• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dinamika/ Masakra me 4 të plagosur e 1 viktimë në Laç, si nisi sherri dhe dëshmitë në polici

13:55 : 04/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Ditën  e djeshme Laçi u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 5 persona mbetën të plagosur pas përplsjes me armë zjarri.

Nga plagët e marra 24-vjeçari Gerald Bitri ndërroi jetë në spitalin e Traumës! I riu nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën mëngjesin e sotme.

Në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës vazhdon të jetë edhe Amarildo Ndoj, 26-vjeç, ndërsa tre të plagosurit e tjerë Daniel Gjeloshi, 26-vjeç, Liridon Ismaili, 26-vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç janë jashtë rrezikut por po vazhdojnë të qëndrojnë në spital për mbikëqyrje.

Mbrëmjen e së shtunës policia njoftoi se kishte zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe kishte vënë në pranga dy autorët Klevis Ndreca, 28-vjeç, si dhe Daniel Gjeloshi, 27-vjeç, i cili mbeti dhe i plagosur gjatë përplasjes me armë.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas policisë, janë përdorur dy armë zjarri (pistoleta), një armë e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Lexo edhe:

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

DETAJE nga atentati në Laç/ 40-vjeçari me 4 mbiemra u qëllua me 7 plumba pranë pallatit

Policia tha se konflikti mes të rinjve ka nisur për motive të dobëta, për shkak të një aksidenti rrugor me dëme të vogla materiale, dhe më pas ka vijuar me përdorimin e armëve.

Si nisi sherri?

Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave.

5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje, në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.

Sapo kanë ndaluar dhe zbritur të gjithë nga makinat kanë dalë në këmbë e janë afruar. Ndreca ka nisur të qëllojë me armë. Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit.

Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante.

Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi, por nuk ka plagosur asnjë person. Arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26 vjeçarit Daniel Gjeloshi.

Çfarë tha në polici Klevis Ndreca?

I arrestuari Klevis Ndreca, 28 vjeç ka qenë i pari që ka nisur të qëlloj me armë.

Në dëshminë e tij paraprake, 28-vjeçari ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur, pasi sipas tij, i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta godasin dhe për këtë arsye i ka qëlluar.

Klevis Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, 26 vjeç, ndërsa Daniel Gjeloshi, 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj, 26 vjeç dhe Gerald Bitrin, 24 vjeç, ky i fundit ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës.

Klevis Ndreca pas ngjarjes është larguar në këmbë dhe është vetëdorëzuar në polici më pas, ku ka dorëzuar edhe armën e krimit. Ai është vetëdorëzuar pas lokalizimit nga policia ku kanë bërë kontrolle edhe me dron në zonën ku ishte fshehur.

Ky është i riu që humbi jetën

Gerald Bitri

Personi që shihni në foton e mësipërme, është 24-vjeçari Gerald Bitri, i cili humbi jetën gjatë natës në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi dje mbeti i plagosur rëndë pas një konflikti me armë zjarri në Laç.

Viktima, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga plumbat pavarësisht përkujdesjes së mjekëve.

Geri Bitri së bashku me Liridon Ismalajn, Amarildo Ndojin, Daniel Gjeloshin dhe shitësen ambulante Angjelina Gjezaj, mbetën të plagosur pas një sherri mes dy grupesh që nisi për shkaqe tërësisht banale, siç është ajo e gërvishtjes së dy makinave.

Lexo edhe: 

Përplasja me armë në Laç, gjithçka nisi për prekjen e pasqyrave të makinës! Ja kush qëlloi i pari

Etiketa: Amarildo NdojAngjelina GjezajDaniel GjeloshideshmiaKlevis NdrecalacLiridon Ismailimasakravrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

11:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

DETAJE nga atentati në Laç/ 40-vjeçari me 4 mbiemra u qëllua me 7 plumba pranë pallatit

09:57 : 10/07/2026
AKTUALITET

Atentati në Kurbin/ Viktima njihej me 4 mbiemra, policia në kërkim të autorëve

08:26 : 10/07/2026
AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri në Laç, një viktimë/ EMRI

22:49 : 09/07/2026
AKTUALITET

Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, Prokuroria kërkon ekspertizën e 4 kompjuterëve të autorit

11:49 : 29/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit, Apeli kërkon raport psikologjik për autorin dhe të plagosurin Luis Meçe

11:26 : 29/06/2026
Para

E rëndë/ 17-vjeçarja i jep fund jetës në Divjakë

TË GJITHA

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş