• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal në Prrenjas/ Ndalohet për dy ditë varrosja e një gruaje egjiptiane: Nuk është autoktone!

19:59 : 07/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ngjarje e paprecedentë që ka shkaktuar tronditje dhe reagime të shumta në opinionin publik është regjistruar këtë javë në fshatin Katjel në Njësinë Administrative Rrajcë në Bashkinë e Prrenjasit.

Për dy ditë me radhë, familjarëve të një gruaje nga komuniteti egjiptian nuk iu lejua varrosja e saj në varrezat e fshatit për shkak të një vendimi të pleqësisë dhe një pjese të komunitetit që e konsideronin familjen e të ndjerës  “jo autoktone”.

News 24 raporton se e ndjera Sofie Doda, 63 vjeç, nënë e katër fëmijëve, ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë këtë fillimjavë. Por për familjen e saj, dhimbja për humbjen e njeriut të dashur u shoqërua me një dramë të rëndë sociale dhe njerëzore. Pavarësisht se familja Doda jetonte prej dhjetëra  vitesh në fshatin Katjel, pjesëtarët e pleqësisë së fshatit dhe disa banorë të tjerë refuzuan hapur që ajo të varrosej në varrezat lokale.

Sipas dëshmitarëve, refuzimi u mbështet në arsyetimin absurd se familja nuk ishte “autoktone” dhe rrjedhimisht “nuk kishte të drejtë varri në varrezat e fshatit”. Kjo sjellje e denjë vetëm për kohë të errëta, solli një reagim të menjëhershëm të familjarëve dhe të komunitetit të gjerë, por edhe përpjekje të dëshpëruara për të gjetur një zgjidhje.

Ngjarja mori përmasa edhe më dramatike, kur familjarëve nuk iu lejua të varrosnin të ndjerën as në pjesën e varrezave të njohura si “të komunitetit egjiptian”, një zonë brenda fshatit ku tradicionalisht janë varrosur pjesëtarë të këtij komuniteti.E ndodhur përballë një situate të pashembullt, familja e të ndjerës, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike, kërkoi ndihmë nga të njohur dhe sipërmarrës në qytetin e Prrenjasit.

Lexo edhe:

Vlorë/ Një grua futet në Gjykatën e Shkallës së Parë me thikë, shoqërohet nga policia

EMRI/ Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA

Ishte pikërisht një sipërmarrës i njohur nga fshati Skroskë i cili ndërhyri dhe arriti të sigurojë një vend për varrin e 63-vjeçares në varrezat publike të qytetit të Prrenjasit. Ceremonia mortore u zhvillua mesditën e së Mërkurës, larg fshatit ku Sofie Doda kishte jetuar gjithë jetën e saj.

Një precedent i rrezikshëm diskriminimi

Ngjarja ka ngjallur reagime të forta nga banorë të zonës dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët e kanë cilësuar refuzimin si një akt diskriminues, turpërues dhe të dënueshëm moralisht dhe ligjërisht.Emin Dashi, administrator i një agjencie funerale në Prrenjas prej më shumë se 35 vitesh dhe organizator i ceremonisë së varrimit, deklaroi se një situatë e tillë nuk është parë as në Shqipëri dhe as jashtë saj gjatë gjithë përvojës së tij. “Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që dikujt t’i mohohet varri në fshatin apo qytetin ku ka jetuar, vetëm pse nuk është i një ‘gjaku’ apo përkatësie ernike e vendore,” – tha ai.

Nevoja për rregullim ligjor të varrezave në fshatra

Rasti i ndodhur këtë javë në fshatin Katjel të bashkisë Prrenjas  ka nxjerrë në dukje një problem të madh që po përshkallëzohet në shumë zona rurale të vendit, mungesa e rregullimit ligjor për varrezat. Vitet e fundit është kthyer në praktikë që çdo familje të ndërtojë parcela private për varre, duke mos lënë vend për barazi qytetare dhe duke shkelur të drejtën themelore të çdo individi për një vend për prehje të fundit. Ky incident nuk është vetëm një tregues i thellë i paragjykimeve etnike dhe shoqërore që ende ekzistojnë në disa komunitete, por edhe një alarm për pushtetin vendor dhe qendror që të ndërhyjë me masa konkrete dhe ligjore.

Apel për drejtësi dhe ndërhyrje institucionale

Familjarët e të ndjerës kërkojnë që autoritetet të hetojnë rastin dhe të ndërmarrin masa ndaj atyre që penguan varrimin, duke e kthyer dhimbjen e tyre në një traumë kolektive. Ata kërkojnë gjithashtu që të përcaktohen qartë me ligj të drejtat e varrimit dhe përdorimit të varrezave publike në të gjitha zonat e vendit, për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.

Ky rast ka nxjerrë në pah jo vetëm nevojën për sensibilizim dhe edukim qytetar, por edhe domosdoshmërinë e garantimit të të drejtave themelore për çdo individ, pa dallim etnie, përkatësie sociale apo vendbanimi.

/News24

Etiketa: autoktoneegjiptianefshatigruaKatjelndalohetvarrosja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vlorë/ Një grua futet në Gjykatën e Shkallës së Parë me thikë, shoqërohet nga policia

18:12 : 25/05/2026
AKTUALITET

EMRI/ Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA

10:18 : 13/05/2026
AKTUALITET

Qytetari i parë që “urren” fshatarët!

11:05 : 26/04/2026
AKTUALITET

Ndodh në Peqin/ 4 egjiptianë vjedhin makinën e firmës së ndërtimit, shpallen në kërkim

14:15 : 20/04/2026
AKTUALITET

Flukset migratore në rënie në 2026; Egjiptianët dominojnë hyrjet në Shqipëri

14:52 : 23/03/2026
BOTA

Sulm me hanxhar në Suedi, vritet një grua, policia ekzekuton autorin

19:31 : 25/12/2025
Para

Kosovë/ Dështon për të 12 herë konstituimi i Kuvendit, partitë akuzojnë njëra-tjetrën

TË GJITHA

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom