohoi për Faktoje.al Robert Ëilhelm, koordinator për marrëdhëniet me mediat pranë Flughafen München GmbH. 

“MAI nuk ka pasur asnjë ndikim apo fuqi vendimmarrëse në lidhje me planifikimin dhe përzgjedhjen e vendndodhjes së aeroportit të ri”, sqaron më tej Ëilhelm.

Prej fillimit, organizatat mjedisore vendase dhe ato ndërkombëtare e kundërshtuan projektin. Sipas aktivistëve mjedisorë, aeroporti rrezikon vazhdimësinë e specieve në peizazhin e mbrojtur, por edhe sigurinë e fluturimeve potenciale. Këto paralajmërime ranë në vesh të shurdhër në Shqipëri, por jo në Gjermani.

Më 23 tetor 2024, pranë Bashkisë së Mynihut u dorëzua një peticion i firmosur nga rreth 500 gjermanë, aktivistë dhe ekspertë mjedisorë, që kërkonin ndërprerjen e bashkëpunimit të Aeroportit të Mynihut me ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Shqipëri. Disa muaj më vonë, aerporti i Mynihut u tërhoq nga projekti.

Mynihu si ‘mjet’ propagandistik

Aleksandër Trajçe, drejtuesi ekzekutiv i Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), ngre shqetësimin se përfshirja e pretenduar e aeroportit të Mynihut në projektin e aeroportit të Vlorës ka shërbyer që në fillim si një mjet propagandistik, për të krijuar iluzionin e një partneriteti të fuqishëm ndërkombëtar dhe për të fshehur mungesën e transparencës si dhe ndikimin real negativ në mjedis.

“Tani që kontrata me Mynihun ka përfunduar dhe nuk po rinovohet, kjo “aleancë” nuk po përmendet më nga qeveria duke treguar qartë se nuk ka pasur asnjë qëndrueshmëri apo vullnet afatgjatë në këtë bashkëpunim dhe se gjithçka ishte stisur për të justifikuar një projekt kryekëput jo-transparent dhe shkatërrimtar për mjedisin”, argumenton ai.

Sipas Trajçes, projekti i aeroportit nuk përfaqëson një vizion të qëndrueshëm për zhvillimin e vendit, por një ndërhyrje shkatërruese që rrezikon të zhdukë një nga ekosistemet më të rëndësishme të Mesdheut – deltën e Vjosës.

“Ky nuk është një vend bosh që pret betonin,” – thekson ai – “por një thesar natyror me vlera të jashtëzakonshme që duhet mbrojtur për të ardhmen tonë të përbashkët.”

Përfundim 

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për një “aleancë fantastike për të ardhmen e aeroportit të Vlorës” me Aeroportin e Mynihut rezulton e pavërtetë. Bashkëpunimi me Munich Airport International ishte i kufizuar në një kontratë dyvjeçare konsulence, pa ndikim vendimmarrës apo përfshirje në operim, dhe përfundoi përpara se aeroporti të niste funksionimin. / Faktoje.al

Etiketa: aeroporti i vloresEdi Ramafushate elektorale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

“Shqipëria Bëhet” zhvillon mitingun përmbyllës të fushatës, ja vendi dhe ora

TË GJITHA

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom